Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enton Abilekaj: Dështimi në Rinas ka emrin Edi Rama

Forum E premte, 9 Prill 2021 14:51
Enton Abilekaj: Dështimi në Rinas ka emrin Edi Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enton Abilekaj –
Skandali i bllokimit të hapësirës ajrore shqiptare, tregoi se nuk ka asgjë që mund ta detyrojë Edi Ramën të sillet si Kryeministër dhe kabinetin e tij të sillen si ministra. Ai dhe grupi i tij që kontrollojnë zyrat e Qeverisë prej 8 vjetësh, janë aty për axhendën personale të pushtetit dhe parasë.

Janë aty pasi kanë blerë pushtetin që të jep vota nëpërmjet Niçes dhe çunave problematike dhe, për rrjedhim, nuk kanë asnjë plan të mbajnë përgjegjësi për qeverisjen.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Hapësira ajroje, tokësore apo detare e Shqipërisë, si objekte të rëndësisë së veçantë, janë përgjegjësi e Qeverisë. Përgjegjësi politike dhe institucionale buron nga vota dhe detyrimi administrativ buron nga taksat që paguhen apo rrëmbehen çdo ditë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për bllokimin, mosfunksionimin, anullimin e fluturimeve, përgjegjësinë përpara publikut, që voton dhe paguan taksa, e ka qeveria.

Nëse ky bllokim vjen për shkak të disa kontrollorëve, ndonjë punëtori të pandërgjegjshëm, apo për shkak të një administrate të paaftë, kjo është një çështje administrative e brendshme, për të cilën pbuliku mund të marrë ose jo informacion, mund edhe të japë gjykim, por nuk mund të marrë asnjë vendim.

Publiku nuk shkarkon dot kontrollorët e Rinasit, por mund të shkarkojë Qeverinë.

Menaxhimi i skandalit të Rinasit, ishte pikërisht e kundër e funksionimit në një demokraci. Përgjegjësit, Kryeministri dhe ministrja, e banalizuan përgjegjësinë në një raport administrative, në disa punonjës të padisiplinuar, në një grup kontrollorësh, të cilët u linçuan duke iu nxjerrë të dhënat personale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Publikut në vend të ndjesës, në vend të marrjes së masave, iu servirën emra dhe paga kontrollorësh, të cilët marrëdhënien e tyre të punës e kanë vetëm me një drejtori, që as e votojmë, as e paguajmë, as e dimë kush është.

Atyre që presin vaksinën që u vonua, atyre që do ninsin të afërmit për kurim dhe atyre që mbetën me gojë hapur nga kjo humbje dinjiteti dhe financash publike iu ofruan “kontrollorët e pasur” që bëjnë teka me rroga 2 mijë euro.

Njerëz me të cilët publiku nuk ka asnjë kontratë, pozicione që publiku nuk ka as arsyen t’i dijë dhe t’i diskutojë.

Policia e Shtetit, që prej kohësh është bërë zgjatim i Rilindjes, u turr mbi fajtorët, prokuroria, që është bërë si paradhomë e Kryeministrisë, lëshoi udhërat e ndalimeve. Ata 70 vetë, që mbajnë titullin kontrollorë prej shumë vitesh, që punojnë me status të veçantë, befas u bënë shërbëtorët e Ilir Metës dhe Sali Berishës, për të rrëzuar qeverinë me bllokimin e hapësirës ajrore.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Një version i tillë sabotimi nuk i ka shkuar ndërmend akoma asnjë diktatori, sado i çmendur, asnjë regjimi, sado qesharak, asnjë junte, sado e rrezikshme.

Gënjeshtrat e tij, për shkak të mediave të kontrolluara, përhapen më shumë e se e vërteta, përrallat ngjisin më shumë se historitë e mërzitshme të realiztetit të zymtë që ka ndërtuar. Publiku hyri me qejf në historinë e kontrollorëve – fajtorë, duke gjykuar pagat, jetën dhe moralin e tyre.

Përgjegjësia e Qeverisë ndaj vendit dhe qytetarëve u harrua. Opinioni u nda në pro dhe kundër kontrollorëve që arritën deri në shkeljen e ligjit, pasi u ishte shkelur kontrata dhe dinjiteti.

Për çdo dështim të Edi Ramës ka një fajtor që nuk është votuar dhe që nuk mund të mbajë përgjegjësinë publike. Për dështimin e integrimit e kanë fajin hollandezët dhe francezët, për të vrarët e Thumanës fajtore ishte natyra, për të pastrehët e tërmetit pandemia, për keqmenaxhimin e pandemisë janë qytetarët e pakujdeshëm, për mosvaksinimin Facebook-u i Saliut, për korrupsionin e ka fajin sistemi, për sistemin e ka fajin Drejtësia, për Drejtësinë e kanë fajin prokurorët dhe gjyqtarët që nuk janë më.

Publiku duhet të merret me fajtorin e dështimeve të Edi Ramës. Për secilin dështim ai ka gati një ose më shumë fajtorë. Presim të mbarojnë fajtorët që të mbarojnë dështimet, por ata shtohen bashkë më dështimet. Të zgjedhësh Edi Ramën do të thotë që bashkë me të të kesh zgjedhur edhe fajtorët që do ta pengojnë për sukseset e ardhshme. Pas kaq shumë dështimeve dhe kaq shumë fajtorëve, e vetmja zgjidhje mbetet që lufta e Ramës me fajtorët të vazhdojë jashtë Kryeministrisë. Betejat e tij personale, sado imagjinare, nuk kanë pse të ndikojnë në jetën tonë.

Dosja.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 5 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.