Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:21 Edhe sot Rama kërkon DIALOG Edhe sot kryeministri Rama ka nxjerrë para kryeministrisë ca gurë në formë stolash dhe një tavolinë guri ku thotë DIALOG.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enver djali dhe Ed evlati, shqiptarët më bukur nuk ia fusnin dot vetes

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 06:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ku ta kapësh e ku ta zësh

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Në vendin tim e në vendi tënd
E shpojnë lakrën e i hedhin mend

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb!

D. Agolli

Edi Rama sot është figura më popullore e çmendurisë shqiptare. Eshtë udhëheqësi i revolucionit të 30 qershorit. Dhe deri sapo e adhurojnë si Enverin, e ka futur veten në një garë enveriale. Kësisoj veç këngës mirë se erdhe Enver djali, kemi dhe këngën mirë se erdhe Ed evlati. Dhe në gjithë këtë fushatë të çmendurish nuk dëgjon asgjë tjetër, por luftën e tij me armiqtë e popullit. Kjo ka domethënien se përshembull Përrenjasi, Tepelena, Memaliaj…, nuk ka nevojë për shërbime të tjera, sociale, janë plot mirëqenie, ndaj u kërkohet solidaritet në luftën e Ed evlatit me armiqtë e klasës.
Dhe ta mendosh këtë nga rrugët e Përrenjasit, ato provinca ku 75% janë në emigrim. Shkurt nga vendi ku dergjen minierat dhe dështimi i qeverive ndër vite. Po me që përmendëm Memaliajn dhe që nuk bën diferencë me Përrenjasin, një nga djemtë e asaj pak javë më parë në një studio, u mek nga gulçet. I kishin bërë një pyetje se si është sot Memaliaj? Dhe ai nuk foli, u gufos, mblodhi supet dhe i rrodhën sytë. Është si të thuash, ku ta kapësh, ku ta mbash! Ky ishte Agron Llakaj në Top Chanel emisioni Soiree, mars 2019. Mirëpo një tjetër gjiton po nga ato anë, ka kënaqësinë të ndaj me ne ca poezi erotike. Dhe mendon se Shqipërinë veç Edi Rama e bën dhe askush tjetër. Ky është Golik Jaupi, i grupit të Bënçës. Kështu mendonte edhe për Enverin dhe Tepelena e tij mori si dhuratë ca kampe të vuajtjes së dënimit, ca nga kapanone me armiq nga lufta e klasave. Kurse Bënça mori ca steka çobenësh dhe bunkerësh për armiqtë imagjinar të Enverit. Kurse me këtë ideatorin, Ed evlatin ka marrë farën e kanabisit. Por edhe teksin foljor do të na i bësh. Kështu këndoi rrapsodi, Bënçën me autostrada do të na i bësh. Dyzetë e pesë ndenji Enveri dhe ja bëri…, Tani ka ndërmend të mbajë Ed evlatin dyzetë e pesë. Zoti u dhëntë mend se, e kish mirë Dritëroi kur thoshte se në vendin tim e në vendin tënd, e shpojnë lakrën dhe i fusin mend. Eshtë një nga ato epokat më paradoksale shqiptare, ku askush nuk ka turp, dhe gjithkush përpiqet të vërë poshtë të mundurin, atë që nuk ka asgjë në dorë, veç rrugën. Megjithëse në vendet demokratike është fare e thjeshtë, që ai ka pushtetin o siguron gjithëpërfshirje, o hap krahun për pa aftësi. Në Shqipëri ndodh e kundërta, i kërkohet hapja e krahut të mundurit, kurse të paftit i përgatitet e ardhmja, deri folklorizohet. Megjithëse ai rapsodi vjen nga zona ku uji dhe energjia janë priviligj, prapë këndon. Por nuk ke se çfarë i bën, është pjesë organike e dështimit tonë social, është mendësia jonë.
Gëzojeni Ed evlatin dhe dështimin tuaj. Janë futja më e bukur që i bëni vetes. Lumturohuni dhe shkoni deri në frenezi por hiqeni nga mendja se po bëni demokraci.
Ca radhë opozitarizmit…
Rreziku i një palë zgjedhjeve moniste mund të ketë tagër për vendin, por ka edhe një emër. Tashmë nuk është e vështirë të kuptohet se midis Enver djalit dhe Ed evlatit nuk ka asnjë ndryshim. Lërini le t’i bëjnë…, forca testuese opozitare do dali nga pjesëmarrja, nga përqindjet. Një fitore idiote u shërben vetëm idotëve. Opozitarizmi ka për detyrë t’i ofroj shqiptarëve sfidat e premtuara. Ndryshim të kodit zgjedhor, president nga populli dhe kufizim mandatesh, gjithëpërfshirje në ndarjen dhe balancimin e pushtetit. Lërini këta të çmendurit në çmendurinë e tyre brilante. Protesta gati të përditshme dhe si kjo e fundit. Lërjani dhunën, vrasjet, përndjekjet, grabitjet, internimet janë kultura e tyre jo e opozitarizmit. Lërjani atyre ato metodat me përplasje popullore. Atëherë Dritëroi këto vargje ia mendte Berishës, por të jeni të bindur sot do thoshte se i kam për këtë Ed evlatin dhe Golikun e Bënçës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 8 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 24 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 25 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 29 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.