Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Europës nuk i nevojitet solidaritet

Forum E mërkurë, 22 Prill 2020 17:20
Europës nuk i nevojitet solidaritet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërkohë që përhapja e virusit në Europë përkeqësohej, nëntë kokat e qeverive të eurozonës kërkuan lëshimin e “koronabonove” për të ndihmuar në përhapjen më të barabartë në të gjithë Europën të borxhit shtesë që qeveritë do të duhet të marrin teksa përpiqen të zëvendësojnë zhdukjen e të ardhurave private. Por ndërkohë që ideja është e mirë, ajo u hodh poshtë nga justifikimi që dhanë propozuesit e saj.

Nga Yanis Varoufakis

Edhe nëse Britania dhe Amerika nuk do të ishin dy vende të ndarë nga e njëjta gjuhë, siç tha dikur George Bernard Shaw, Europa bashkëkohore është padyshim e ndarë nga një fjalë që synonte të përfaqësonte gurin themelor të Bashkimit Europian: solidariteti.

Një demon dashakeq që kërkon të maksimizojë përçarjen europiane nuk mund ta kishte kalibruar më mirë mënyrën  në të cilën COVID-19 goditi Europën. Italia, ende ekonomia e prekur më rëndë një dekadë pas krizës së euros – me potencialin më të ulët të rritjes, borxhin më të madh publik, hapësirën më të vogël fiskale dhe politikën më të brishtë – ka pësuar një numër të lartë viktimash nga pandemia. Implikimi ekonomik i shkaktuar nga pandemia do të shtojë edhe më tej vuajtjet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po kështu, edhe Spanja u bë një epiqendër e koronavirusit. Ndërsa për Greqinë, edhe pse numri i të vdekurve, për fat të mirë, ka qenë i ulët, ulja e të ardhurave nga turizmi, nga i cili varet ekonomia e këtij vendi, vjen pas një krize dhjetëvjeçare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, vendet me financat më të larta kanë vuajtur më pak nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik.

Ndërkohë që përhapja e virusit në Europë përkeqësohej, nëntë kokat e qeverive të eurozonës kërkuan lëshimin e “koronabonove” për të ndihmuar në përhapjen më të barabartë në të gjithë Europën të borxhit shtesë që qeveritë do të duhet të marrin teksa përpiqen të zëvendësojnë zhdukjen e të ardhurave private. Duke pasur parasysh se, ndryshe nga Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, Europës i mungon një bankë qendrore e aftë të financojë qeveritë e goditura drejtpërdrejt, Eurobonot do të siguronin që barra e borxhit të ri të mos bjerë mbi supet e atyre që janë më pak në gjendje ta mbajnë atë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ideja për bono të tilla nuk është as e re dhe as e ndërlikuar. Ajo që është e re është se, gjatë kësaj pandemie, thirrja për Eurobono u shpreh si një lloj solidariteti me vendet jugore më të prekura nga pandemia.

Siç e parashikuan disa prej nesh para takimeve të ministrave të financave të eurozonës, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Në mënyrë të parashikueshme, ideja e “koronabonove” dështoi në mbledhjen e Eurogrupit më 9 prill, duke e shtyrë idenë e eurobonoveve për vitet e ardhshme ose ndoshta edhe përgjithmonë.

Rezultati nuk është i vështirë për t’u shpjeguar. Nëntë krerët e qeverive ishin të sigurt se portretizimi i tyre i bonove si mishërim financiar i solidaritetit europian do të fitonte. Ky ishte një bast i keq.

Shumë është bërë për rezistencën e ashpër ndaj Eurobonove nga Wopke Hoekstra, ministri holandez i financave, i cili në takim vuri veton ndaj çdo ideje që përfshin një modul borxhi të përbashkët europian. Shumë komentues në perëndim të Rinit dhe në jug të Alpeve e kanë përshkruar ministrin Hoekstra si një jugor pa zemër për të cilin solidariteti nuk ka kuptim. Ndarja gjeografike dhe emocionale e Europës nuk ka qenë kurrë kaq e theksuar sa sot.

Për fat të keq, Hoekstra ka të drejtë. Solidariteti është një justifikim i dobët për Eurobonot apo ndonjë formë tjetër borxhi. Kur takoj individë ose komunitete që vuajnë, mund të ndihem i detyruar të jap para, të ofroj strehim ose të sigurojë një hua të madhe, me datë të pacaktuar, kur asnjë bankë nuk dëshiron të ndihmojë. Ky është solidaritet. Por solidariteti nuk më detyron dhe nuk mund të më detyrojë të hyj në borxhe me ta.

