Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gulielm, këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën!

Forum E enjte, 6 Maj 2021 15:30
Gulielm, këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –
Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a brezash. Një nga rolet e tij madhore është ai i mësuesit të Kolonjës Petro Nini Luarasi, dëshmorit të gjuhës sonë. Mblidhmani gjakun, thotë ai, mblidhmani se do u duhet për fëmijët tuaj. Po kujt ia tha… nga ahere ka kaluar një shekull dhe ne veç vrasim veten me pasionin e atyre që na katandisën në një thelë. Ky kori i zhurmës filloi rishtas. Një mizerje sociale shqiptare që ta shpif. E bën para pak kohësh kur humbëm Hajrie Rondon, ose gruan e Petros. Kur humbëm Xhevdetin e urtë, ose karakterin e bukur të filmit shqiptar. Kur humbëm Rikard Ljarjen etj. Eshtë bajate t’i dëgjosh. Ndofta për t’i shpëtuar kësaj ”dashurie” vulgare, i madhi Fatos Sela e la me gojë, ta përcillnin pa asnjë tubim, pa më të voglën zhurmë etj. Siç erdhi të ikte. Pse? Ka vite që tek ne mbretëron hipokrizia. Një hipokrizi sociale që të vret natën dhe të qan ditën. Ka një pleksje tipash që nuk t’i kursejnë lëvdatat. Jo nga dhimbja, se dhimbja të memecon, por nga pordhët e mëdha për t’u dukur. Kush, se gjoja të kishte mik, kush se është gjoja intelektual e i dhëmb ikja jote. Ne skuthemi deri në asht për t’u dukur një çikë intelektul. Një pozë me ty të bën trendi. Të përputh me kohën tonë. Por veç roleve e tipave është dhe një rol i fundit, një foto ku ti mbaje një pankartë në dorë. Aty shkruhej, Unë jam Teatri. Rrëgaja e mizerjes nuk të pordhi atëhere. Nuk ta vuri veshin. Sot që vdiqe je i pazëvendësueshëm për ata. Sa ishe gjallë kush po pyeste. Madje të shënjoi me gisht. Të shpallën rishtas kulak. Rrëgaja e intelektualëve që postojnë foto me ty, janë roli i gjallë i atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën. Pse? Po zhdukin pa gajle e ndërgjegje gjithçka që ka lidhje me atë që tashmë është historia jonë. Do bëhemi Dubai. Megjithëse vdesim që kur shkojmë në Barcelonë, të pimë një kafe në hotel Las Ramblas. Aty ku e pinte Gabriel Garcia Markezi. Kur shkojmë në Paris, tek kafja e Mishel Pikolisë. Dhe Teatrin a filmin ku ai luajti, nuk e çon kush në mend t’i prishi. Kurse ne surrogatot që pordhaliqemi se duam kulturën, e shtypim ma feçkën e Varinskit çdo tullë të saj, pluhur e bëjmë. Po pse hiqeni sikur ju dhëmb ikja e Gulielmit, shoqëri hipokrite. Ta donit kaq shumë nuk ia prishnit skenën ku ai shkeli. Kishit toka me shumicë kudo. E mund të bënit një Teatër tjetër. Po si kujtoni se do e zëvendësoni? Asesi. Sikur austriakët të prishnin Teatrin ku luajti Aleksandër Moisiu ynë, do kërcenim pupthi. Megjithatë, nuk e bëm këtu në dheun tonë
Po nga ta kapësh. Dhe ti e di Gulielm, jemi kanibalë të kulturës sonë, të historisë sonë. Kot ankohemi nga turku, greku, nemcja, a Italia me gjermanin. Biles këta të fundit kanë bërë më shumë për kombin se çdo qeveri pas luftës së dytë botërore. Na e the shkoqur, mblidhmani gjakun, por ne me ty duam vetëm pozën, pozitjen. Që të pordhaliqemi. Jo se na dhëmb… Kësisoj rezultati është se jemi kthyer në një komb me makete historie. Shumë nga objektet e kultit tonë i kemi makete, jo realë. Se tek ne historia bëhet si thotë Enver Hoxha dhe Edi Rama, jo si thotë ajo. Të tillë do të kemi dhe Teatrin Kombëtar. Skenën ku ti shkele. Do i sillemi atij xhamllëku me gota shampanje, një kope mes portreteve dhe shpirtrave. Një shoqëri pa identitet.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik
3 Nëntor 2019, 15:23

Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

3 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

4 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.