Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri, përfitim elektoral me paratë e takspaguesve

Forum E martë, 8 Shtator 2020 20:03
Kryeministri, përfitim elektoral me paratë e takspaguesve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Xhovan Shyti–

Pasi ditë më parë kryeministri Edi Rama u dha fjalën shqiptarëve se në vitin që vjen, pra 2021, do të ketë rritje pagash për të gjithë, ndërkohë që mjekëve u premtoi fillimvitin 2021 si kufi për rritjen “fantastike”, dje ka bërë të njejtin premtim.

Këtë herë rritjen e pagave ua premtoi mësuesve, pasi u justifikua se kjo nuk ka ndodhur gjatë këtyre shtatë viteve të qeverisjes së “Rilindjes” për arsye të “rekrutimit nepotik” të mësuesve.

“ Ka mbaruar nepotizmi dhe emërimi i mësuesve sipas interesave politike, dhe rryshfeteve. Tani rekrutimi i mësuesve bëhet mbi baza, sipas portalit”, deklaroi ndër të tjera, mallëngjyeshëm, drejtuesi i “Rilindjes”dy ditë pasi Presidenti përcaktimin fundprillin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare.

Lajmin e mirë për këtë shtresë në nevojë Edi Rama e lëshoi gjatë takimit me mësuesit, ditën e hënë, në dukje për ti inkurajuar ata në prag të nisjes së vitit shkollor. Gjë që në të vërtetë nuk është tamam kështu, pasi, ky është një zakon i vjetër i mbetur i tillë edhe nga Kryeministri në detyrë i “Rilindjes”. Është po e njejta skemë që ai e ka trashëguar nga paraardhësit e tij të cilët bënin të njejtën gjë: shfrytëzonin eventet për të propoganduar tërheqjen votave të elektoratit, që nëse do të shpreheshim pa doreza duhet ta etiketonim si blerje votash me paratë e taksapaguesve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke shfrytëzuar mundësinë që i jep qënia në krye të qeverisjes, edhe Edi Rama, në vend të “Rilindjes”, të një drejtimi ndryshe, pra që të mos përmbajë fushatë elektorale dhe blerje votash me paratë e taksapaguesve, që nga taksat e tyre mbulojnë çdo shpenzim qeveritar, edhe pagat për gjithë punonjësit buxhetor, vijon të njejtën rrugë si paraardhësit e tij Sali Berisha, Fatos Nano, Pandli Majko etj. Të cilët gjithmonë në vite elektroale apo pragje fushatash prisnin shirita inagurimesh, akordonin shpërblime, rritje pagash, falje pronash të publikut e legalizim zaptuesish pronësishë, apo ndërmerrnin amnistira të gjithfarë llojëshme etj., me të vetmin qëllim marrjen e sa më shumë votave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fushatën elektorale të 2013, për tu marrë votat shqiptarëve “rilindasi” premtimshumë Edi Rama, premtoi “rilindje” në të gjitha sferat e jetës, dhënien fund të abuzimit me paratë e taksave të shqiptarëve si dhe mospërdorimin e tyre për qëllime elektorale.

Edhe pse ky është një detyrim ligjor i mbetur në letër, ky premtim entuziasmoi elektoratin, që edhe për këtë ia besoi një milion votat e diferencës që shpori nga skena Sali Berishën. Një milion votat që Rama i përdor si daulle për të justifikuar degradimin e premtimeve dhe mosmbajtjen e më shumë se njëqindëve prej tyre, ku përfshihet dhe abuzimi me pushtetin e shpërdorimi i parave të taksapaguesve më të varfër të kontinetit për qëllime elektorale.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Premtimi i të hënës për shtimin e pagave të mësuesve është më i fundit por jo i fundit. Ai vjen pasi më parë Edi Rama u deklaroi mjekëve fillimvitin e ardhshëm, 2021 që është elektoral, si kufi të rritjes së pagave. Madje gjatë dhënies së këtij sihariqi, nga spitali infektiv, Kryeministri përmendi se rritje do të jetë jo vetëm për mjekët por masive.

“Jemi përgatitur për një rritje masive të shtresës së pagave. Duam të realizojmë rritje pagash shumë të konsiderueshme…”, u shpreh ai, ndër të tjera, në ligjëratë të drejtë,ndërkohë që të hënën përpara mësuesve premtoi:

“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri”, a thua që buxheti i shtetit, nga dalin këto fonde, është fondacioni Rama dhe me të ai mund të bëj çtë dëshirojë, pa i pyetur fare pronarët e tij ligjor, pra taksapaguesit./ Arberianews

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.