Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Epilog mbi përfundimin e Luftës së Parë Botërore

Forum E hënë, 13 Shtator 2021 17:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
(Pjesa 3)
Prof. Lisen Bashkurti
1-Rikonfigurimi politik mbas Luftës së Parë Botërore
Mbas Luftës së Parë Botërore, katër fuqi të mëdha u zhdukën: Perandoria Gjermane, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Perandoria Ruse. Shumë kombe rifituan sërish pavarësinë e humbur gjatë luftës. Të tjerë kombe shpallën pavarësinë. Katër dinasti të mëdha me klasat e tyre aristokratike ranë si pasojë e luftës: Romanovët, Hohenzolerns, Habsburgët dhe Osmanët. Belgjika dhe Serbia dolën nga lufta të dëmtuara shumë rëndë. Edhe Franca doli shumë e dëmtuar, me afro 1.4 milion ushtarë të vrarë. Ndërkohë, edhe Gjermania dhe Rusia patën dëmtime të përafërta nga lufta.
Në Balkan ndryshimi më i rëndësishëm ishte krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në 1918. Kjo monarki trepalëshe u krijua si përpjekje për të zëvëndësuar influencën e ish Monarkisë Dypalëshe Austro-Hungareze në Ballkan që kolapsoi mbas luftës dhe për të balancuar rrezikun në rritje të Italisë në këtë Rajon.
2-Roli i diplomacisë së luftës
Roli i diplomacisë gjatë Luftës së Parë Botërore ishte mjaft kontravers. Diplomacia jo ushtarake dhe propaganda e luftës vepruan interaktivisht së bashku ndërmjet kombeve me qëllim që të mbështesnin kauzat e luftës, ose të minonin mbështetjen e armiqëve të tyre.
Në pjesën më të madhe të saj diplomacia e Luftës së Parë Botërore u përqëndrua në pesë qështje themelore: së pari, në fushatat propoandistike; së dyti, në përcaktimin e dhe ripërcaktimin e qëllimeve të luftës, të cilat beheshëm përherë e më të ashpra me vazhdimin e luftës; së treti, në përpjekje të ndryshme ndryshme për kombet neutrale (Itali, Perandori Osmane, Bullgari dhe Rumani) që t’i fuste në koalicione politiko-ushtarake, duke u ofruar pjesë nga territoret e shteteve armike; së katërti, në inkurajimin e lëvizjeve të minoriteteve kombëtare brënda Fuqive Qëndrore, sidomos midis Cekëve, Polakëve dhe Arabëve; së fundi, në bërjen e shumë propozimeve për paqe nga vëndet neutrale, ose nga njëra apo tjera palë në luftë. Por, faktikisht asnjëri prej tyre nuk pati sukses të shpejtë e të dukshëm. Ato mbetën propozime në bisedime ose drafte në letër.
3-Traktati i Versajës-Midis paqes dhe luftës
Fundin e Luftës së Parë Botërore e pasoi Traktati i Versajës dhe një sërë traktate paqeje midis shteteve ndërluftuese. Traktati Versajës përcaktoi kushtet e paqes, bazuar në përcaktimin e përgjegjësive të luftës, duke ndarë fituesit nga humbësit. Fryma dominuese e Versajës ishte triumfi i Antantës, vecanërisht i Francës dhe i Britanisë dhe Aleancës Qëndrore, sidomos ndëshkimi i Gjermanisë. Midis këtyre dy palëve ndërluftuese, ShBA të udhëhequar nga Presidenti Uillson u përpoqën të kishin një qasje jo të bazuar në humbës dhe fitues, por të bazuar në konceptin ‘fitore pa të humbur’. Ndryshe nga fryma e Traktatit të Versajës, realitetet mbas luftës ishin mjaft kontradiktore. Thelbi i kontradiktës qëndronte në raportin real të forcave mbas luftës. Kështu forcat që humbën luftën, vecanërisht Gjermania, nuk dolën aq të dobësuara sa që të pranonin pa kushte termat e Traktatit të Versajës. Pra humbësit nuk ishin aq të dobët. Forcat që fituan luftën, siodomos Franca, nuk dolën aq të fuqishme sa që të impononin forcërisht zbatimin e termave të Traktatit të Versajës. Pra fituesit nuk ishin aq të fuqishëm. Ndërkohë, midis fituesve dhe humbësve, ShBA, doli nga lufta ashtu sikundër hyri, midis uillsonianëve dhe monroistëve. Uillsonianët mbështesnin vijimin aktiv të pjesëmarrjes së ShBA në punët botërore, ndërkohë monroistët kërkonin mbylljen e ShBA në punët e tyre. Pra, ShBA nuk ishin as të dobët dhe as të fuqishëm në punët botërore.
