Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karma, Donaldi, Edi e standardi

Forum E hënë, 6 Shkurt 2023 09:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Para nja dhjetë ditësh, në shënimin tim “Karma, Edi, Roberta dhe standardi” argumentoja se Edi Rama nuk mund të kishte fytyrë t’i fliste për “karman” (ose parimit “ç’të bësh, atë do të gjesh”) zonjës Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian.

Meqë sebepi ishte skandali i korrupsionit, që në dhjetorin e shkuar përfshiu disa eurodeputetë socialistë, krahasoja standardin e Presidentes Metsola që u angazhua personalisht menjëherë e maksimalisht që të hiqte çdo pengesë të mundshme ndaj hetimit të Prokurorisë belge, me standardin Rama që personalisht e përmes maxhorancës parlamentare mbrojti deri aty ku s’mbahej më deputetin socialist Saimir Tahiri ndaj kërkesave të prokurorisë shqiptare për kontroll banese e arrestim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

Po para nja dhjetë ditësh, Departamenti i Drejtësisë së SHBA publikoi akuzat kundër ish shefit të zyrës për New York-un të FBIsë, Charles McGonigal. Siç është bërë e njohur KM Rama u miqësua dhe e ryshfetoi atë përmes dy të besuarve të tij Neza e Duçka, që FBI të hetonte një lobist të PD. Përmes lobistit “bashkëpunues” do të shantazhohej e kontrollohej opozita. Këto zhvillime dramatike më nxisin t’i rikthehem sërish krahasimit të standardit. Kësaj radhe jo si reagon shefi kur më të vegjlit bëjnë zullum siç është rasti më lart me imunitetet parlamentare në Bruksel e Tiranë. Por si reagon Parlamenti kur zullumin e bën shefi i ekzekutivit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në shtator 2019, Presidenti amerikan Trump i kërkoi Presidentit ukrainas Zelenski që ky të hetonte aferat në Ukrainë të Hunter Biden-it (ky i fundit po hetohet aktualisht nga drejtësia amerikane për afera të shumta dhe, sipas një e-maili, del i lidhur në biznes me Duçkën e Ramës). Përdorja e hetimit ukrainas mbas një viti në fushatën presidenciale 2020 ku Donald Trump do të përballej me Joe Biden, të atin e Hunterit ishte me sa dukej motivi parësor i Presidentit; dukshëm më i rëndësishëm sesa luftimi i përgjithshëm i korrupsionit.

Një funksionar amerikan e denoncoi këtë kërkesë si abuzim me detyrën dhe në tetor Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të SHBA aprovoi hetimin parlamentar të kësaj çështje për të verifikuar nëse Donald Trump kishte kryer shkelje të rënda që justifikonin shkarkimin e tij (impeachment). Përgjatë dy muajve u administruan dokumente pafund, u pyetën duzina me dëshmitarë dhe u debatua pro e kundra. Në dhjetor kongresmenët demokratë votuan pro shkarkimit të Presidentit, edhe pse e dinin se kjo nismë do refuzohej nga Senati; kështu edhe ndodhi dhe po e lemë mënjanë këtë nismë të fundit, dukshëm partiake, e në thelb jo proporcionale madje edhe të pabazuar.

Por në tërësi publiku amerikan i interesuar pati mundësinë të njihej me faktet dhe me pikëpamjet e palëve mbi një çështje të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e konsideroi se lipsej t’a hetonte. Po kështu edhe organet gjyqësore. Skandali Rama-McGonigal është shumë më problematik sesa krijimi i avantazhit në një fushatë përmes një afere korrupsioni në rrethin familjar të kundërshtarit. Me sa dimë deri tashti synimi ishte shantazhimi i kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha përmes “kompromatit” që do të ofronte lobisti Muzin nën presionin e FBI-së; përmes shantazhimit do të arrihej nënshtrimi i shefit të opozitës dhe më tej, duke i mundësuar Bashës të mbante për një kohë të gjatë postin partiak do të arrihej në përgjithësi neutralizimi i opozitës politike. Siç kemi parë ky skenar u realizua për njëfarë kohe.

Edhe mjetet e përdorura janë jo thjesht banale, por edhe kriminale: nuk kemi më një kërkesë të papërshtatshme gjatë një bisede diplomatike (që në fakt mbeti e papërmbushur). Por kemi “qiramarrjen” e segmenteve të FBI-së përmes ryshfeteve në çanta sporti të mbushura me dollarë e të dorëzuar në parkingjet e New York-ut; si në filmat e Hollywood-it. Më tej kemi bashkëpunim ekonomik me oligarkë të Putinit aktualisht nën sanksione, favorizime në alokimin e burimeve natyrore ndaj subjekteve privatë e të tjera. Të tëra këto janë vepra penale sipas ligjit shqiptar; për të cilat parashikohen dënime të rënda nëse provohen në gjyq. Por nga SPAK-u, organi kompetent në këtë rast, deri sot nuk kemi lajm se kanë filluar hetimin. Ndërkohë që, në një farë paraleleje me vjeshtën 2019 në Washington DC, opozita parlamentare nismoi një komision hetimor në Kuvendin e Republikës.

Bazuar edhe në përvojat e mëparshme të Kuvendit por edhe nga raste të tilla në ShBA e në demokracitë e tjera mund të biem kollaj dakord se një komision parlamentar hetimor do të ishte shumë i dobishëm për shëndetin e demokracisë tonë. Por a do ta lejojë Edi Rama miratimin e nismës në plenare apo do ta bllokojë përmes maxhorancës parlamentare pa ndërgjegje siç bëri në vjeshtë 2017 në çështjen Tahiri apo edhe së fundmi në çështjen Charter? Këtë do ta shohim javët e ardhshme e mbi këtë do të flitet e do të shkruhet shumë. Por sot kushdo mund t’i thotë Ramës se vërtet “karma is a bitch”, por edhe Edi është fiksimi i karmas.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.