Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta që ia dorëzoi Shqipërinë komunizmit dhe llasticat me Twitter të pandemisë

Forum E martë, 12 Maj 2020 15:35
Lufta që ia dorëzoi Shqipërinë komunizmit dhe llasticat me Twitter të pandemisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njerëzimi rrallë ka pasur fat më tragjik se gjatë viteve të egra të Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra miliona jetë u ndërprenë dhunshëm, qindra miliona të tjera u frakturuan dramatikisht. Etni, shtete e kombe të tëra, u kërcënuan me shfarosje të plotë dhe iu vu në dyshim ekzistenca. Këto janë vetëm statistikë.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Janë numra bilanci të thjeshtë që mund të japin vetëm një ide të përafërt për përmasat, por jo për thelbin e vërtetë të asaj mizorie të pashembullt, të asaj ndeshjeje epike që i dha njerëzimit një armik të përbashkët e më pas, edhe mundësinë për të bashkuar nga halli e në hall armiqtë reciprokë kundër tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ato ishin vitet që ndryshuan përfundimisht botën, shoqërinë njerëzore dhe vetë njeriun si individ në së paku tre brezat që kanë pasuar epilogun e luftës. Rrëzimi në mjerim i Evropës kryesisht, krijimi i poleve të tjera të fuqisë dhe pushtetit botëror, kushtëzuan dhe ende po kushtëzojnë për dekada të tëra identitetin evropian.

Antifashizmi u bë vlerë dhe një nga themelet jo vetëm të kontinentit të vjetër, por edhe rendit të ri botëror që synohej të instalohej në së paku gjysmën e botës. Por, siç ndodh me ngjarjet e mëdha, lavjerrësi i të drejtës historike synon skajin dhe jo qendrën.

Kufiri moral mes fitimtarëve dhe humbësve shpejt u zëvendësua me kufirin e ri mes dy botëve dhe dy sistemeve. Brutaliteti nazifashist u zëvendësua në gjysmën e botës nga një fe e re, nga komunizmi, i cili, si çdo fe dhe utopi në fillimet e veta, ishte i përgjakshëm, barbar, mizor dhe çnjerëzor ndaj skeptikëve e kundërshtarëve, por edhe ndaj ndjekësve të tij.

Parashikimi i zymtë, menjëherë mbas luftës për perden e hekurt që do të zbriste në Evropë, u bë ankthi dhe makthi real i ballafaqimit të dy gjysmave të botës. Nga një anë Perëndimi që u bindej vlerave të lirisë së individit dhe, nga ana tjetër, Lindja komuniste që në qendër vendoste ideologjinë.

Shqipëria ishte pjesë e këtij aksidenti historik. Gjithë historia e saj moderne kushtëzohet nga Lufta e Dytë Botërore. Por komunizmi në Shqipëri nuk ishte vepër e bajonetave të Enver Hoxhës, siç duartrokiste historiografia e djeshme komuniste, apo edhe siç vazhdon edhe sot për inerci të gjykohet ajo periudhë nga ata që lëvdojnë apo mallkojnë fenë e re të Hoxhës.

Instalimi i komunizmit në Shqipëri nuk ishte vetëm triumfi i fitimtarëve dhe as vetëm mjerimi i humbësve. Ishte përtej tyre. Ishte fati i lig që e la Shqipërinë në Lindje, duke perënduar shpresat e atyre që e donin Shqipërinë Perëndim. Ishte vullneti i të mëdhenjve të asaj kohe dhe kryesisht, vullneti i kryeministrit britanik Çurçill, i cili ndau zonat e influencës në Evropën e pasluftës me Stalinin.

Duhet kuptuar diçka që përgjithësisht është kaluar në heshtje në Tiranë. Edhe njëri, edhe tjetri, edhe britaniku, edhe sovjetiku, të ndryshëm në gjithçka, kishin të përbashkët drejtimin e perandorive reciproke dhe mentalitetin perandorak.

Edhe borgjezi gjuhëshpatë, edhe komunisti mizor duhet të shihen nga kjo perspektivë për t’u kuptuar në veprimet e tyre edhe përballë një kombi adoleshent në moshë si SHBA-ja, por shumë ndryshe prej tyre. Pakkush kujton dhe e di se qëndrimet e Stalinit dhe ekspansioni i tij për zgjerimin në Lindje të kufijve perëndimorë të vendit të tij, ishte një projekt rus që shkonte deri te Pjetri i Madh.

Pakkush e kujton se Çurçilli, një politikan që admirohet shumë në Tiranë, ishte njeriu që i dha Stalinit në një copë letre shifrat e ndarjes në përqindje të Evropës; të Polonisë, Çekosllavakisë, Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Italisë e ish-Jugosllavisë duke vizuatuar në këtë mënyrë, Evropën e pasluftës.

Shqipëria nuk rezultonte fare në atë copë letër, një fakt që ndihmon për të kuptuar tragjizmin e fatit të të vegjëlve të kësaj bote, që nuk nuk mund të zgjidhnin vetë fatin e tyre. Komunistët mund të fitonin edhe në Italinë dhe Greqinë fqinje, por bota ishte ndarë pavarësisht se çfarë vullnetesh lokale vepronin në ato vende. Pavarësisht rezultatit të votimeve dhe referendumit të Italisë së pasluftës dhe pavarësisht luftës civile që në Greqi vazhdoi deri në 1949-n.

