Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Macron : Pranvera 2021 do të jetë fillimi i një rilindjeje franceze dhe evropiane

Forum E hënë, 4 Janar 2021 10:54
Macron : Pranvera 2021 do të jetë fillimi i një rilindjeje franceze dhe evropiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mentor HOXHA, Paris –

…Në natën e ndërrimit të Viteve në Francë, Presidenti francez, Emmanuel Macron ripërsëriti ritualin tradicional duke uruar 67 milionë francezë për Vit të Ri dhe duke përcjellë mesazhe e prioritete të rëndësishme për vitin në vazhdim.
Viti 2020, ishte një vit mjaft i vështirë për kombin francez, pasi humbën jetën 64 mijë persona nga Covid -19, si dhe u tkurr jashtëzakonisht ekonomia e Francës, përshkak të masave të ashpra ndaj këtij virusi shkatërrimtar. Nisur nga vdekjet dhe infektimet e shumta nga ky virus, Franca u mbyll tre herë dhe vazhdon të jetë e izoluar. Në natën e ndërrimit të vitit 2020-2021 nuk pati festime apo mbrëmje të çmendura me shampannjë, usiksi dhe dansing, munguan fishek zjarret dhe dritat e magjishme shumëngjyrëshe te simboli francez, Kulla Eiffel, apo te godinat e tjera atraktive më të vizituara në Paris si në vitet e kaluara, përveç një një koncerti virtual te katedralja e famshme Notre Dame de Paris, tashmë e rikonstruktuar nga djegia më 15 prill 2019 dhe që u pushtua me drita në mbrëmjen e këtij viti të ri. Në natën e ndërrimit të viteve, Parisi dhe Franca ishte me pak njerëz në rrugë dhe pothuaj në një shtetërrethim të plotë, ku 100 mijë policë e xhandarë dolën në rrugë për të monitoruar masat e marra nga qeveria dhe për të penguar mbajtjen e festimeve në Paris dhe në qytetet e tjera franceze nga frika e infektimit me virusin vdekjeprurës. Shkurt një mbrëmje për t’u harruar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Virusi, vaksinimi, ekonomia, Brexit dhe politika e brendshme dhe e jashtme ishin refreni dhe kryefjala e Kreut të shtetit francez në ritin tradicional të ndërrimit të viteve. Ai premtoi se në pranverën e këtij viti, kombi francez do të dalë nga n kriza, duke u mbyllur kështu një anus horribilis për francezët, të shkaktuar nga pandemia, sulmet terroriste dhe rritja e protestave tw fuqishme dhe të gjata kundër reformave të ashpra.
“Sonte, ne nuk po jetojmë një 31 dhjetor si të tjerët. Viti 2020 po mbaron me përpjekje dhe kufizime. Si përvojë franceze, për herë të parë në kohë paqeje, një prag të Vitit të Ri nën shtetrrethim”.
Një fjalim që synonte të ishte më paqësor dhe më “me një fytyrë njerëzore” sesa ai i vitit të kaluar, kushtuar kryesisht çështjes së pensioneve, të cilat atëherë nuk ishte në diskutim të braktiseshin. Duke braktisur zyrën e tij presidenciale për një tryezë të vogël pritjeje, kreu i shtetit bëri homazhe për 64.000 viktimat e Covid-19 dhe të dashurit e tyre. I ulur përpara një tavoline të ulët, në një qëndrim më pak zyrtar se 31 dhjetori i mëparshëm, kreu i shtetit dha emrat e parë të francezëve të përmendur si shembuj për guximin e tyre. Nga Gérard, pronar i një fabrike maskash, te Romain, një xhandar në Tende, apo Mauricette, 78 vjeç, banues i një shtëpie pensioni në Sevran, e cila ishte gruaja e parë franceze që u vaksinua kundër Covid-19. “Një mesazh i mrekullueshëm shprese për vitin e ardhshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë urimit të tij, kreu i Pallatit Elize, deklaroi se pranvera e vitit 2021 “do të jetë fillimi i një mëngjesi të ri francez, i një rilindjeje evropiane”, si dhe shpërfaqi prioritetet e Presidencës dhe te qeverisë franceze për Vitin 2021, të cilat janë: Asnjë “ngadalësi e pajustifikuar” në fushatën e vaksinimit, tranzicioni ekologjik, laicizmi, mundësi të barabarta dhe lufta kundër “të gjitha pabarazive dhe diskriminimit”. Pa përmendur reformën e pensioneve, një temë shpërthyese që ai megjithatë planifikon ta vendosë përsëri në tryezë, ai përmendi vetëm një nevojë për të mos u imponuar koston e krizës brezave të ardhshëm.