4-Lidhja e Kombeve-Një ëndërr e dështuar
Ky pozicion kontradiktor i ShBA u shpalos fare qartazi në përpjekjet për themelimin e Lidhjes së Kombeve, të parës organizatë ndërkombëtare universale. Presidenti Uillson ideoi dhe udhëhoqi procesin e krijimit të Lidhjes së Kombeve. Ai investoi gjithcka që projekti i tij idealist të ishte i suksesshëm. Por, fitoren që Uillsoni arriti në Evropë me themelimin e Lidhjes së Kombeve, e rrëzoi Kongresi Amerikan, i cili nuk e ratifikoi Traktatin e Lidhjes së Kombeve. Kështu, ShBA mbeti jashtë Lidhjes së Kombeve. Lidhja humbi ideatorin dhe iniciatorin e saj. Me ShBA jashtë tyre, Lidhja e Kombeve filloi dështimin e saj qysh në lindjen e vet.
Fuqitë e Mëdha që mbetën në Lidhjen e Kombeve, vijuan politikat e përqara, të rivaliteteve ndërkombëtare, duke e braktisur një nga një Liddhjen e Kombeve dhe duke sabotuar gradulaisht misionin idealist për të cilin ajo u krijua. Fryma anti-Versajë dominoi shumë shpejtë ringritjen e Gjermanisë në jetën politike, ekonomikedhe ushtarake. Ambiciet e Japonisë për Perandorinë e ‘një milardë njerëzve’ nxitën rebelimin e kësaj fuqie aziatike kundër Kinës. Ëndrrat e Italisë për ringjalljen e ‘Perandorisë së Diellit’ rifutën këtë fuqi mesdhetare në aventurën e saj më të madhe në historinë moderne. Kolapsi mbas Revolucionit Bolshevik dhe andrrallat e brëndshme e mbyllën në vetevete për shumë kohë Bashkimin Sovjetik, duke qëndruar lart punëve botërore.
Kështu Lidhja e Kombeve e humbi plotësisht qeverisjen e Fuqivë të Mëdha për shkak të mungesë së plotë të vullnetit të tyre politik për bashkëpunim ndërkombëtar. Nga ana tjetër, Traktati i Versajës nuk mund të definohet si paqja e Versajës, por si plasja e Versajës. Traktati Versajës ishte metaforikisht nuk ishte gjë tjetër por vetëm rruga më e shkurtër e kalimit nga njëra luftë botërore tek tjetra. Traktati i Versajës mbetet modeli më i keq i sjelljes së fuqive ndërluftuese ndaj njëra-tjetrës. Traktati i Versajës ndaloi luftën, por nuk ndërtoi paqen. Traktati i Versajës i dha krahë fituesve, por nuk uli ambicjet e humbësve. Traktati i Versajës ishte në thelb ndëshkim ekstrem i humbësve dhe përfitimi paskrupullt i fituesve. Për këtë arsye shumica e vëndeve dolën të pakënaqur nga ky traktat. Pakënaqësia rriti sërish ksenofobinë midis Fuqive të Mëdha. Bota do i rikthehej sërish Luftës së Dytë Botërore, me energji negative akoma më të mëdha se në Luftën e Parë Botërore. Historia do ripërsëritej shumë shpejt, akoma pa u larguar era e kufomave, pamjet e rrënojave dhe shkatërrimet e civilizimit botëror.
