Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erion lëre Albinin, shqiptarët duan vaksinën!

Forum E mërkurë, 16 Dhjetor 2020 21:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ilir Levonja –

Zevëndëskryeministri i Shqipërisë ka bërë publike një ankesë karshi liderit të Vetvendosjes Albin Kurti. Kjo për faktin se ky i fundit dënoi po publikisht dhunën policore në protestetat e revolucionit të adoleshentëve. Megjithëse e ”fituan” betejën e radhës, prapë pasojat janë aty. Do dali dikush të qahet, dikush duke ofenduar, dikush duke përbuzur, dikush duke çmendur shqiptarët me alergjinë karshi shashkave apo zjarrit të adoleshentëve. Kërcejnë përpjetë sikur janë prej celefoni, megjithëse janë mbrujtur prej atij burimi, prej asaj udhe, duke djegur e shkatërruar sa kanë dashur. Një herë del ai i bashkisë, një herë ndonjë topgop modele nate, ndonjë show girl fushatash aq sa është naive të mendosh se shqiptarët kanë qeveri për punët e tyre. Sot doli Erioni i Kryeministrisë dhe iu drejtua publikisht Albinit. Jo ti kështu e ashtu. Jo po ti nuk e di se kush i organizon këta. Po a ke punë për të bërë o zëvendëskryeministër? Lëre Albinin o njeri, siguroju shqiptarëve vaksinën kundër covidit. Nxito dhe kaq. Adoleshentëve ua gjete anën. Ashtu si edhe studentëve vitin që shkoi. Siguroju shqiptarëve vaksinën pa të tjerat i dinë vet ata. Se po t’i futemi arave Albini është ajo soj race politikani i formuar në protestë. Megjithëse i majtë nuk ka universitet Zërin e popullit, por burgjet e Millosheviçit. Eshtë një protestues i lindur. Ndofta nuk të kujtohen demonstratat e tetorit 1997-të, e studentëve në Prishtinë. Ishin të Albinit. U dënua me 15 vjet burg, nga regjimi i Serbisë. Atëherë bota u indinjua me Millosheviçin, pati plot nota proteste. Pra në raport me kohën, Albini student digjej për Kosovën dhe çështjen shqiptare, kurse kasta jote digjnit Shqipërinë. Një klasë politike e përgjegjshme nuk do t’ia lejonte kurrë vetes një 97-të si ajo e Shqipërisë. Ishit investitorë tek firmat piramidale, nga ana tjetër dogjët vendin për shkak të tyre. Atëhere djegia ishte standart, hapja e depove të armëve po ashtu. Kurse sot djegia e një peme butaforike është vandalizëm rrugeçërish. Qe koha kur nga Shkumbini e poshtë shqiptari përndiqej nga shqiptari kurse në Prishtinën e gjakosur, shqiptari ndiqej e burgosej nga i huaji. Qe koha më e mbrapshtë, një 1913-të tjetër. Një 1944 tjetër, gati ta zvogëlonte akoma edhe më Shqipërinë shtetërore. Një formë amorfe mes Tiranës dhe Durrësit. Megjithatë kur ua do mideja flisni me tonin e heroit kombëtar. I pordhalisesh Albinit se beson tek drejtësia, ndërkohë ata për të cilët qaravitesh se të kanë djegur Shqipërinë, të kanë vrarë, vetëm publikisht i akuzon. Në pushtet nuk është Albini, por ti. Në raport me kohën, Albini shiti shtëpinë për të paguar programin e tij politik. Kurse ti dhe kasta jote nga një apartament parafabrikat nga koha e kontributit me orë pune, jeni sot të gjithë vilaxhinj. Nuk u lodhët duke sharë njëri-tjetrin, megjithëse jeni kopja e përkryer e shoqishoqit. Albini erdhi me votë në krye të qeverisë dhe iku me votën e dorës përpjetë. Pa u ankuar, pa u shkumosur foltoreve. U rrëzua për tu ngritur. Kurse ju vini me votë të vjedhur dhe largoheni duke djegur Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe arsyeja është e thjeshtë, ti dhe kasta jote doni karriken. Kurse Albini, Kosovën. Madje më shumë se kaq, Shqipërinë në rrafshin e saj natyral.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.