Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jo “Bratstvo i Jedinstvo”, të marrë, por pak raki, shlivovicë dhe uzo më shumë!

Forum E premte, 21 Shkurt 2020 20:57
Jo “Bratstvo i Jedinstvo”, të marrë, por pak raki, shlivovicë dhe uzo më shumë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Nëse do të pyetej një shqiptar i zakonshëm, këtej apo andej vijëzës së kufirit, këtej apo andej Kërthizës së Morinës, ndërkohë që gëzon me një gotë raki përpara, që parapëlqen Fishtën apo këndon Naimin, se cili popull është armiku i tij, shumica do të shënojë serbët në fillim dhe grekët më pas.

Nëse do të pyetej një serb i zakonshëm për të njëjtën gjë, duke shkundur shlivovicë në breg të Savës, që brohoret Xhokoviçin apo që ka lexuar Andriçin, se cilët janë armiqtë e tij, me siguri ai do ta vinte gishtin tek shqiptarët dhe më pas edhe tek kroatët.

Një grek Athine apo Selaniku, me gotën e uzos mbi kokë, që kërcen Sirtakin e Zorbës apo reciton Kavafisin, nuk do të hezitonte dy herë, kur do të hidhte sytë tek turqit si armiqve më të mëdhenj të vendit të tij, e pas tyre edhe tek shqiptarët.

Sondazhet japin këto shifra dhe temperatura e publikut në këto tre vende, duket se është pikërisht kjo. Eshtë ky rezultat i çastit të dhënë, një refleks i traditës së shkuar, frymëzim që vjen duke u shuar apo mentalitet i fjetur që zgjohet herë pas here, kjo është një çështje tjetër. Shqiptarë e grekë kanë rinisur herët stina dasmash dhe fëmijët që qajnë në dy gjuhët më të hershme të Evropës janë tashmë një realitet I gjerë, por turqit ende nuk do ta mendonin një aheng me serbët dhe serbët vetë nuk do ta kishin me shumë qejf krushqinë me shqiptarët. Lumenjtë e gjakut të derdhur mes tyre, hë për hë, nuk i lënë vend përgjakjes në çarçafë, siç e desh zakoni.

