Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gallofi me poture dhe dembelizmi i shqiptarëve

Forum E diel, 21 Mars 2021 13:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ilir Levonja –

Kryeministrit Rama i është bërë fiksim puna e dembelizmit të shqiptarëve. Vazhdon akoma me atë frymën bulliste t’i trajtoj qytetarët e vendit të tij si përtacër, kafenexhinjë e dembelë. Dhe nga kjo i ka hapur rrugën krahut të punës nga bota e tretë, si vendet e Afrikës a Bangladeshi i largët. Kur them e ka fiksim, kam parasysh se si vite më parë teksa inaguronte ca fasoneri a kasaperira në pazarin e Korçës, e ilustronte shqiptarin me vargun e zagoriotit Andon Zako Çajupit. Me një fjalë burra dembelë, pa zanate, që ushqeheshin nga gratë. Pra përtacër e dembelë, por edhe me pretendime të mëdha. Aosokohe kam shkruar edhe një opionion me titullin Je dembel vëlla, je dembel. Mund ta gjeni, mjaft të klikoni titullin në google, aty e keni. Atëhere i kam mëshuar idesë se, dembelizmi është i injektuar qëllimisht ndër ne, pasi kemi treguar vitalitet edhe me kazma duke dranazhuar vendin a hapur udhë të hekurta. Pra, pa pagesë, me punë vullnetare. Kjo nga fakti se provova një shije të hidhur nga ato çfarë nxirrte goja e kryeministrit të vendit tim. Më erdhën parasysh ikjet masive, shtigjet në malin e Gramozit, a Zagorinë në grykën e Drinosit etj. Rrugët e Romës ku djemtë tanë shërbenin në restaurantet, ato të Athinës etj. Ikja më masive ajo post socializëm, si produkt i dështimit të ekonomisë së centralizuar që ndërtoi diktatura e proletariatit etj. Eshtë qasja më e ndyrë e një shtetari karshi qytetarit të vet. Vazhdon edhe sot bash në vigjilje të zgjedhjeve. Ankohet se ka bërë reforma, ka hapur vende pune, po shqiptarët janë dembelë, nuk duan punë, duan qylin. Kjo është me plot gojën përbuzje. Nuk ka asgjë të keqe që Shqipëria pranon emigrantë. Sinqerisht nuk ka. Eshtë pjesë e globalizmit. Sot bota është me territore nocionesh, me simbole, se…, si piacat, bulevardet a shitoret në bregun e detit janë një konglomerat kulturash e gjuhësh. Nuk e di se sa është e rregulluar me ligj aty, megjithëse di që Tiranës dhe gjetkë ka plot syresh pa letra apo të tjera karta identiteti. Pra tregu i zi i krahut të punës vlon edhe aty. Në Bangladesh me njëqind dollarë kalon muajin, në Shqipëri jo, kësisoj ai nga Bangla do të mësyj derën tënde. Por të thuash po sjell krahë pune nga Afrika se shqiptarët janë dembelë, kjo është bulliste. Shqiptarët nuk janë të tillë, nëse do të ishin, shifra e të ikurve nga vendi nuk do ishte sot mbi 40% e popullatës. Nga ana tjetër janë më në dukje ata që bëjnë zhurmë se sa punëtorët. Ata që bëjnë zhurmë janë pjesë e sojit të njëshave që kanë bjerrur vendin për dekada. Nuk janë ata që duan punë. Të jeni të sigurtë për këtë. Jo domosdoshmërisht një qytetar i qaset përfitimit pa u lodhur, por kulturalisht. Kjo ka atë domethënien, si është vendi do bëjmë kuvendin. Tipari dallues i kësaj kulture është në justifikimin me preteksin Berisha. Ne nuk kemi bërë asgjë në raport me ato që ka bërë Berisha, mos shikoni zullumet tona por ato të Berishës. Ashtu si momentalisht po flitet për shitje vendesh pune në administratë, mjafton të firmosësh që do votosh Edi Ramën. Logjikisht qytetari pranon këtë ofertë, edhe pse e di që nuk është e drejtë apo e duhura, e pranon se do marri një rrogë. Edhe pse e di që është shitur, prapë pranon, më mirë një rrogë duke shkruar emrin në shtet, se sa në një fasoneri ku nuk i njihet asnjë e drejtë sociale. Ai e di që është shitur, e di që është budallepsur dhe ka vulosur kështu futjen në rresht. Madje darkave ëndërron të bëhet dikushi, të mund të japi një tender nesër, të marri ca përqindje dhe të rregullohet. Se tashmë është i bindur katërcipërisht, rruga e ndershme e punës, e fitimit, ka vdekur përgjithmonë. Eshtë shitur i gjithi dhe në gjithçka ndaj ul kokën kur kryeministri e quan dembel. Po ta bënte këtë ai i Francës, qytetari francez ia hidhte tasin e supës kokës, po ashtu edhe shoqëria civile. Kurse në Shqipëri, njëshi tall menderen si do dhe kur të dojë. Një kryeministër normal, duhejtë ofronte programe sociale të mirëfillta për të ndrequr këtë ekuivok social të shqiptarëve. Mirëpo kjo ndodh, ndaj shqiptarët hedhin sytë sa majtas dhe djathtas, sa te grushtat e Elbasanit sa tek bandat e palëve. Ndaj edhe durojnë Edi Ramën, ia durojnë edhe pordhët.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.