Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 07:09 E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup Arsenali ka pësuar një eliminim të papritur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Fleetwood Town, skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Pse Rama shkon te streha e tij ideologjike sa herë e zbon Europa

Forum E hënë, 4 Nëntor 2019 15:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj –
Një prej atyre mëngjeseve të shtatorit të vitit 2014 në vigjilje të vizites së Papa Françeskut në Tiranë , Bulevardi “Dëshmoret e Kombit “ u zgjua i mbushur me portretet e martirëve të Kishes Katolike Shqiptare ! Nuk ishin të gjithë ! Mungonte, At Anton Harapi e të tjerë, por ishin mjaftueshem për ti dhënë asaj lugine pamjen e një honi të kujtesës sonë të pergjakur ! Ajo ishte një gjetje e Edi Rames, ndër më të suksesshmet e tij, vetë shkelqimi !

Befasisë dhe emocioneve nuk u shpëtoi as Ati i Shënjtë ! Shumë kush mendoi që Kryeministri prej një viti në detyre po vendoste një marrdhënie të re me të ardhmen duke lexuar në menyrë krejt origjinale të shkuaren ! Katoliket të cilet në këtë vend perpjekjet për mbijetesë identitare e kulturore i kanë patur së paku dyfish më të shumta se bashkë atdhetaret e tjerë për arsye rrethanash, historike e ideologjike u perkedhelen disi në seder ! Ndonjërit syresh Edi Rama i dukej si Injacio la Jola pas ngritjes nga lengata e krevati drejt themelimit të urdherit të ri ! Por nuk patem vonesë shumë, s’na la gjatë të presim , rruga nga fjalet të faktet qe teposhte dhe e shkurter ! Elaborimi i historisë së katoliçizmit herë pas here është në modë për politikanet shqiptarë që asgjë të krishterë nuk kanë në formim për tu dukur simpatik e të veçantë perballe botes perendimore ! Një kompleks u rri në kokë si nyje gordiane !

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 19 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 19 orësh
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 19 orësh

Ndonjëherë ja kanë dalë të bëjnë pershtypje ! Rasti i Rames është më paradoksali ! Nëse perballë Papes i duhesh martiret e besimit dhe të lirisë , historia e Pal Engjellit, Skenderbeut, Buzukut, Barletit, Beçikemit, Budit, Bogdanit, Bardhit, Fishtes, Mjedes, At Zef Pllumit apo e Mikel Koliqit , Ernest Troshanit dhe mbi të gjitha e Nënë Terezes atje ku është humusi historik i ketyre vendosi si perfaqesues personazhe të hurit e të litarit, me lidhje organike me boten e krimit me justifikim se ai milet atë terbiet do , duke e thënë troç në një studio televizive ! Askush nuk e ka perzhitur imazhin e popullsisë katolike sa Edi Rama ! Ky është dualizmi tipik hipokrit i Kryeministrit tonë ! Të tjerët janë tallur pak më me delikatesë, po janë tallur ama, duke gjetur idiotë të pademshem, pa shtyllë korrizore me mbiemra prelatesh !

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Perseri në ajrinë e Bulevardit “Deshmoret e Kombit” u shfaqen portrete deshmoresh të luftes së dytë boterore ! Një gjë duhet thënë në krye të herës ! Dikujt që ka dhënë jetën për këtë vend nuk mund ti kerkosh asnjë llogari ! Më shumë se jeten askush nuk i ka borxh as vendit e as idesë që ndjek për të cilen edhe bie ! Ne jemi rritur me abuzimin dhe hiperbolen me mitin e tyre tejet te keq perdorur për të justifikuar diktaturen e dhunen e saj, diktatorin pizeveng dhe gelbazat e tij në çdo nivel, pushtet, arsim, kulturë, e kudo ! Po ata nuk kanë asnjë faj ! Luftun, besuan dhe u vranë ! çdo anatemim ndaj tyre është gabim dhe mosmirnjohje ! Një komb që nuk nderon deshmoret e tij është i destinuar të ketë një të ardhme të zymtë , deklaronte At Gjon Shllaku pak para se të flijohej nga një toge plutoni në vitin 1946 !

