Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

Forum E diel, 13 Gusht 2023 10:19
Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Shkullaku-

“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 58 kate, duhet t’i ketë shkaktuar një mal me halle kryeministrit Rama, i cili është detyruar të ulet dhe të shkruajë një reagim të gjatë, çarçaf siç e quajti edhe ai vetë. “Ky çarçaf u var këtu thjesht e vetëm për hallin e autorit”, shkruan Rama, pa e fshehur aspak shqetësimin që i ka krijuar debati për qiellgërvishtësin e ri të kryeqytetit.

Por me çfarë ka të bëjë halli i ri i kryeministrit? Më shumë se sa për debatin e zakonshëm të zaptimit të hapësirave të gjelbra, betonizimit të Tiranës apo pastrimit të parave të dyshimta nëpërmjet ndërtimit, shqetësimi i Edi Ramës vjen nga dilema se kush mund të qëndrojë pas idesë perfide se me anë të kësaj kulle ai po kompromenton opozitën reale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri nuk është se e ka prishur gjumin nga akuzat e vazhdueshme për betonizimin e Tiranës dhe kriminalizimin e biznesit të ndërtimit, sa herë që kulla të ngjashme kanë pushtuar kryeqytetin. Këtë herë, jo vetëm akuza për blerjen e opozitës, por edhe e panjohura se kush qëndron pas stisjes së saj, e ka detyruar të reagojë me “çarçafin e hallit të tij personal”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, janë disa elementë, që mund ta kenë trazuar qetësinë e kryeministrit. Së pari, siç analizon edhe ai vetë, projekti i kullës është aprovuar gati një vit më parë dhe leja është miratuar gjashtë muaj më parë. Përse debati shpërtheu pikërisht tani? A e provokoi atë Arlind Qorri, që Rama e quan “një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste”, apo dikush tjetër me fuqi ndikuese mbi shumë media?

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Së dyti, fakti që pas ndërtimit fshihen interesa të Sali Berishës, pse duhej të shpërfaqej kaq fort, kur vetë Rama kishte deklaruar kohë më parë, me zë dhe figurë, se kompanitë më të fuqishme të ndërtimit në Tiranë, kishin qenë të lidhura me Partinë Demokratike? Çfarë kishte të veçantë Ilir Shtufi, përveç mbiemrit që e lidh me një lëndë ndërtimore, nga një grup ndërtuesish, të njohur për afërsinë e tyre me qeverinë e dikurshme të Berishës, që sot, falë lejeve të Edi Ramës, janë pronarët e kullave më imponuese në kryeqytet? Përse nuk ishte akuzuar ai më parë se po kompromentonte opozitën dhe emrat e këtyre ndërtuesve nuk përmëndeshin asnjëherë nga mediat që tani po kryqëzojnë Shtufin?

Dhe së treti, kush tjetër veç atij, ka fuqinë dhe pushtetin që edhe mediat e njohura në mbështetje të tij, t’ia kthejë papritur kundër, madje me një akuzë shumë të rëndë. Atë se pushteti i tij ngrihet mbi blerjen, kompromentimin dhe kontrollin e biznesit, medias dhe vetë opozitës, dhe jo nga vota e lirë e shqiptarëve.

Nuk është e lehtë t’u japësh shpjegim gjithë këtyre dilemave dhe kjo duket qartë në reagimin e gjatë të Ramës, ku ai rreket më kot të gjejë gjurmët e vërteta pas këtij sulmi ndaj tij.

Me gjasë, nuk është fuqia ndikuese e Arlind Qorrit që ka provokuar këtë furtunë mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult të kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra herë, por kurrë nuk i është dhënë një hapësirë e tillë mediatike. Mekanizmin për të poshtëruar kryeministrin si një lider që nuk e meriton pushtetin, por e blen atë, duhet ta ketë vënë në lëvizje një fuqi gati e barabartë me fuqinë e tij. Dhjetra kulla janë ngritur në Tiranë, biznesmenë të njohur për lidhjet e tyre me PD janë pronarë të tyre, por asnjëherë si tani Edi Rama nuk ka qenë nën akuzë edhe nga “të vetët” për marrjen peng të opozitës.

Ai, në reagimin e tij, përpiqet të gjejë pikërisht këtë fuqi që po i kundërvihet. Përveç akuzave të zakonshme ndaj opozitës dhe Bashës së djersitur, Rama flet për “gozhda inatesh të pandryshkura, vida xhelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme” dhe menjëherë përmend që afera ndaj tij “u krahasua deri edhe me “djegësat” famëkëqinj”, duke aluduar se akuzat po i bëhen pikërisht në kohën kur SPAK po heton inceneratorin e Tirnaës. Madje, nëse mund të shihet edhe si një mesazh, menjëherë pas këtij paragrafi, Rama shkruan se padia ndaj kullës në SPAK është si një letër anonime, ndërkohë që “SPAK i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Dhe patatja e nxehtë këto ditë është pikërisht inceneratori i Tiranës.

Halli i Ramës sigurisht është i madh për të kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe nëse e mendon, nuk guxon ta thotë me zë të lartë. Një gjë është e sigurtë: ideator i tij nuk mund të jetë Berisha, që gjithashtu implikohet në këtë aferë, dhe as Lulzim Basha me t-shirt të gjelbërt. Pas tij, me shumë gjasë, qëndron tjetër kush, që ka fuqinë dhe mjeshtërinë për të dhënë goditjen e duhur në kohën e duhur. Dikush që sot për sot, ka nevojë ta demonstrojë forcën e tij si mesazh për cilindo që i kërcënon pushtetit, si masë preventive për të nesërmen politike. Dikush që di të shfrytëzojë më së miri ndjeshmëritë e disa mediave kur përmendet Berisha dhe gatishmërinë e disa të tjerave për të shërbyer sa herë që i nevojitet. Dikush, që duke e vizatuar Edi Ramën si liderin që pushtetin e mban falë lidhjeve okulte, tenton të betonizojë të ardhmen e vet politike./lapsi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 10 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 40 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 49 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.