Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lefter dorëhiqu!

Forum E enjte, 23 Janar 2020 20:28
Lefter dorëhiqu!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Dibër është bërë shumë popullore shprehja e Ulsi Manjës, e dalë nga përgjimet: “Ma nalt mor burrë, ma nalt…”, Qytetarët e përdorin këtë shprehje në çdo rast…

 Xhemal Gjunkshi

Xhemal Gjunkshi

Nga Xhemal Gjunkshi (Ish-deputet i PD)

Kryeministri duhet të kishte shkarkuar Leter Allën, të droguarin e Bulqizës.

Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Bulqize Lefter Alla duke thithur lëndë narkotike, kokainë, në ambient publik, ne grup, si neper narko – filma.

Rasti i Lefter Alles, është modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit, e veçanërisht të Qarkut Dibër.

Edi Rama e urren Dibrën dhe zgjuarsinë e dibraneve, e urren trimërinë, bujarinë, fisnikërinë dhe traditat e Dibrës të trashëguara në breza.

Edi Rama e ka frikë Dibrën e dibranet dhe për këtë arsye gjate gjithë këtyre viteve qeverisjeje ka bërë gjithçka për të njollosur, baltosur, poshtëruar dhe denigruar Dibrën, dibranët, mendjen dhe frutin e Shqiptarisë.

Nen regjimin e Edi Ramës, dibranët ndjehen të pushtuar nga një grup mafioz që quhet Rilindje e lidhur ngushtë me grupet më të rrezikshme kriminale, që veprojnë në qark e me gjerë.

Ky grup mafioz që ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit në Dibër drejtohet nga deputeti Ulsi Manja me të emëruarit Dionis Ymeri, Robert Aga, Arben Keshi, Bekim Krashi, Lefter Alla, etj, me bekimin e Edi Ramës.

Dibranet nën regjimin e Edi Ramës janë varfëruar në mënyrë të tejskajshme. Kjo është arsyeja që rinia e shkolluar, dibranët e ndershëm po braktisin Dibrën.

Partia Demokratike i ka denoncuar në vazhdimësi politikat diskriminuese dhe selektive të qeverisë ndaj biznesit, fermerëve etj.

Partia Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes se Rilindjes, ka evidentuar dhe denoncuar me fakte veprimtarinë e mafies se Edvin Drogës ne Dibër, lidhjet e saj me grupet me të rrezikshme kriminale që veprojnë ne qark.

Kemi denoncuar në prokurori me fakte, me zë e figure përfshirjen e strukturave shtetërore, veçanërisht të Policisë se Shtetit në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe ato të vitit 2017.

Të gjithë këto përgjime flejnë në dosjen Nr. 184, ku del hapur blerja masive e votës nga një grup kriminal i drejtuar nga deputetet Damjan Gjiknuri e Ulsi Manja, në bashkëpunim me strukturat shtetërore, veçanërisht të atyre me uniforme.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përfshirja e drejtuesve me të lartë të Policisë ne blerjen e votës, ishte ne rastet me flagrante të ndodhura në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Në Dibër është bërë shumë popullore shprehja e Ulsi Manjës, e dalë nga përgjimet: “Ma nalt mor burrë, ma nalt…”, Qytetarët e përdorin këtë shprehje në çdo rast.

Drejtuesit mafioze në Polici, të lidhur ngushte me botën e krimit në Dibër, pas shërbimit që i bënë Edi Ramës në vjedhjen e votës kërkuan shpërblimin pas zgjedhjeve.

Kështu, Robert Aga kërkoi si shpërblim administrimin e “ minierës se arit “, Bulqizën, Arben Keshi është emëruar Drejtori i Llixhave në Peshkopi etj.

Dosja nr. 184 ka shkuar në “ drejtim të paditur “ e për rrjedhoje mafiozët e veshur me pushtet vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre kriminale nën mbrojtjen e Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto mafioze në pushtet kanë shndërruar edhe familjet e tyre në familje mafioze.

Ngjarjet e fundit në Dibër e tregojnë këtë, prangosja për herë të dytë në flagrancë me drogë e vëllait të Shefit të Komisariatit Robert Agës, djalit të Kryetarit të Bashkisë Bulqize, Lefter Alla, vetë Kryetari Alla duke thithur kokainë etj.

Të gjitha këto tregojnë se Edi Rama është njeriu i kokainës dhe nuk mund të qeverisi pa njerëz të sojit të vet, pa kriminelë, pa përdorues e trafikantë droge, prandaj largimi i tij nga pushteti ilegjitim që ka zaptuar vendin është emergjencë kombëtare, është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit në këto momente kaq të vështira.

I bej thirrje Kryeministrit të shkarkojë urgjentisht narkomanin e emëruar Lefter Alla.

I bej thirrje të emëruarit Lefter Alla të largohet nga zyra që e ka zaptuar nën bekimin e Edi Rames dhe nën fuqinë e krimit, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët e Bulqizës, përkundrazi ai është turpi i Bulqizës.

Lefter në rast se e ndjen sadopak që je djalë Dibre

Minimumi,

Jep dorheqjen!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 4 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 11 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.