Në lidhje me fushatën e vaksinimit, e cila filloi të dielën në injeksione të vogla, Presidenti kërkoi një kompromis midis atyre që kanë frikë nga një detyrim dhe atyre që akuzojnë Francën se po shkon shumë ngadalë. “Unë nuk do të lejoj, për arsye të këqija, një ngadalësi të pajustifikuar në fushatën e vaksinimit” dhe “askush të mos luajë me sigurinë dhe kushtet e mira, të mbikëqyrur nga shkencëtarët tanë dhe mjekë, në të cilin duhet të bëhet vaksinimi ”, -deklaroi kreu i shtetit francez.

Pika e dytë ku u fokusua Macron, ishte ekonomia franceze e goditur për vdekje nga izolimi i gjatë dhe nga masat e ashpra dhe të dhimbshme të qeverisë për të frenuar e parandaluar përhapjen e coronavirusit Covid-19. Ai premtoi shpikjen e një ekonomie të fortë dhe ringjalljen e saj nga pranvera e këtij viti.
“Ringjallja, e cila tashmë është “drithëruese” do të na lejojë, duke filluar nga pranvera, të shpikim një ekonomi më të fortë, në të njëjtën kohë duke krijuar vende pune, më inovative, më të respektueshme për klimën dhe biodiversitetin dhe më të bashkuar”, -siguroi me optimizëm Kryetari i Shtetit. “Kjo pranverë 2021 “do të jetë fillimi i një mëngjesi të ri francez, i një rilindjeje evropiane”, por, paralajmëroi se “muajt e parë të vitit do të jenë të vështirë dhe, të paktën deri në pranverë, epidemia do të rëndojë ende mbi jetën e vendit tonë”.

Duke qenë kreu i shtetit të dytë më të fuqishëm në Evropë dhe i katërti në botë, Presidenti francez, u fokusua edhe në politikën ndërkombëtare të Francës dhe të Bashkimit Evropian. Ai preku edhe marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë së përbashkët evropiane, ku aderoi për shumë vite me radhë dhe që pati jo pak privilegje për shtetin dhe qytetarët e saj, të cilët janë frekuentues të çmendur të mallrave evropiane dhe të plazheve turistike magjepsëse të Evropës. Britania u largua pas 47 vitesh qëndrim në BE, një projekt i post Luftës së Dytë Botërore që synonte ringritjen e vendeve të rrënuara dhe kthimin e kontinentit evropian në një fuqi globale. Ajo doli nga Europa pas një referendumi ku 51 përqind e qytetarëve të saj u deklaruan pro daljes nga Bashkimi Evropian. Brexit, hyri në fuqi në mesnatën e së premtes. Macron siguroi që interesat e Bashkimit Evropian me Mbretërinë e Francës do të vazhdojnë të jenë të mira edhe pas Brexit. Pavarësisht nga dalja e saj nga BE, Mbretëria e Bashkuar mbetet “miku dhe aleati ynë”, deklaroi Macron, duke shtuar se “kjo zgjedhje për të lënë Evropën ishte fëmija i sëmundjes evropiane dhe i shumë gënjeshtrave dhe premtime të rreme.
“Unë dua t’ju them shumë qartë: fati ynë është i pari në Evropë”, -tha Presidenti francez. Ai siguroi që interesat e Bashkimit Evropian do të ruhen nga marrëveshja e arritur javën e kaluar.

Macron bëri thirrje për një Evropë “më të fortë, më autonome dhe më të bashkuar”. “Në vitin 2020, ne kemi qenë në gjendje të drejtojmë transformimet e nevojshme dhe të forcojmë kredibilitetin tonë,” -tha ai. Ne ishim në gjendje të bindnim Gjermaninë, pastaj anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, të hartonin një plan të vetëm rimëkëmbjeje, të vendosnin për një borxh të përbashkët dhe solidar për të përgatitur më mirë të ardhmen tonë.
Pasi shpalosi prioritetet e punës së tij për vitin në vazhdim në planin kombëtar e ndërkombëtar, Presidenti i Francës u tregua i gatshëm të marrë edhe risqet dhe përgjegjësitë politike, pasi Franca ndodhet shumë pranë zgjedhjeve presidenciale. Izolimi, masat e ashpra dhe disa reforma të dhimbshme, siç ajo e pensioneve, e kanë gërryer shumë popullaritetin e tij, gjë që e dëshmojnë edhe sondazhet. Gjithësesi, Macron këmbëngul që ka bërë shumë për mirëqenien e kombit francez dhe në ringritjen e ekonomisë së Francës.
“Vendi ynë është një nga ata që ndërhyri më shumë për të mbrojtur dhe mbështetur të rinjtë, punëtorët dhe sipërmarrësit,” -tha Macron. “Jam sinqerisht i bindur se kemi bërë zgjedhjet e duhura dhe në kohën e duhur,” -shtoi ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 38 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 43 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 1 ore

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.