Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur qeveritë bien nga kryeneçësia

Forum E enjte, 16 Shtator 2021 11:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur qeveritë bien nga kryeneçësia

-Prej Edi Ramës te Ramiz Alia- 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Nga “huliganët” e ambasadave të vitit 1990 e deri te “mbetësit”e universiteteve të 2018-ës kanë lëvizur shumë gjëra, por nuk ka ndryshuar asnjë grimë mendësia dhe kryeneçësia e qeverisë. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga Gjovalin Gjeloshi

Në fund të nëntorit të këtij viti, një javë përpara fillimit të protestave, botova në “Koha Jonë” një ligjëratë të porositur nga shoqata “Malësia e Madhe”  me qendër në Detroit të SHBA. Një ndër shtyllat e ligjëratës, që u drejtohesha emigrantëve dhe diasporës, ishte: “Na ndihmoni të protestojmë sepse energji të vërteta të popullit kanë emigruar”. Përveçse ndihem mirë se paralajmërova protestat, në një pikë qenkam gabuar: nuk paskam llogaritur studentët.

Shtypi në fakt, përveçse të hetojë, duhet të paraprijë, të paralajmërojë. Mund edhe të turret kur ndodhin gjërat e të analizojë, ashtu siç po shpejtoj edhe unë të futem në rrjeshtin e të gjithë atyre gazetarëve që kanë shkruar gjatë këtyre ditëve për këtë temë të ditës, të parë nga dhjetra këndvështrime. Por kjo e fundit, megjithëse e domosdoshme që të shkruhet,  të vendosë disi në bisht të situatës. Qeverinë aty e kishim bashkë me kryeministrin. Arroganca e pashoqe, deri në injorancë; prepotenca e padurueshme, deri në diktaturë; tallja ekstreme, deri në komedi; mungesa e edukatës minimale e të sjellurit në publik, deri në foshnjëri e çdo mangësi tjetër, jo  për një burrë shteti, por për një njeri normal, nuk na janë shfaqur sot, por qysh ditën e parë kur ky njeri tha: nuk keni parë gjë akoma. Dhe vërtet e vetmja fjalë e vërtet dhe e sinqertë e tij, kjo paska qenë. Ç’nuk do të shihnim e ç’nuk po na shohin sytë tanë! E megjithatë shtypi nuk ka qenë krejt i bashkuar për të goditur fort dhe gazetarët nuk e patën nervin për të reaguar ndaj fyerjeve që u bëheshin edhe atyre vetë prej qeveritarëve,  ashtu siç po veprojnë këtë dhjetëditor të mesdhjetorit.

Kur populli nuk duron më dhe del në rrugë, qeveria duhet t’i thërrasë mendjes: mos t’i quaj të rinjtë që u futën në ambasada më 2 korrik 1990, huliganë apo “jashtëqitja e kombit” dhe mos të çirren udhëheqësit partiakë nëpër sheshe duke thënë se “ata nuk janë Shqipëria”, duke mos parë greminën se ku kishte nisur të binte qeverisja e radhës. Duke filluar nga fundi, prej Edi Ramës e deri te Ramiz Alia në fillesë, të gjitha qeveritë tona i ka karakterizuar mendjemadhësia, shkurtësia e dritës së të parit, kryeneçësia. Të gjitha qeveritë kanë vepruar sipas asaj fabulës  së gomarit, i cili ndërkohë që po e hante ujku (e kishte filluar nga bishti),  ai thoshte: ishalla jam në ëndërr. Ndodh, që një qeveri mund të jetë në gjumë teksa i proteston populli i vet, por së paku të ketë aftësinë për të dalluar ëndrrën nga realiteti

-Si iu dha? – thotë populli, – kur don me pyet se si reagoi njëri apo tjetri person për zgjidhjen e një situate që i është paraqitur. Ka dhjetra raste pozitive që tregojnë mençurinë e burrave të cilët japin zgjidhje të mençura e të drejta në kushte nga më të vështirat. Të gjithë kryeqeveritarëve tanë u jepet të thonë fjalën e fundit të parën, ndërkohë që ata nuk duhet ta thonë asnjë herë këtë fjalë. Nga “huliganët” e ambasadave të 2 korrikut të vitit 1990 e deri te “mbetësit” e universiteteve të dhjetorit 2018, mund të kenë ndryshuar dhe kanë ndryshuar shumë gjera, por nuk ka lëvizur kurrnji grimë mendësia e qeverisë. Ajo mbetet kryeneçe, deri në atë masë sa me i ra me varrè kokës, thotë – “ku krisi”; moskokëçarëse, deri në injorim total  të atyre që protestojnë; injorante, deri sa të besojë se është në ëndërr si te ajo fabula e gomarit, e paaftë deri sa me e meritua, jo me e ulë, por me e rrëzua nga fiku.

