Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:19 Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur si pikënisje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Tri lajme të këqija pas tërmetit

Forum E enjte, 5 Dhjetor 2019 14:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Para se të ndodhte kjo fatkeqësi natyrore, që mori shumë jetë njerëzish, duke lënë pas dhimbje e shkatërrim, me të cilat do t’i bëjmë llogaritë gjatë si shtet e si shoqëri, një tjetër “tërmet” prej kohësh na shkund së brendshmi. Një tërmet që ka rrënuar karabinanë e vlerave njerëzore dhe ka nxjerrë mbi sipërfaqe ujin e zi të babëzisë. Një tërmet, i cili njeriut të ditur i vuri mbi kryerrugaçin e hajdutin. Po, tërmeti që rrezoi përdhe dijen dhe mbi të u ngrit tymnaja e padijes, diplomat e së cilës mbeten nën rrënoja. Zoti dhe natyra me misteret e saj bënë të vetën natën e errët të 26 nëntorit. Po kaq, në qindra pallate kudo brenda perimetrit sizmik u përvijua portreti i poshtërsisë bashkëkohore. Aty, të pafajshmit paguan grykësinë e sharlatanëve, që nuk të shohin në sy teksa mbledhin lek poshtë e përpjetë.

Mungesa e kritereve, mungesa e kontrolleve, mungesa e cipës për të zhvatur e korruptuar, shkëlqeu kudo teksa brinjët e atdheut kërcisnin nga të dridhurat. Kushdo që ka udhëtuar me avion, por edhe ata që ecin tokës, e shohin sesi është ndërtuar në rërë, buzë detit, në këneta, pranë lumenjve, në lulishte, në zall, në fushë, në site arkeologjike, duke kafshuar si qentë urbanistikën kombëtare, por më shumë sigurinë e saj. Kjo ka ndodhur për dy arsye, të dyja korruptive, jashtë së cilës nuk mbetet asnjë qeveri shqiptare, asnjë pushtet lokal, i majtë apo i djathtë qoftë. Për para dhe për mbështetje elektorale. Tërmeti zbuloi një krim që ne nuk patëm kurrë kurajë të përballeshim me të. Tani, ai është fakt dhe na gjet me një qeveri të tatatave e tytytyve, e cila punën më efikase ka fasadën dhe propagandën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo, për të dyja ka harxhuar shumë para publike, po jo për zjarrfikësit, pompierët, grupet e specializuara, por, ama, nuk i ka kursyer ato për palma, idiotësi si edukimi përmes leximit në sheshe publike, portrete të varura nëpër pemë për të mbërritur te 20 milionët për kilometër apo koncesionet e famshme, që thithin krejt nektarin e buxhetit. E vërtetë, tërmeti nuk parashikohet, por pse lypej gjithë ajo diarre komunikative kundër Presidentit të Republikës, kur ai e ngriti këtë shqetësim në verë, duke iu referuar një sizmologu të njohur grek? Disa i bien në qafë Elisës! Gabim e kanë! Ajo e shkreta ka zbatuar urdhrin e thjeshtë, urdhrit i ka bashkangjitur emrin. Ndryshe, tërmeti i shefit e fshinte, ndaj i tha ato gjepura folklorike vere. Po tani jemi në dimër, në më të zymtin e tyre. Ende askush nuk di të thotë me siguri sa i madh është dëmi, po në çdo rast i frikshëm për ekonominë e madhe e atë të familjeve e të individit. Si kurrë më parë, opozita tregoi emancipim, prej ditësh ajo nuk po bën politikë. Po e lë Kryeministrin të menaxhojë situatën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po vetë Rama, ç’po bën? Ai po mundohet të bëjë vetëm politikë dhe propagandë më shumë për ata që nuk janë lënduar sesa për ata që janë lënduar, sepse të parët janë më të shumtë dhe të dytëve s’ka çfarë u ofron. Ai herë qan e herë qesh, herë shtyn e herë kërcënon, herë identifikohet me Zotin, herë sillet si i dërguari i tij, ndërsa njerëzit, zhytur në dramën e tyre, dëshpërohen. E vërtetë, të gjithë u shprehem për një detante ndaj Kryeministrit dhe ministrave të tij në shenjë solidariteti, që i tejkalon bindjet e gjithsecilit përballë një tragjedie të përbashkët. Por, problemi është se Kryeministri dhe ministrat e tij të njëjtët janë, domethënë ata të para tërmetit. Me atë aftësi, me po atë ndershmëri, me po atë histori që kanë. A mund të ndryshojnë ata si te tërmeti i De Radës te “Milosao”, kur shkatërrohet Shkodra dhe ai mund të martohet me Rinën, pasi humbet statusin shoqëror?? Ditët po kalojnë e kjo nuk duket se po ndodh. Janë po ato arinj e arusha me Tahir Baçovën komandant. Një sërë ndodhish po na thonë që tërmeti hapi halle të vjetra dhe krijoi mundësi të reja.Kryetarja e emëruar e Durrësit, Valbona Sako, jo për një gafë që është njerëzore, dha dorëheqjen. Aty u shfaq non grata i SHBAve, Vangjush Dako (me nofkën “akullorja”) dhe zëvendësi i tij u caktua kryetar i ri. Ndërtesat e dëmtuara po shemben me shpejtësi, në gjasë për të mbuluar krimet në ndërtimtari. E shkuara dhe e ardhmja e Durrësit lidhet me Dakon. Rama e hoqi dhe tani e rikthen për rindërtim.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Po kaq lajm ogurzi është kthimi i Arben Ahmetajt në krye të komitetit të rindërtimit, aty ku do të grumbullohen paratë e prej nga do të shpërndahen ato. E vështirë t’ia kujtosh emrin Anila Denajt edhe pas një viti punë, duhet mundim, përpjekje, kërkim e më pas e gjen se ajo nuk bën asgjë për t’u fiksuar si ministre Ekonomie, por ama kur iku Ahmetaj, si më i përfoluri dhe i akuzuari i kësaj qeverie, askush nuk u mërzit. E hoqi asokohe për këso akuzash apo për paaftësi dhe ja, e gradon tani rojtar të arkës së eurove për rindërtim. Aferim i qoftë! Kjo bëri më habi sesa atashimi i Elvis Naçit si hoxhë pranë Rilindjes. Pas tërmetit ka dy lajme të këqija për qytetarët, rikthimi i “akullores pa kaush” dhe mobilizimi i “tigrit” të Financave. Kryeministri po u jep edhe një mundësi këtyre evlatërve të përgojuar tutje tehu. “Çka ka thënë njaj Avdi Pasha, paska mbetë Shqipnia në vasha”, janë disa vargje të Fishtës te “Lahuta e Malcisë” që nxisin Oso Kukën t’u prijë trimave për në Vraninë. Dako dhe Ahmetaj janë Oso Kukët e Edi Ramës përballë llavës së tokës e paqetuesit e saj me lagjet e reja që do bëhen. Folëm në fillim për tërmet të vlerave?! Ja, edhe në fund, shkundullima e tij nuk ta lë shpirtin në paqe. Pas përshpirtjes funebre është koha që opozita të fillojë politikën duke filluar nga lajmet e këqija pas tërmetit!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 8 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 26 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 56 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.