Duke bërë thirrje për solidaritet për të mbështetur thirrjen e tyre për Eurobono, nëntë kokat e qeverive e humbën argumentin e tyre që para se ai të fillonte. Jack nuk ka të drejtë të kërkojë që Jill, për solidaritet, të pranojë të marrë një kredi bashkë me të. Edhe Jack nuk do të mendojë se është e padrejtë që Jill ka çdo të drejtë të vërë veton ndaj propozimit të tij.

Dhe kështu Eurogrupi e varrosi idenë e Eurobonove. Në vend të kësaj, vendeve të goditura iu ofruan 27.7 miliardë euro (30.1 miliardë dollarë, ose 0.22% e të ardhurave të eurozonës) në ndihmë të drejtpërdrejtë dhe kredi me vlerë disa qindra miliardë euro.

Kritikët e qeverive “të kursyera” të veriut të BE-së tregojnë disa pabarazi të habitshme. Stimulimi fiskal i qeverisë gjermane është 6.9% e PBB-së, madje më e lartë se ai i SHBA-së (5.5% e PBB-së). Ndryshe nga kjo, qeveria italiane dhe ajo spanjolle, duke u përballur me sistemet shëndetësore dhe ekonomitë që janë prekur tmerrësisht shumë, mund të përballonin përkatësisht stimuj fiskal vetëm 0.9% dhe 1.1% të PBB-së. A nuk është kjo një dëshmi e zhdukjes së solidaritetit?

Ndoshta është kështu. Por supozoni për një moment që, Gjermania do të ndante stimulin e saj me vendet e jugut të cilëve u mungon hapësira e saj fiskale. Përfitimi makroekonomik do të ishte i papërfillshëm, sepse paratë gjermane do të përhapeshin shumë pak në pjesën tjetër të eurozonës. Me pak fjalë, solidariteti nuk është vetëm një argument i dobët për Eurobonot. Ai është gjithashtu një politikë makroekonomike e parëndësishme. Për më keq, thirrjet për më shumë solidaritet kanë gjasa të jenë vetë-shkatërruese deri në atë masë sa ta ndajnë akoma më tej Europën dhe të shkatërrojnë atë që nënkupton solidariteti aty.

Shumë kohë para se të shfaqej COVID-19, europianët e veriut druheshin se jugorët borxhlinj kërkonin justifikime për të shtrirë duart e tyre nga kursimet e jugorëve. Mbajtja e leksioneve mbi kuptimin e solidaritetit e përforcon këtë dyshim. Prandaj, unifikimi i Europës dhe parandalimi i shpërbërjes së saj do të kërkojë braktisjen e fjalimeve mbi solidaritetin dhe në vend të kësaj t’i bëhet thirrje arsyetimit.

Kursimtarët holandezë dhe gjermanë duhet ta pranojnë se kursimet e tyre do të ishin shumë më të ulëta nëse italianët, grekët dhe spanjollët borxhlinj nuk do ta kishin ndarë euron me ta. Në fund të fundit, janë deficitet jugore që e mbajnë kursin e këmbimit të euros mjaftueshëm të ulët që Gjermania dhe Holanda të ruajnë eksportet e tyre neto. Eurobonot këtu nuk kanë asnjë lloj lidhje me solidaritetin. Duke e zhvendosur borxhin nga vendet e deficitit në një Union të fortë dhe, në këtë proces, duke zvogëluar borxhin e përgjithshëm të eurozonës (falë niveleve më të ulëta të interesit afatgjatë), Eurobonot do ta mbanin një vend si Italia në euro – duke parandaluar në këtë mënyrë zhdukjen e kursimeve gjermane dhe holandeze,

Adam Smith e tha shumë mirë këtë në vitin 1776: “Darkën tonë nuk e presim nga dashamirësia e kasapit, atij që prodhon birrë apo bukëpjekësit, por nga vëmendja që ata i kushtojnë interesit të tyre personal”. Në mënyrë të ngjashme, sot eurobonot dhe një ndryshim i rregullave qesharake të eurozonës nuk do të vijnë kurrë duke pritur “dashamirësi” nga ata që kanë me tepri. Mënyra e duhur për të shmangur vetot veriore është duke i bërë thirrje asaj që Smith do ta quante “vetë-dashuri” e tyre, ndërsa sqaron se veto do të vendoset edhe ndaj politikave vetë-dëmtuese të veriut.

Project Syndicate-Birn

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 29 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 30 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 30 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.