Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fushata më e ndyrë e këtyre 30 viteve

Forum E mërkurë, 21 Prill 2021 14:19
Fushata më e ndyrë e këtyre 30 viteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –

Nga 30 vite pluralizëm kjo është fushata më e ndyrë, më e ulët, më poshtëruesja që ka vrarë që në krye garën reale. Në televizionet shqiptare të shkatërrohen nervat kur shikon 3 fytyra, Edin, Lulin dhe Erionin. Edi i madh, një gogol klasik që do e përgjigjet si i do bytha, madje nuk e ka për gjë të ngrihet e të lëri studion pas pyetjesh të tilla se si është e mundur që një kapele polici kushton 328 euro? Me se është bërë more vëlla? Me çfarë materiali kaq të kushtueshëm etj. Edi, i cili përfundimisht e ka fituar betejen, ua ka mbushur mëndjen top shqiptarëve, se armiku i tyre dhe e keqja e vendit, nuk është ai, por Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sikur edhe 8 vite të tjera të qeverisi, që mos o Zot, prapë ata janë fajtorët. Në mos ata, do shpiki dy, ndofta nga këta që promëvon tani.. Luli, jashtë mode që flet vetëm për qeverisje me marrëveshje publike. Me drithije të një aleance të urryer por edhe të mundshme midis tij dhe Ramës. Dhe në fund më i neveritshmi lali Eri që u kujton shqiptarëve makinat luksoze të opozitës, por që nuk denjon t’i përgjigjet një gazetari mbi vjedhjen e të dhënave etj. Madje u çon truprojat t’a hedhin tutje sikur të jetë një send i padobishëm. Për t’i vënë vulën ndyrësisë, mjafton të shikoni atë shiritin sipër ekranit ku shkruhet pamjet e servirura nga PS apo PD-ja. Unë e kam pohuar vazhdimisht se partitë e vogla janë një egzagjerim i realitetit shqiptar, por derisa i ke pranuar dhe ke shpallur një garë, koha televizive duhet të ishte e shpërndarë njësoj. Në kutpimin që duhej të kishte vend edhe për spotet e tyre, për fushatën e tyre, për projektet, programet. Dhe se e vetmja e rrugë e eleminimit, duhej ishte vota përmes një formule, përshembull me kalimin e një pragu elektoral. Por kjo nuk ndodh!. Në televizionet e shqiptarëve serviren pamjet e ofruara nga vetëm 3 pole, të dhunshme, plot fyerje e përbuzje aq sa kurrë mos prisni nga tetëmbëdhjetëvjeçarët një politikë ekuivalente perëndimore. Por do kemi një vazhdimësi të stanjacionit, të sharjeve dhe konflikteve të njëpasnjëshme në shtabet elektorale. Dhe ta dini, kaq poshtë Shqipërinë nuk e ka rrëzuar vetëm Edi Rama, por edhe shoqëria e saj. Një pjesëmarrje e dëshiruar për ndryshim do sillte një pranverë tjetër me domosdo, sado të përpiqeshin ta ndalonin, pranvera do vinte. Por shoqëria është bërë palë e mykur e postulateve ç’më duhet mua? Pse për atë do të votoj unë? Ai është më i keq se ky? Ndaj dhe kjo fushatë mbanë erë të ndotur, ka prodhuar edhe një pol politik mallinj, ai i opozitarizmit karshi opozitës. Sado të kalojnë vitet në pushtet të iks grafomani, sytë janë tek lideri i opozitës, ose tek ai që ka çelsat e kashtës. Nga ana tjetër edhe shtypi a media, kanë zëvendësuar misionin me honoraret, pranojnë çdo kasetë, thonë çfarë duan ata, duke qënë vet një kufomë. Gogoli bërtet që e gjeti vendin në borxhe, megjithëse vet e ka dyfishuar atë (borxhin). Bërtet se nuk merret me tenderat e kapeleve të policivë, është kryeministër, nuk do t’ia di se një kapele ka kushtuar 328 euro. Madje publikisht heq mikrofonin, ngrihet e ikën duke i dhënë dritë kostatimit mbi kufomërinë e shtypit. Kur them se nuk e ka vrarë demokracinë tek ne vetëm Edi Rama, por edhe shoqëria, kam parasysh edhe një komision të lodhur aparatçikësh pandemie që bash disa ditë para hedhjes së votës, lëshojnë urdhëresa ndalimi. Janë edhe këto një seri kufomash a shushunjash që bën të lëngojë vendi ynë. I heqin të drejtën e votës shqiptarit që vjen nga Greqia, a Maqedonia e Veriut, me ligjin e karantinimit dy javor. Një neveri veglash që kurrë nuk i kanë shërbyer vendit, por Enverit dhe këtij Putinit gogol që nuk e di se si keni sy dhe i mbani televizorët hapur. Dikur i sillnin emigrantët me autobuzë, sot ua ndalojnë hyrjen. Ae dini pse është vendim teknik i neveritshëm, fare thjeshtë. Derisa ky dikushi vjen me resultatet e testit, që tashmë e kërkojnë shumë shoqëri udhëtimesh, ti nuk përse e detyron të karantinohet. Ndryshe duhet t’ua bëje edhe atyre turistëve që vinë nga Çekia për pak jod mesdhetar. Të gjithëve që udhëtojnë lart e poshtë këto kohë të vështira. Por kjo nuk ndodh me ata që duan të votojnë. Një komision kufomash vret demokracinë në mes të ditës. Të gjithë teseristë partie, jo specialistë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Etiketat e lidhura

Ilir Levonja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 5 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.