Noterizimi i pushtetit të dy të mëdhenjve të asaj kohe kushtëzoi fatin shqiptar të mëpasëm që menjëherë mbas çlirimit, “u pushtua” nga aleatët komunistë të fitimtarëve. Më pas, komunistët shqiptarë justifikuan tragjedinë e luftës së klasave, izolimin total dhe gjithë përditshmërinë e tyre edhe normale, edhe kriminale, me të drejtën që morën nga rreshtimi në frontin e duhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kurse nacionalistët, kolaboracionistët, indiferentët dhe pasardhësit e tyre, me të drejtën që iu dha kalvari i pafundëm i vuajtjeve gjatë gjysmë shekulli, rreken sot të shpjegojnë vendimin e gabuar historik për zgjedhjen kuislinge që bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria, si gjithë shoqëria njerëzore në fakt, u soll si lavjerrës që shkon në skaje dhe nuk qëndron dot në qendër.

Për të kuptuar të djeshmen, por edhe për t’u orientuar në të nesërmen, Lufta e Dytë Botërore është leksioni tragjik që duhet mësuar mirë. Duke nisur që nga të shtënat e para të saj në prillin e zi shqiptar të 39-s e deri në Berlinin e majit të 45-s, në ato vite të përgjakshme që kanë ndryshuar përfundimisht gjithë botën.

Sot, në rrethana krejt të tjera, për arsye krejt të tjera, që në fillimet e vendosjes së pushtetit të pandemisë në botë, u përdor termi Lufta e Tretë Botërore. Miliona të prekur, qindra miliona me jetë të frakturuara dhe pak qindra mijëra viktima, është bilanci paraprak i kësaj lufte. Një luftë e cila i dha njerëzimit një armik të përbashkët, bëri bashkë kundër tij edhe armiqtë e njëri-tjetrit, për të sjellë në përfundim, një tjetër vijë ndarjeje mes fitimtarëve.

Edhe kësaj here, mirë apo keq, shumë apo pak, Shqipëria zgjodhi të sillet si Perëndim. Dhe ndoqi, mirë apo keq atë protokoll sjelljeje si në Perëndim, duke pasur edhe ajo si në Perëndim, “kuislingët” që kundërshtojnë izolimin e distancimin social. Duke pasur edhe ankimtarët e përhershëm që dinë vetëm të kundërshtojnë, por jo të pohojnë, që në gjykim udhëhiqen nga urrejtja dhe jo racionaliteti.

Shqipëria nuk kishte asnjë shans të zgjidhte ndryshe nga Italia apo Greqia. Edi Rama nuk ishte i lirë e sovran të zgjidhte një tjetër realitet për vendin, siç bënë suedezët, për shembull. Ai do të mbetej mbi ujë ose do të mbytej njëlloj si ata. Kritikët e tij nuk do të bënin ndryshe, nëse do të ishin në pushtet. Prandaj suksesi në pandemi nuk është i Ramës, por me të gjitha gjasat, dështimi do të ishte prona e tij eskluzive.

Pandemia ka ndryshuar botën e gjithsecilit. Për të kuptuar të nesërmen, aleancat dhe armiqësitë, sjelljen e individëve apo shteteve, do të duhet të gjykohet mbi pandeminë. Ajo do të bëhet leksioni që për shkak të dhembjes do të harrohet shpejt dhe për shkak të harresës do të ripërsëritet në një formë tjetër.

Në këtë botë kontrastesh, në të cilën pikërisht kontrastet mund t’i shpjegojnë më mirë të vërtetat relative, brezat e sotëm që po vuajnë izolimin dhe karantinimin, do të bënin mirë të hidhnin një sy pas për të kujtuar makthin e bombardimeve e treçerek shekulli më parë. Të mendojnë për ushqimin e racionuar në rastin më të mirë dhe vetë urinë absolute si zgjedhje të vetme. Kush ankohet sot kundër luksit për të shtyrë ditët me vanitet, duhet të kuptojë se lufta është tërësisht ndryshe.

Është eksperienca më e egër dhe e dhimbshme e njerëzimit, totalisht e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Mjafton ky kontrast për të kuptuar se kohët moderne kanë krijuar individin qaraman dhe shoqëri të llastuara që kërkojnë, por nuk japin, që e duartrokasin sakrificën, por refuzojnë të sakrifikojnë vetë. Kanë krijuar njerëzit me pushtet mbi teknologjinë, por që janë bërë gjithmonë e më sipërfaqësorë në shpirt, të varfër në mend dhe miopë në vizion.

Mjafton ky kontrast për të kuptuar se si po qeveriset sot shoqëria njerëzore. Dikur burrat e shtetit flisnin për fatura gjaku, kurse sot, shumica e burrave në pushtet, drejtojnë me twitter dhe japin receta emocionesh me “emoji” nga celularët, si zonjusha delikate instagrami. Sepse bota vetë ka ndryshuar! Si zakonisht, duke shkuar në ekstrem, si lavjerrës. Është njerëzore, fundja! Është njerëzore edhe shpresa se të ligat nuk vijnë vetëm për të bërë keq dhe se ligësia nuk është fat i keq, por zgjedhje ciklike e të ligjve me pushtet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.