Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kosovo Momentum”

Forum E enjte, 18 Shkurt 2021 12:09
“Kosovo Momentum”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Marjana DODA –

Dielli në Kosovë në këtë 13 vjetor të Pavarësisë së saj shëndrit më fort! Kosova vetëm 3 ditë më parë dëshmoi nëpërmjet votes se ka shprese. Të dielen e 14 shkurtit u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan 18 muaj pasi qytetarët e Kosovës votuan herën e fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 28 minutash
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti. Ai fitoi me një shumicë të thellë prej rreth 48%, rezultati më i lartë që një parti ka marrë ndonjëherë në historinë e Kosovës së pavarur, duke rikonfirmuar besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj LVV-së në më pak se 1 vit nga rrëzimi i qeverisë Kurti me mocion mosbesimi. Ndoshta ishte një “shuplake” për pabesinë e 25 Marsit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kosova ka treguar disa here se vota e sovranit është e shenjtë dhe si e tillë, ajo ka mbajtur zgjedhjet më të mira në rajon. Kësaj here në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19, mijëra qytetarë dolen dhe votuan. Qytetarët e Kosovës kësaj radhe duket se kanë votuar jo vetem për një “administrator” të ri, por për vetë të ardhmen e tyre.

Albin Kurti i fitoi këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi drejtoi Kosovën si Kryeministër për vetem 51 ditë.

Kjo pasi më 25 Mars 2020 ndaj qeverisë Kurti u iniciua një mocion mosbesimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas një serë përplasjesh mes dy partive. Megjithatë, rrëzimi i qeverisë Kurti u përfol se u bë me “bekimin” e vetë amerikanëve, pasi Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk do të firmoste një marrëveshje me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Para saj me 19 korrik 2019 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij, megjithse në fillim u justifikua duke thenë se arsyeja e dorëheqjes është se ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit, por më vonë vete Haradinaj tha se vendet mike me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje.

Të dy këto qeveri u rrëzuan për një arsye, “Dialogu me Serbinë”.

Ndaj qytetarët e Kosovës renden si asnjëherë drejt kutive të votimit për ti dhënë njëherë e mirë fund kësaj agonie. Kjo fitore, dëshmon që populli i Kosovës kërkon që sovrani të dëgjohet dhe të respektohet, edhe nga Perëndimi.

Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve tha se: “Prioritetet tona janë drejtësia dhe vendet e punës”. Në fakt këto fjalë të Z.Kurti do të ishin me vend 13 vite më parë, ku Kosova po themelonte institucionet e saj shtetërore. Megjithatë 13 vite pas, institucionet e Kosovës duke se kanë nevoje për reformim.

Zanafilla e këtij regresi është dialogu Prishtinë-Beograd, i cili doli nga tryezat zyrtare të Bashkimit Europian dhe u vesh me teori konsipirative.

Në fillim të Gushtit të vitit 2018, në një konference të jashtëzakonshme për shtyp, Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, foli për korrigjim e kufijve si përpjekje për ti dhënë fund konfliktit shekullor me Serbinë. Por që nga kjo konference e deri sot, Kosova po vuan pasojat e saj. Teoritë konsipirative për ndarje e bashkim bënë që Kosova të humbase shumçka, deri te kredibiliteti i saj si shtet.

Sa i përket dialogut dhe marrëdhenies së Albin Kurtit me Perëndimin, duket se ketë herë nuk ka vend për skepticizëm.

Së pari sepse Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i vetmi lider politik në rajon që hapur ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.

Nga ana tjetër, vetë presidenti i ri i SHBA-ve e njeh shumë mirë Ballkanin.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një njohes dhe mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”

Së dyti, lidhur me dialogun me Serbinë, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka prioritet nisur dhe nga situata në Kosovë. Kurti ka renditur me të drejtë disa nga pikat më të rëndësishme siç janë papunësia, lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi, etj.

Në këtë mënyrë Albin Kurti do ti jape kohë vetes dhe Kosovës për forcimin e saj si shtet.

Duhet thëne se përgjatë 2 viteve të fundit Kosova ka mbetur vendnumëro në rastin më të mirë, e në disa raste ka bërë edhe hapa pas. Serbia u angazhua në mënyrë aktive në ndalimin e njohjeve të reja ndërkombëtare të Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve ekzistuese. Nga ana tjetër, Kosova u gjend e kushtëzuar dhe e izoluar. Pa liberalizim vizash, pa aderim në institucione ndërkombëtare, në përplasje të vashdueshme me Tiranën zyrtare dhe së fundi, me udhëheqësit e saj më të lartë në Gjykatën e Hages për krime lufte.

Kosova duhet të vrapoje që të fitoje kohën e humbur. Ky është shansi i vetëm i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje si shtetbërës por edhe e vete Kosovës në konsolidimin e saj si Shtet në përballje me krimin dhe korrupsionin, krimet e luftës, rimëkëmbjen ekonomike, liberalizim të vizave dhe integrim të Kosovës në arenen ndërkombëtare. Ky është “momentumi” i Kosovës, tani …neser do të jetë vonë.

Argumentum.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 23 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 28 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 32 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.