Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jermia e pashait, Edmond Budina rrëzon nga pushteti “profetin”

Forum E enjte, 1 Tetor 2020 19:09
Jermia e pashait, Edmond Budina rrëzon nga pushteti “profetin”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatmira Nikolli – Na ishte njëherë një pasha mizor që jetonte në Kryevathë. Populli i tij, ishin milingonat, të vogla si ato, të shtypura si ato. Të strukura nën ledhe dheu, ato i trembeshin pashait, i fshiheshin pashait. Derisa, heshtja e tyre, nisi të trembte vetë pashain. Një natë prej netëve, i strehuar ‘në bunkerin e atij antiatomik’ që ka pamjen e një çadre ‘verimi’ groteske, i veshur me letra higjienike, pashai halucinant që vetëquhet profet, nis një rrëfim të gjatë duke shpalosur hapur, deri edhe skutat më të thella të nënvetëdijes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenca u kthye në teatrin e munguar, ku Edmond Budina, autor, aktor dhe regjisor i pjesës, gjeti strehën për profetin e tij, duke bërë skenë, institucionin më të lartë të shtetit, dhe duke i kumtuar prej aty, profecitë e tij për pashain. E gjitha i ngjan një ëndrre. Pashai është në jermi. Kaosi i mendjes së tij bëhet gjithnjë e më i qartë, sado që profeti beson vërtet në madhështinë e tij. Jo prej çallmës që mban mbi krye, por prej tërë rrëfimit a pamjes, Profeti i Kokoshkave, personazhi i Edmond Budinës, është një bej, një pasha, një sulltan që bën gjithçka që të mos humbë pushtetin, prej frikës së një hakmarrjeje të re, tashmë krejt fatale.
Tepsia, timoni, shtypja, shkelja, çoroditja, janë veçse shenjat e para të infeksionit të karkalecit, nga i cili ai ruhet si djalli prej temjanit.
Një urrejtje e hershme për femrat, dhe dëshira për t’i nënshtruar deri në përçudnim, u paraprijnë kujtimeve të një burri që ka shumë për të thënë. Fillesat e psikozave të dukshme i kanë gjenezat në fëmijëri, por aty, zënë fill edhe dëshirat për hakmarrje ndaj atyre që nuk e qasën.
Deliri i madhështisë alternohet me gjendjen e rëndë psikologjike që krijon një rrëfim halucinant. Jermia e profetit i ngjan gjithnjë e më shumë një rrëfimi të padorashka të një të sëmuri mendor që nuk i ka të qartë kufijtë e realitetit me ata të ëndrrës.
Profecitë e tij të kahershme janë veçse hapat e paskrupullt drejt fronit të gjithëpushtetshëm të zaptimit të gjithçkaje që të zë syri. Femrat me bollëk, frika si nistore e adhurimit, servilizmi, shpagimi i besnikërisë së frikës, përbëjnë shtratin e personazhit që lartohet. Frikacaku që hakmerret ndaj atyre që e shtypën.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 13 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 19 orësh

Gjithçka duket se i takon një populli larg nesh, derisa Budina vendos të na afrojë me profetin e tij, kur merr në duar timonin, kur hedh nga treni kundërshtarët e vet a të pabindurit.
“Jemi në luftë”, thotë profeti disa herë dhe numëron mijërat që kanë shpëtuar falë vendimeve të tij. Por e vetmja që duket qartë është se lufta mendore është e pamëshirshme.
Profeti bëhet më i njohur kur në marrinë e jermisë thërret “Jua bëra hi e pluhur atë karakatinën gërdallë në qendër të Kryevathës. Një tempull i xhamit, i hekurit, i betonit, i çimentimit, do ngrihet atje”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Referencat me ligjërimet aktuale politike, me batutat e njohura, gjatë karantinës, gjatë fushatës, gjatë daljeve publike, gjatë debateve mediatike, gjatë përplasjeve me komentuesit në rrjetet sociale, gjestikulacioni dhe artikulimi, me rrokjezim apo volum, dukej se i mvesh pikërisht politikës shqiptare petkun e personazhit. Qoftë edhe si pushtetmbajtës, profeti i Budinës në disa prej frazave ironizon po prapë vetëm dikë.
Beledia nuk përmendet. Kryevathi ka veçse bunker, e prej aty, burri i çimentimit, pret një tempull prej xhami, hekuri e betoni, që merr jetë mbi një tokë të nëmur pluhuri e hiri. Në hirnoren e madhe ku zhgërryhet, alemi e polemi hesht, ndërsa pashai vërtitet si kokëprerë në delirin e ngadhënjimit të vet çmendurak.
Nën efektin e kësaj sëmundjeje të patëdytë, shërimin nuk e kërkon nga vetja, përkundrazi, për lëpin e llapsave, puthësin e trapave, zuzarët, zdromsat e llomsat, të gjithë pra, qehajajt e zotnisë, pashai, shërimin e kërkon përmes një recete ku kulti i individit del më në pah. Receta e pashait kërkon që në të tria vaktet të lexohet libri i tij, të shihen fjalimet e tij, si intermexo, të shihet filmi ku ka luajtur ai, e ndonjëherë të hahet edhe bukë me fiq. Qeshjeve në sallë pashai i Budinës u përgjigjet, “jo të m’i shesësh fiqtë, thashë të m’i hash fiqtë”.
Profeti që ngjan më shumë si pasha, është ende në kllapi kur aludon përmes një kënge me ritme fëminore për arritjet e veta hipotetike që të përcjella me ritmin britës të një recituesi elektoral përçojnë delir e vetadhurim. Ka ky profet, një çast sinqeriteti, disi të ndjerë dhe ndofta, deri edhe prekës. Është çasti kur del fëmija brenda tij. I strukur në një qoshe, i lënë jashtë vëmendjes së prindërve, madje i lënë jashtë shtëpie, i vetmuar dhe nën mëshirën e dhunës së atyre që qenë më të rritur. Ai fëmijë i vetmuar, që pësoi mbi supe në njërën anë shpërfilljen e atyre që deshi e në tjetrën, përçmimin prej atyre që nuk e donin, ai fëmijë pra që u rrit me frikë, tashmë i rritur, si një gjigant shfarosës, prej moshës së pafajësisë ka ruajtur vetëm frikën, dhe ajo e udhëheq – frika për të qenë sërish i pafuqishëm. I përgjumur, në jerminë e vet, është po frika që e tradhton – ajo e nxit të mos arsyetojë derisa i humb të gjitha.
Jermia e pashait përfundon me një mizëri buburrecash që i mbërrijnë në derë. Shfaqja e dorëzon të thyer pashain e dy duar të ngritura që kryqëzohen presin prangat. Pashai ra. Jermia e tij del kur gjemia mbytet. Hovet emocionale prajnë. Dhe heshtja pason si vdekje e harresë.
Pashallarët e kuq tashmë janë lyer në lejla. Pashai që ishte njëherë, nuk mbetet më.
Ka një lumë duartrokitjesh në sallën presidenciale teatrale. Budina ka zhveshur pashain dhe ka veshur aktorin, në pritje të profecisë së tij.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.