Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fundi i marrëdhënies SHBA-Kinë

Forum E martë, 28 Prill 2020 20:18
Fundi i marrëdhënies SHBA-Kinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga një luftë tregtare e panevojshme në një luftë gjithnjë e më të dëshpëruar e shkaktuar nga përhapja e kornavirusit, dy vendet e zemëruara kanë ngecur në një lojë pa rrugëdalje shkëmbimi akuzash  Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet të mendojnë për pasojat ekonomike dhe gjeopolitike të një prishje të plotë të marrëdhënies mes tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Stephen S. Roach

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 9 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 10 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 15 orësh

Nuk kishte pse të përfundonte në këtë mënyrë, por kjo tashmë po ndodh. Pas 48 vjet progresi të mundimshëm, një prishje e madhe e marrëdhënieve SHBA-Kinë po afron. Ky është një rezultat tragjik për të dy palët dhe për botën. Nga një luftë tregtare e panevojshme në një luftë gjithnjë e më të dëshpëruar për shkak të koronavisurit, të dy vendet kanë ngecur në një lojë shkëmbimi faji nga e cila nuk dalin dot lehtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Publiku amerikan është lodhur me Kinën. Sipas një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore Peë, 66% e qytetarëve amerikanë e shohin Kinën tani në një dritë jo të favorshme – gjashtë pikë më keq sesa verën e kaluar dhe leximi më i lartë negativ qëkur Peë e prezantoi këtë pyetje rreth 15 vjet më parë.

Një publik po aq nacionalist kinez është gjithashtu i zemëruar me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk ndodh vetëm sepse presidenti Donald Trump këmbënguli ta etiketonte pandeminë globale si “virusi kinez”. Kjo është gjithashtu për shkak se fjalët u shndërruan në akuza që e lidhin shpërthimin e COVID-19 me aktivitetet e dyshimta në Laboratorin Kombëtar të Biosigurisë në Wuhan.

Ashtu si shumica e fëmijëve mësohen se dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, shkëmbimi i akuzave nuk e justifikon ndërprerjen e marrëdhënies bilaterale më të rëndësishme në botë. Por koha për logjikë ka mbaruar. Përkundrazi, tani duhet të mendojmë për pasojat e ashpra të kësaj prishjeje.

Të dy ekonomitë, të ndërthurura në një varësi të thellë, do të dëmtohen. Kina do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj, në një kohë kur eksportet ende përbëjnë 20% të PBB-së së saj. Ajo gjithashtu do të humbasë qasjen në komponentët e teknologjisë amerikane të nevojshëm për të çuar përpara inovacionin indigjen. Dhe humbja e një monedhe rezervë siç është dollari amerikan mund të çojë në paqëndrueshmëri më të madhe financiare.

Por pasojat do të jenë po aq problematike edhe për SHBA-në, e cila do të humbasë një burim kryesor të mallrave me kosto të ulët tek të cilat konsumatorët me të ardhura të kufizuara janë mbështetur prej kohësh për të përmbushur nevojat e tyre. Ekonomia amerikane do të humbasë gjithashtu një burim kryesor të kërkesës së jashtme, sepse Kina është bërë tregu i tretë më i madh dhe më i shpejtë për eksportet e Amerikës. Dhe SHBA-ja do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj për letrat me vlerë të Thesarit.

Kjo prishje marrëdhëniesh nuk është ndonjë habi e madh. Ashtu si në rastin e marrëdhënieve ndërpersonale, varësia e madhe gjeopolitike mund të çojë në konflikt, sidomos nëse njëri partner fillon të dalë më vete. Dhe dekada që Kina kaloi duke ekuilibruar gjërat e saj e çoi atë në një rrugë tjetër shumë ndryshe.

Kjo rezultoi të ishte një zhvillim gjithnjë e më i pakëndshëm për një SHBA të varur nga Kina. E lënë pas, Amerika u ndje e turpëruar dhe ky turp çoi në fillim në fajësim dhe tani në një konflikt të hapur.

Pasojat e prishjes së marrëdhënies SHBA-Kinë shkojnë shumë përtej ekonomisë. Mund të jetë gati një ndryshim vendimtar në ekuilibrin e fuqisë globale, duke sjellë një luftë të re të ftohtë. Nën administratën “Amerika e para” të Donald Trump, SHBA-ja po vepron duke grumbulluar aleatët e saj dikur besnikë, duke tërhequr mbështetjen për institucionet kryesore multilaterale (përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë dhe, në mes të një pandemie, Organizatës Botërore të Shëndetësisë), dhe duke përqafuar proteksionizmin tregtar. Ndërkohë, Kina po e mbush boshllëkun, pjesërisht përmes Nismës së saj një Rrip një Rrugë, Bankës Aziatike të Investimeve të Infrastrukturës dhe dërgesave me avionë të produkteve mbrojtëse për vendet e prekura nga pandemia në Europë dhe gjetkë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tërhiqen.

Edhe pse këto ndryshime të mëdha do ta ënë keq shumicën e amerikanëve, Shtetet e Bashkuara po tregojnë indiferencë. “Amerika e para” ka sjellë një luftë të gjerë globalizimi (tani e përforcuar nga shqetësimet për cenueshmërinë e zinxhirit të furnizimit). Shumë amerikanë janë të zemëruar për marrëveshjet dhe praktikat e pretenduara të padrejta tregtare, të indinjuar nga fondet në dukje disproporcionale të SHBA-së për institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, dhe dyshojnë se ombrella e sigurisë amerikane në Europë, Azi, dhe gjetkë inkurajon përfituesit dhe të tjerë që të mos paguajnë pjesën që u takon me të drejtë.

Paradoksalisht, kjo kthesë e brendshme vjen pikërisht në momentin kur kursimi i brendshëm tashmë në depresion i Amerikës ka të ngjarë të vihet nën një presion të madh nga një shpërthim i deficiteve qeveritare të lidhura me pandeminë. Kjo nënkupton jo vetëm thellimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe tregtisë, por gjithashtu paraqet një sfidë të madhe për rritjen ekonomike afatgjatë.

Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së së Amerikës, i cili arriti në 79% në 2019, tani me siguri do të shkojë shumë më lart se 106% që ishte rekordi i regjistruar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Me normat e interesit në zero, askush nuk duket i bëhet vonë. Por ky është problemi: normat e interesit nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në zero dhe rritja ekonomike në një SHBA me shumë borxhe do të venitet me një rritje të vogël të kostove të huamarrjes.

A mund të shpëtohet marrëdhënia e prishur SHBA-Kinë? Si për ironi, COVID-19 e ofron një mundësi. Liderët e të dy vendeve do të duhet t’i japin fund shkëmbimit të akuzave dhe të fillojnë të rivendosin besimin. Për ta bërë këtë, ata do të duhet të lënë pas krahëve atë që ndodhi me të vërtetë në ditët e para të pandemisë – në dhjetor për Kinën dhe janar dhe shkurt për SHBA-në.

Kjo nuk është kohë për krenari të rreme apo përplasje nacionaliste. Liderët e vërtetë shpesh lindin, ose zbuloen, në momentet më të errëta të historisë. A është vërtet tepër vonë që Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping të kuptojnë se çfarë është rrezikohet dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi?

 Project Syndicate

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.