Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koha që Edi Rama të dalë përpara ‘gjyqit’ të emigrantëve

Forum E enjte, 17 Tetor 2019 16:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edi Rama asnjëherë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e eksodit biblik të shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij, i cili përveçse është kthyer në një rrezik dhe plagë kombëtare, ka vënë në pozita ‘anti-shqiptare’, edhe shumë vende të Bashkimit Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithmonë, si për çdo gjë edhe për këtë fenomen ai e ka drejtuar gishtin tjetërkund dhe ka fshehur shkaqet reale se përse ikin kaq masivisht shqiptarët nga shtëpitë e tyre, e veçanërisht të rinjtë.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 10 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 10 orësh

Edhe sot që i është kthyer si kusht për hapjen e negociatave nga Franca, Holanda e Danimarka, Rama nuk denjon të pranojë se ky eksod vjen nga keqqeverisja e tij, korrupsioni, papunësia, nga rënia ekonomike dhe mbi të gjitha nga pushtimi i vendit prej krimit të organizuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

‘Për dy muajt e parë të udhëtimit pa viza ka rreth 17 raste kur qytetarët shqiptarë kanë kërkuar azil politik. Nisur nga statistikat e viteve të mëparshme kjo kuotë nuk tregon ndonjë fluks të ekzagjeruar. Shifra është modeste krahasuar me atë që ndodhi në muajt e parë me liberalizmin e vizave për qytetarët nga Serbia e Maqedonia’.

Kështu shkruante DW seksioni shqip në datë 2 shkurt të vitit 2011 në një shkrim që monitoronte, se sa po e shkelnin shqiptarët lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Dhe bëhet fjalë për një fluks prej 127 mijë nënshtetas të Shqipërisë, të cilët vizituan vendet e BE-së pa vizë gjatë këtyre dy muajve të parë. Edhe në vitet në vijim emigracioni i paligjshëm nga vendi ynë, nuk ishte problem për BE-në dhe në asnjë tryezë të liderëve të saj nuk është përmendur si çështje problematike.

Por pikërisht pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, si ‘me magji’ situata u bë gati një `minë me sahat`, veçanërisht gjatë vitit 2015 kur mbi 405 mijë persona ikën dhe nuk u kthyen, që është një nivel rekord i dekadës së fundit.

Atë vit Shqipëria përjetoi një valë ‘të pashpjegueshme’ ikjesh nga vendi ndërkohë që me viston e shtetit kishte rënë krejtësisht në duart e krimit të organizuar, kultivuesve e trafikantëve të drogës. Ky nivel i lartë ikjesh përkon me numrin e madh të shqiptarëve që kërkuan azil në BE. Numri i azilkërkuesve në BE atë vit arriti në një rekord, prej gati 69 mijë personash.

Në vitin 2016, pati zbutje të fenomenit pasi Gjermania dhe vende të tjera morën masa drastike kthimesh dhe mos pranimesh nëpër kampe, por shpërtheu sërish në vitin 2017 hendeku ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve është thelluar sërish me 334 mijë persona.

Sot gjendemi pikërisht përpara faktit se këto flukse biblike të shqiptarëve, përveç të tjerave po na mbyllin derën për vazhdimin e procesit drejt integrimit të plotë në BE.

Një skuadër profesionale e përbërë nga studiues të ‘Cooperation and Development Institute (CDI) / ShtetiWeb’ e mbështetur nga zyra e Tiranës e Hanns-Seidel Foundation (HSF) realizoi një studim të detajuar mbi sjelljen emigratore të shqiptarëve në Gjermani në periudhën 2014-2016, si pjesë e serisë së Procesit të Berlinit, për çështjet e migracionit.

Në të analizohen në mënyrë të detajuar kushtet, profilet, por edhe arsyet se përse shqiptarët rinisën emigrimin në periudhën 2014- 2016, kryesisht në Gjermani.

Ja, cilat janë shkaqet që renditen në këtë studim.

Në përgjithësi, të rinjtë mendonin se që të mund të ndërtohej një familje e re, të jetohej me një standard jete pa pasur nevojë për shumë të ardhura nuk ishte e mundur në kushtet e Shqipërisë me atë çfarë parashikonin që të bënin. Ndaj vendosën që të ikin.

Papunësia, punësimi rastësor, të ardhurat e pakta për të paktën një prej partnerëve e detyronte një familje që të largohej.

Kushtet e jetesës, gjithashtu konsiderohen si një faktor nxitës. Një grua ankohej se familja e saj nuk jetonte në një shtëpi siç duhej, duke qenë se nuk kishin të ardhura për ta përballuar.

Performanca e ekonomisë dhe rënia e kërkesës për punë në periudhën e emigrimit në Gjermani (2014-2015) ishte një nga shkaqet kryesore të cituara edhe nga ata persona, të cilët kishin një profesion ose drejtonin një biznes.

Një grua tha: ‘Unë punoja si rrobaqepëse dhe kisha një dyqan të vogël, por në atë periudhë nuk kisha shumë punë, ndërsa burri kishte një piceri, por fitimet nuk na mjaftonin për të mbajtur fëmijët’.

Kjo është Shqipëria që ‘rilindi’ Edi Rama, në këto 7 vite pushtet.

Por ka ardhur koha që të nxirret në dritë, përgjegjësia për këtë plagë brenda vendit dhe në një shqetësim e çështje për Europën. Ajo që përkon është se e gjitha kjo ka ndodhur pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pas kanabizimit të Shqipërisë, prej babëzisë së tij për të vjedhur gjithçka, pamundësisë ekonomike, vrasjes së shpresës për 90% të shqiptarëve.

Përveçse nxitjes së eksodit të shqiptarëve, Edi Rama ka dhe 9 kushte-akuza nga Gjermania e të tjera që lidhen me krimin dhe korrupsionin nga Holanda.

Tashmë ai është i identifikuar jo vetëm si bajloz i korrupsionit dhe mik i krimit, por edhe si njeriu që po kryen me vetëdije pengmarrjen e Shqipërisë. Është koha që Edi Rama të dalë përpara `gjyqit` të emigrantëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.