5-Traktatet e tjera në frymën e Versajës
Në shtator të vitin 1919 u firmos Traktati i Saint-German-en-Laye. Ky traktat themeloi Republikën e Austrisë dhe shtetet e tjera pasuese të Habsburgëve, si Cekosllovakia, Polonia, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Traktati atashoi Tirolin Jugor, Triesten Treentinon dhe Istrian te Italia. Në nëntor 1920 I firmos Traktati I Trianonit. Në bazë të tij Transilvania hungarëze I kaloi Rumanisë. Sllovakia dhe transkarpatet Ruse I kaluan Cekosllovakisë.
Një pjesë tjetër e Hungarisë, Vojvodina i kaloi Mbretërisë Jugosllave. Në gusht të 1920 Perandoria Osmane firmosi Traktatin e Sevrës. Por fare pak kohë mbas luftës u themelua Shteti Turk, që do të firmoste në 1923 Traktatin e Lozanës, i cili fektivisht do ndante ish territoret e Perandorisë Osmane.
Gjatë këtij procesi ridefinimesh hartash politke të Fuqive të Mëdha dhe të shtetev të krijuara rishtaz, Shteti Shqiptar dhe tërësia territoriale e tij u kërcënua sërish. Madje edhe harta e cënuar rëndë e definuar në Traktatin e Londrës 1913, nisi të ngushtohej nga amiciet ne rritje të shteteve fqinj. Në kohën tonë është vështirë dhe ndoshta e pamunddur të imagjinohet sesi do ishte harta politike e Shqipërisë pa ndërhyrjen energjike dhe të vendosur të Presidentit të ShBA, Uillson që ndaloi ambiciet territorial të fqinjëve të Shqipërise dhe e pranoi Shtetin Shqiptar në Lidhjen e Kombeve të fund të vitit 1919.
Traktati Versajës dhe traktatet e tjera pasuese të mbas luftës thuajse nuk kënaqën askënd. Mbi këto ndjenja pakënaqësie qëë dominuan graduslisht politkat e pas luftës, shumë shpejt do ringrihej një valë e re revanshi e rivaliteti e mbushur plot frikë, urrjetje dhe armiqësi të paparë. Në këtë klimë të helmatosur ndodhi edhe kriza e depresionit të madh në periudhën midis dy luftrave, 1929-1930. Kriza e rëndë e depresionit ekonomik provokoi përfundimisht përgatitjet për luftë të re.
Dy luftrat botërore ishin dy anë të një medalje. Mësimi më i madh që rrjedh prej kësaj historie lidhet me rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në vënd të rivalitetit, të multilateralizmit në punët botërore në vënd të unilateralizmit, të ndërtimit të një seti me parime e norma juridike ndërkombëtare në vënd të dominimit të interesave gjeopolitike, të zhvillimit të diplomacisë së paqes në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen paqësore të krizave në vënd të diplomacisë së luftës, të respektimin e vlerave demokratike ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në vënd të regjimeve diktatoriale luftëdashëse, të zhvillimit ekonomik e social të baalancuar në vënd të diskriminimit e polarizimit ekonomik botëror.
Këto ditë njerëzimi kujtoi 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, por dhe ripërsëritjen e saj së Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se jehona e tragjedive që shkaktuan këto luftra kanë vlerë mësimet që na kanë lënë pas. Evropa e mbas dy luftrave botërore u shndërrua në Kontinentin paqes botërore, të demokracisë liberale dhe të zhvillimit ekonomik e social. Projekti i Bashkimit Evropian është në thelb projekti i paqes. Si i tillë ky projekt është tejet i suksesshëm.
Mbas shekujsh plot luftra të pafund, Evropa po përjeton tetë dekada paqeje, demokracie e prosperiteti. Këto arritje nuk mund t’i errësojnë erërat euroskeptike në formën e nacionalizmave dhe populizmave të kohës. Këto re të zëza që vërtitëen mbi Europë ngjajnë me fantazmat e komunizmit e të nazizmit. Por popujt dhe politikat e Evropës kanë memorie të fortë. Këto memorie kujtojnë gabimet historike me qëllimin që historia të mos përsërisë vetën e saj në faqet e errëta, por të mbrojë dhe të zhvilloje faqet më të ndritura të saj.

Pjesa I – 100 vjet mbas Luftës së Parë Botërore- Mësime për të mos u harruar

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 20 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Pjesa II- Ballkani “Fuçi Baroti” i Evropës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.