“Profecisë” së Ramiz Alisë dhe propagandës së dalë boje, se Shqipëria nuk ishte as Lindje as Perëndim, “huliganët” iu përgjigjen duke kapërcyer kangjellat e ambasadave perëndimore dhe çarë kështu përfundimisht murin ndarës me botën demokratike. Ndërkohë që Ramiz Alia nuk realizonte kërkesën minimale, për të ndryshuar emrin e Universitetit të Tiranës, demonstruesit jo vetëm e detyruan me forcë të ndryshonte mendim, por ia tërhoqën zvarrë  nëpër shesh edhe vetë njeriun, emrin e të cilit mbante universiteti. Ndërkohë që Sali Berisha s’pranonte as vërejtje as këshilla të kurrkuj, për 26 majin apo për ndryshime në qeveri dhe i lexonte siç i lexon sot Edi Rama protestat e studentëve, demonstratat e Lushnjes a Vlorës, (vartësit servilë e të paaftë e gënjejnë shefin e tyre: thuhet se në janar të vitit 1997, u shkarkua nga puna oficeri i SHIK-ut në Vlorë, i cili raportoi në qendër numrin e saktë të demonstruesëve), iu desh të largohej për tetë vjet me radhë nga pushteti, pas një shkatërrimi të paparë të vendit në historinë shtetformuese të tij.

Kryeministri i fundit duket më i zi se djalli, dhe “kungulli nëpër ujë, nuk ka për të shkuar pafundësisht pa u çarë”. Ky popull, pavarësisht lëshimit të tepruar të deritashëm, do ta kërkojë një ditë dinjitetin e shkelur me këmbë prej një njeriu që kujton se do ta hedhi lumin duke shkruar batuta humoristiko-banale në “feis-buk”. Studentët e ditës së parë ishin pak dhe protestuan vetëm për një pikë. Kjo më duket ngjashëm me bërthamat e dy orteqeve, të cilat vijnë duke u rritur kur marrin teposhten. Mendoj se nuk ka rrugë tjetër, nëse këtij populli i ka mbetur pak dinjitet, përveçse të kontribuojë në rritjen e këtyre dy orteqeve: të numrit të protestuesve dhe së dyti, listimi i kërkesave të ligjshme të tyre, të cilat natyrisht nuk mund të jenë 8, por 18 e më tepër.

Studentët nuk janë të kryeministrit. Ata nuk janë rritur në strehën vorfnore të financuar prej qeverisë, që tashmë të interesohen vetëm për tetë pikat e tyre dhe të mos shikojnë se çfarë ndodh jashtë mureve të fakultetit apo godinave të fjetjes, në vatrat e tyre familjare. Ashtu siç do të rritet në vijimësi orteku i pjesëmarrësve në protestë, do të zmadhohet edhe orteku i kërkesave që duhet t’u japë rrugë kjo qeveri.

Studentët janë bijë e bija të punëtorëve, të naftëtarëve e metalurgëve, me të cilët qeveria ka bërë veshin e shurdhër kur janë lënë pa punë dhe pa pensione të veçanta. Studentët janë bijë e bija të fermerëve dhe do të protestojnë për çmimin e lartë të karburanteve, (njëlloj sa në Francë e Itali dhe më i lartë se rreth e rrotull) kur punohet toka bujqësore; për politikat diskriminuese të qeverisë ndaj bujqësisë, e cila nuk merr asnjë përkrahje, asnjë subvencion dhe shumica e fermerëve janë në kufijt e mbijetesës. Janë bijë e bija fshatarësh, të cilët kjo qeveri i ka bërë të shesin lopën e qumështit, derrin e mishit të dimrit dhe thesin e fasules, për me shlye me pahir faturat vjedhacake të energjisë elektrike apo faturat abusive të ujit të pishëm. Janë fëmijët e atyre që po fyhen në fushatat zgjedhore, duke e blerë varfërinë e tyre me një thes miell në këmbim të votës. Studentët janë fëmijët e bisnesmenëve të vegjël, 13 mijë prej të cilëve kanë falimentuar vetëm në 6 muajt e fundit, për shkak të tvsh-së. Studentët dhe prindërit e tyre “përfitojnë” shërbim shëndetsor të denjë për vendet e botës së tretë. Studentët dhe prindërit e tyre udhëtojnë duke kaluar nëpër aeroportin me çmimet më të larta të rajonit. Studentët dhe prindërit e tyre blejnë ushqime në markete me çmime njëlloj apo më të larta se sa në Greqi, Itali e vendet e tjera të rajonit, kundrejt pagave disa herë më të ulta që kemi. Ata e duan natyrën e tyre, lumenjt, përrojet e ujvarat, nga Cemi e Valbona, nga Seta në Dibër e kanionet e Osumit, të cilat po shkatërrohen për t’u pasuruar një grusht njerëzish pranë qeverisë. Studentët dhe prindërit e tyre jetojnë në një vend ku mashtrimi është në sistem qeverisës, ku drogën e administrojnë klane pranë kryeministrit, ku kriminaliteti paturpësisht është një gjë normale në administratën e lartë.

Ja pra, pse nesër dy orteqe do të jenë më të mëdha: orteku i njerëzve dhe i kërkesave. Këto dy orteqe do t’i rrisë kryeneçësia e qeverisë, e cila me mendjelehtësi do t’i shtyjë studentët dhe prindërit e tyre drejt protestave jo civile dhe për këtë nuk është përgjegjësia e këtyre të fundit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.