Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:55 Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026 Dashi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letër nga Italia: Të dashur britanikë, ja çfarë dimë për të ardhmen tuaj!

Forum E shtunë, 28 Mars 2020 21:24
Letër nga Italia: Të dashur britanikë, ja çfarë dimë për të ardhmen tuaj!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Francesca Melandi –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ju shkruaj nga Italia, po ju shkruaj pra, nga e ardhmja juaj. Ne jemi tash aty ku do të jeni ju pas disa ditësh. Lakore e epidemisë na shfaqin të përqafuar në një vallëzim paralel në të cilin ne jemi nja dy hapa para jush në kohë, bash siç ishte Wuhani para nesh disa javë më parë. Ju shohim tek silleni sikurse silleshim ne.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 14 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 15 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 20 orësh

I bëni të njëjtat debate si ne jo shumë kohë më parë, mes atyre që ende thonë “krejt kjo zhurmë për diçka që është pak më shumë se një grip”, dhe atyre që e kanë kuptuar tashmë. Nga këtu, nga e ardhmja juaj, ne e dimë se kur t’ju thonë të rrini mbyllur në shtëpi, ndonjëri do të citojë Foucault, e mandej Hobbes. Po pak pas kësaj do të keni punë tjera. Si punë e parë, do të hani. Dhe jo vetëm sepse gatimi është një nga gjërat e pakta që do të mund të bëni. Në rrjetet sociale do të lindin grupe që do të japin ide mbi mënyrën se si mund ta kalojmë kohën me punë të dobishme dhe në mënyrë konstruktive; do të anëtarësoheni te secili nga ato grupe, e mandej, pak ditë më vonë, do t’ju vijë në majë të hundës. Do ta nxirrni nga rafti La Peste të Camus (Murtaja nga Albert Camus, shën. i përkth.), por do ta shihni se nuk keni aq dëshirë për t’lexuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E prapë do të hani.

Do të flini keq.

Do të përsiateni mbi të ardhmen e demokracisë.

Do të keni një alamet jete shoqërore, mes koktejeve në chat, takimeve në grup në Zoom, darkave në Skype.

Do t’ju mungojnë si kurrë më parë fëmijët tuaj të rritur dhe do t’ju mblidhet një lëmsh në stomak kur, për herë të parë që kur nuk jetojnë më me ju, nuk e dini kur do t’i shihni prapë.

Shamatat e vjetra e inatet e shkuara do t’ju duken krejt të pavlera. Do të thirrni në telefon për të parë si janë edhe njerëz që jeni betuar se s’do t’i takoni kurrë.

Shumë gra do të rrihen në shtëpitë e tyre.
Do ta pyesni veten si ia bëjnë ata që s’mund të rrinë në shtëpi, sepse nuk kanë, shtëpi.

Nuk do të ndiheni të sigurt kur të dilni për të bërë pazar në rrugët e boshatisura, sidomos nëse jeni grua. Do ta pyesni veten nëse bash kështu rrënohen shoqëritë, nëse ndodh po kaq shpejt, do ta ndaloni veten të mendoni kështu.
Do të ktheheni në shtëpi, e do të hani. Do të shtoni peshë.
Do të kërkoni në Internet video fitnesi.
Do të qeshni, shumë do të qeshni. Do të dalë njëfarë humori i zi, sarkastik, për ta vrarë veten.

Edhe ata që marrin gjithçka seriozisht do ta kuptojnë plotësisht pakuptimësinë e jetës.
Do të lini takim në radhën para dyqaneve, për të takuar ndonjë mik – por në një distancë sigurie.
Gjithçka që nuk ju është e nevojshme do t’ju bëhet e qartë.
Do t’ju shpërfaqet e pastër si loti natyra e njerëzve përreth jush: do të keni po aq vërtetime sa edhe befasi.

Alamet intelektualësh që deri dje kanë dhënë mend për gjithçka, nuk do të kenë më gjë për të thënë dhe do të zhduken nga mediet, disa do të strehohen nën dofarë abstraksionesh të mençura, pa pikë empatie, anipse nuk do t’i dëgjoni më.

Njerëz që i keni nënvlerësuar do të dëshmohen përkundrazi pragmatikë, shpresëdhënës, të qëndrueshëm, zemërgjerë, largpamës.

Ata që bëjnë thirrje për ta konsideruar gjithë këtë si një rast të mirë për rilindje planetare do t’ju ndihmojnë t’i shihni gjërat më thellë, por do t’ju lodhin gjithashtu: planeti merr frymë falë zvogëlimit të lirimit të CO2, e ju, në fund të muajit, si do t’i paguani faturat e gazit e të rrymës? Nuk do ta kuptoni dhe aq qartë nëse të qenit ende aty kur të lindë bota e së nesërmes është një gjë madhështore apo mjerane.

Do të bëni muzikë në ballkone. Tek i keni parë videot ku ne këndonim opera, keni thënë me vete “Ah! Italianët”, por ne, ne e dimë që edhe ju do ta këndoni Marsejezën (Himni kombëtar francez, shën. i përkth.). E kur edhe ju nga dritaret do të lëshoni I Will Survive, ne, ne do t’ju shikojmë duke pohuar me kokë, sikur na kanë shikuar ata nga Wuhani, ku këndonin nga ballkoni në shkurt.

Shumë njerëz do të bien në gjumë me mendimin se gjëja e parë që do të bëjnë pasi të kenë dalë jashtë do të jetë divorci. Shumë fëmijë do të ngjizen.
Fëmijët tuaj do të ndjekin mësimet online, do të bëhen të padurueshëm, do t’ju falin gëzim. Ata më të rriturit nuk do t’ju binden, siç sillen adoleshentët: fytas do të shkoni me ta që mos të dalin jashtë, ta marrin virusin e të vdesin. Do të mundoheni të mos e çoni mendjen tek ata që në spital vdesin të vetmuar. Do t’ju vijë t’u hidhni petale trëndafilash mantelbardhëve.

Do t’ju thonë se sa e bashkuar është shoqëria në këtë përpjekje të përbashkët dhe se të gjithë jeni në të njëjtën varkë. E vërtetë do të jetë. Kjo përvojë do ta ndryshojë përgjithmonë perceptimin tuaj mbi individin. Megjithatë, përkatësia klasore do ta bëjë një dallim të madh. Mes të qenit i mbyllur në një shtëpi me verandë e kopsht dhe në një ndërtesë të shtresës së ulët e të mbipopulluar: jo, nuk është bash njësoj.

E nuk është njësoj as të punosh nga shtëpia apo të shohësh sesi po e humb punën. Kjo varkë në të cilën do të jeni krejt bashkë për ta mundur epideminë nuk do të duket të jetë e njëjta për të gjithë, sepse nuk është dhe nuk ka qenë kurrë.

Vjen një çast kur do ta kuptoni që, në fakt, nuk është hiç e lehtë. Do të keni frikë. Do ta ndani frikën me njerëzit e dashur, ose do ta mbani ankthin për vete, për të mos ua ngarkuar atyre. Do të hani prapë.

Ja çka po ju themi nga Italia mbi të ardhmen tuaj. Por kjo është një profeci shumë e afërt, pakditëshe. Po ta hedhim shikimin mbi të ardhmen e largët, që është e panjohur si për ju, si për ne, atëherë nuk mund t’ju themi veçse një gjë: kur krejt kjo të ketë mbaruar, bota nuk do të jetë më si më parë.

The Guardian

Etiketat e lidhura

Francesca Melandi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 3 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 4 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.