Por tjetër është dashuria dhe krejt tjetër interesi. Veç e veç, të tre këta popuj janë shumë të vegjël në një botë që po bëhet gjithmonë e më e madhe. Kombet e Bashkuara japin alarmin se ndërsa Greqia mund të humbasë deri në tre përqind të popullsisë së saj deri në vitin 2050, Serbia do të zvogëlohet me një të katërtën, kurse Shqipëria me pothuaj 18 për qind e Kosova me 11 për qind të popullsive aktuale. Këtë ulje drastike numrash nuk do ta bëjnë luftrat si njëherë e një kohë, por liria e natyrshme për të lëvizur. Atdheu nuk është më materniteti si dikur, por shkolla ku mund të studiojnë më mirë fëmijët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, gjykuar nga shumë rrethana, grekët me dy milionë e gjysëm euro dhe 200 apartamente të afruar për Shqipërinë e goditur nga tërmeti dhe serbët me dy milionë euro grant, ishin në listën e vendeve bujarë për fatkeqësinë. Kjo është vetëm një pasqyrë modeste për të qenë gjithashtu një stacion modest për ndarjen nga steriotipet e së shkuarës. Hallkat e njëpasnjëshme të armiqësive në Ballkan, karuseli i çmendur i kujtimeve nga e shkuara, beteja për historinë që lexohet ndryshe varësisht gjuhës në të cilën shkruhet, ambienti acid që prodhon urrejtja e ushqyer nga padija, janë ende shumë më shumë se numërimi i miqësive, aleancave apo dhe mundësive të përbashkëta. Fati pothuaj i njëjtë që i ra këtij rajoni nën flamurin e të njëjtit pushtues për qindra vjet, ka kushtëzuar edhe raportet e viktimave të përbashkëta të të njëjtit mentalitet osman. Secili popull i këtij rajoni, edhe mbas ndarjes me pushtuesin, vuajti nga të njëjtat plagë si Evropa, por nuk bëri asnjëherë hajër dhe prokopi si ajo. Sepse identifikonte ndarjen tek tjetri dhe jo bashkëpunimin. Sot është një moment kyç kur në rajon po rikthehet fort vëmendja e të mëdhenjve të kësaj bote, amerikanëve dhe gjermanëve. Dhe në Ballkan, këta tre popuj duhet të nisin të kuptojnë se ata i bashkon një fatkeqësi e përbashkët: sa më shpejt që të kuptojnë, përtej megalomanisë tradicionale, sesa të vegjël dhe të pafuqishëm janë, aq më të fortë do të jenë në një botë të madhe të cilës i kanë nevojën, por që nuk i ka shumë të nevojëshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, Ballkani i sotëm është i dënuar të bashkëpunojë. Nuk është çështje që mund të zgjidhet ndryshe, por është zgjedhja e vetme. Sado që të vonojë dhe sado që ta vonojnë, përfundimi është pikërisht ky: bashkëpunimi! Duke nisur me evolucionin dhe revolucionin në mentalitet. Njerëz të përgjegjshëm në këto vende duhet të thonë gjithmonë e më shumë se shqiptar i mirë nuk është ai që urren serbin dhe grek i keq është pikërisht ai që refuzon shqiptarin. Sot tingëllon ende si fantazi, por në një rajon që deri dy dekada më parë ishte përfshirë në luftën më të egër që kishte parë Evropa mbas Luftës së Dytë Botërore, 20 vjet janë shumë për të gjykuar se çfarë rezervon e ardhmja. Askush nuk ka idenë e ripërsëritjes së “Bratstvo i Jedinstvo”, aq më pak askush nuk kërkon të ngjallë Frankejshtajnin ish-Jugosllavi, që vdiq edhe në të mirë të vetë sllavëve të jugut, por gjithkush duhet ta kuptojë se e nesërmja i ka dënuar popujt e këtij rajoni të mësohen të jetojnë pa gardhe mes vetes: Në luftë humbasin edhe fitimtarët.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Pothuaj një shekull më parë, Konica do të gdhente frazën monumentale nga pesha që kishte dhe dramatike nga e vërteta që përmban ende, për armiqtë më të egër të shqiptarëve. E perifrazuar në shqipen e sotme, armiqtë më të egër në Ballkan, janë vetë ballkanasit kokëshkretë që ende nuk kanë mundur të ndajnë diferencën mes urrejtjes, dashurisë dhe interesit. Se Rama e Kurti janë shqiptarë të mirë, pavarësisht se çfarë mendojnë serbët për ta dhe se shqiptarët duhet ta pranojnë se Vuçiç është serb i mirë pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. Dhe se përballë njëri-tjetrit, pa paguar taksën e paragjykimit për të qenë patriot apo tradhëtar, ata janë gjithashtu të dënuar të dialogojnë. Ta bëjnë vetë përpara se t’i detyrojnë ta bëjnë.

Sepse shpejt, shumë shpejt, ne aksin Prishtinë – Beograd, do të ketë të reja befasuese, që me gjasë, do të zhgënjejnë edhe skeptikët, edhe optimistët, që do të lenë njëlloj të pakënaqur edhe patriotët, edhe nacionalistët. Oferta “Mere ose lere” në anglisht, do të ndryshojë pamjen kryenece e sherrnajën ballkanase dhe do t’i japë një portret të ri gjithë rajonit. Me “mere”, paqja afatgjatë do të ketë një shans të jashtëzakonshëm, me “lere”, që është versioni pesimist, Sizifët do të jenë ende me gur në shpinë.

Pjesa tjetër pastaj do të jetë histori.

Në Ballkan, nën komandën e rakisë, shlivovicës dhe uzos, edhe gëzimi qëllon me armë. Si krismat që i duan aq shumë nëpër dasmat e tyre. Dhe kur thuhet një gjë e tillë për tre aktorët kryesorë të mikrobotës ballkanike, le të mbahet fryma një çast. Të kthehet vëmendja tek gjithë ata ustallarë të urrejtjes dhe ndarjes që po tentojnë të hapin një gropë në Kërthizën shqiptare në Morinë. Këtej apo andej vijëzës së kufirit, të jesh budalla është vetëm fat i keq, por të jesh i lig, është krim! Vetëm se budallallëku nuk do të mundë të justifikojë kurrë krimin dhe krimi më së paku ndëshkohet me përbuzje e neveri! /JavaNews/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 9 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 17 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.