Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gratë që kujdesen për gratë

Forum E hënë, 8 Mars 2021 12:16
Gratë që kujdesen për gratë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A mund ta ndihmosh?

Gratë që kujdesen për gratë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 26 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Nga Evis Nasto

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mund ta ndihmosh? Është vetëm 28 vjeç dhe spitalin e kishte bërë si strehezën e saj të dytë sa herë që dhunohej nga bashkëshorti. Nënë e 2 fëmijëve, Ornela gjeti forcën të largohej nga dhunuesi i saj, kur këmbanat e alarmit për shëndetin nisën të binin fort. Ajo ka shpëtuar tashmë nga skllavëria e një burri të dhunshëm, por mbi shpatullat e saj ende rëndon pesha e varfërisë, sepse zgjedhja për të jetuar e lirë bashkë me dy fëmijët në mungesë të mbështetjes së familjes, është e  kripur. Ka një mal me fatura për të paguar.

“Kur e nisëm këtë projekt në Maj të 2020-ës menduam se do të ishte e vështirë të nxisnim kulturën e dhurimit përmes kësaj pyetje të thjeshtë: A mund ta ndihmosh?” – kujton Marinela Seitaj koordinatore pranë Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), e cila ka ndjekur nga afër nismën që prej krijimit të platformës së pagëzuar me emrin “Ajo tregon” në rrjetet sociale. Kjo jo për faktin se në vendlindjen e humanistes së madhe Nënë Tereza, mungon filantropia, por sepse biznesi shqiptar pësoi dy goditje të njëpasnjëshme në fillim me tërmetin e 2019-ës dhe më pas me pandeminë. Tashmë që kanë kaluar 10 muaj prej krijimit të platformës, Marinela nuk fsheh befasinë për rezultatin e arritur.

“Qendra GADC ka shërbyer vetëm si urë lidhëse midis grave sipërmarrëse që ishin të gatshme të jepnin mbështetjen e tyre për të tjera gra që ndodheshin në vështirësi dhe që pranuan të rrëfejnë historitë e tyre në platformën “Ajo Tregon” – nënvizon koordinatorja e nismës. Kjo hapsirë virtuale pikëtakimi i dha zë vuajtjeve të grave që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, gra invalide apo gra që kanë humbur gjithçka pas tërmetit, që janë divorcuar dhe jetojnë me qera, që përpiqen çdo ditë t’ia dalin duke u mbështetur tek fuqia e dashurisë për fëmijët e tyre. Drejtorja ekzekutive e GADC, Mirela Arqimandriti bën me dije:

“Ne kemi identifikuar tashmë 25 gra, shumica prej të cilave vijnë nga situata të rënda me dhunën në familje. Ato janë shkëputur nga dhunuesit, por rruga që kanë përpara është e vështirë” – shpjegon znj. Arqimandriti. “Ndihmat që janë arritur të sigurohen janë të ndryshme, ashtu sikurse dhe nevojat e këtyre grave” – shton më tej ajo – “që nga shportat e ushqimeve, veshëmbathje, tekste mësimore, pajisje shkollore e deri tek pagesa e qerasë së shtëpisë”.

Falë kësaj ndihme Arbana, Eglantina, Haxhirja, Lulja, Merita, Martina e shumë të tjera kanë tashmë më tepër shpresë dhe besim për të larguar mendimet e zymta për të nesërmen. Kjo jo sepse problemet e tyre u zgjidhën me një pulitje qepallash nga ndihma që morën, por sepse tashmë ato e dinë që ekziston dikush që kujdeset për to. Duke qenë të bindura se numri i grave që kanë nevojë të ndihmohen është ende i madh, koordinatorja e projektit, Marinela Seitaj bën me dije se projekti vijon ende, ndaj çdo vajzë apo grua në nevojë që mendon se nuk ka një derë ku të trokas, le të hyjë në platformën aktive në Facebook dhe Instagram, le të kontaktojë në numrin e vendosur në dispozicion +355 69 776 3997 sepse do të ketë një vesh për ta dëgjuar dhe një shpatull ku të mbështetet për çka mundet të ofrohet!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 11 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 26 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 32 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 18 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.