Në këtë kontekst ,Kryeministri ka bërë prapë mirë ! Por serish lind një problem etik ! Kur Kryeministrit i duhej ose shpresonte e besonte se do të çapitej drej Europes perdori martiret pro europian të antikomunizmit! Tani teksa Europa e ka zbuar për mos perputhje të plotë ushtrimi të pushtetit ai kerkon të strehohet tek baza ideologjike e cila simbol ka Gramoz Ruçin ! Kjo i duhet për mbijetesë ! Trajektoria e “Kryerilindasit” është perseri tronditese për nga etika historike ! Në vitet e para të pluralizmit duke lënë shënjen kryesore tek libri “refleksionet” ai dukej mjaft i ndershem në analizen që i bente , luftes së dytë boterore në Shqiperi, rrolit të jugosllaveve në formin e PKSH, genjeshtrave në shkrimin e historisë, permasave të luftes civile e vllavrasëse ! Madje ai tallej deri në tepri!

Por ato i ka harruar , pergenjeshtruar, lidhja me Bllokun është aksi i sigurtë për të bërë karriere në Partinë e tij socialiste ! Femijet e kesaj lagjeje të ndyrë i ka në të gjitha nivelet pa harruar lidhjen e tij me ketë zonë të ndaluar të lirisë ! Ata nuk kerkuan kurrë falje për asgjë, pastaj të bënin karrierë ! Ata janë krenarë për krimet ! Kulti i “krimit të dobishem” mbijeton mes tyre ! Ai të veteve së paku do duhej tu kerkonte ndjesë për ato që ka thënë në vitin 1991 megjithse , ska nevojë se ja falin të gjitha për hir të pushtetit ! Shqiperia po pergatitet të festojë 75 vjetorin e clirimit në mesin e një krize të rënde politike !

Në qiellin e “deshmoreve të kombit” do të duhej të ishin edhe nacionalistet që dhanë jetën , e mbi të gjitha ata qindra e mijera që pesuan gijotinën e pas luftes , të gjithë ata që në ëmer të lirisë luftuan tiraninë !

Paradoks i madh, të rënet që sot i kanë portretet lart të varura në re, luftuan për lirinë e na erdhi tirania ! !

Ndersa vendosja ne qiell e atyre qe kane lyer duart me gjak , te njohur e te vertetuar si kriminele eshte nje atentat ndaj humanizmit dhe ndaj viktimave te regjimit! Një provokim i flligtë ! Nuk nxirren dot nga ferri ku i ka futur mizoria qe bene vete duke i varur me konop ne “parajsen” e Edi Rames pemeve te Tiranes! Sa me lart ti ngrene po kaq trishtueshem na bie mbi kokë hanraku i Diktatures! Kjo eshte sy shkelje! Ju mos me leshoni se nuk ju leshoj pa per krimet hallall !

Kryeministri kerkon ndihmë nga idealistet e vdekur, për të mbajtur pas froten e komunizmit , e bën pa skrupuj, e bën shpesh, e bën sa herë ti nevojitet ! Por nuk është i vetëm në këtë hipokrizi ! Shoqëria në vetvete ska bërë asnjë akt emancipimi ndaj së kaluares ! Koka dhe shpina e saj janë perkulur me shpresë së dekadat e zbusin peshen e krimeve dhe të fajeve ! Ende ajo nuk ështe e gatshme të pranojë një Kryeminister apo President nga radhet e të persekutuarve politik !

Në dy raste kur Kryetari i Parlamentit vinte nga kjo shtresë një gjest për tu konsideruar, sot ngjan më shumë si një kalkulim elktoral perfaqësimi sesa emancipim i pergjithshem social ! Mentaliteti është ky, ja ne u japim të persekutuarve kaq vënde apo një vënd po ama në thelb përemri mbetet “NE“ ! Shkrimtari Italian Antonio Pennacchi autor i librit bestseller “Kanali Musolini” pat thënë në Tiranë “diktaturat fillojnë si vullnet i pakicës mbi shumicën dhe me kalimin e kohes shnderrohen në sundim i shumicës mbi pakicën ! Në këtë ekuacion shtrihet edhe drama e shoqërisë shqiptare ! Ajo luan me të vdekurit e vet e pa zonja që të ballafaqohet me zuzaret e gjallë!

Duhet harruar deshtimi me hapjen e negociatave, duhet një spektakel i ri, duhen keto portrete e të tjera, le të hahemi me njëri-tjetrin per daten 28 e 29, zhurmë sa më shumë zhurmë për qetesinë Kryeministrore! Na e di vesin ndaj na e hedh kocken! Panorama.com.al

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkajedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 33 minutash

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 55 minutash

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 56 minutash

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 57 minutash

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 10 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 9 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 9 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 10 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.