Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:09 Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze Federata Portugeze e Futbollit ka pezulluar për 30 ditë dhe ka gjobitur me 255 euro Cristiano Ronaldon, pas largimit të paautorizuar nga grumbullimi i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mal Berisha: Krenar që u dekretova nga një atdhetar i madh e i ndershëm

Forum E enjte, 3 Qershor 2021 09:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 “Të ndjeheni krenar për atë që bëtë. Trashëgimia juaj do të mbahet mend gjatë.”  Ky është thelbi i mesazhit plot ndjenjë e mirënjohje që  diplomati i njohur Z. Mal Berisha i ka shprehur disa ditë më parë Presidentit Bujar Nishani në prag të dorëzimit ceremonial të detyrës së Kryetarit të Shtetit Shqiptar.

Sharmant dhe eloquent në fjalët e tij, Z. Berisha i ka shprehur Presidentit mirënjohjen, respektin dhe krenarinë e pafundme për punën e bërë si një atdhetar i vërtetë në shërbim të kombit shqiptar por gjithashtu edhe për vlerësimin e lartë që ai ka treguar ndaj tij, vlerësim i shprehur me dekretimin e tij si Ambasador i RSh në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës në vitin 2013.

Mund t'ju interesojë

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Para 25 minutash
BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

18 Tetor 2026, 09:39
Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

17 Tetor 2026, 16:35

“Si njëri prej të dekretuarve të shumtë me nënshkrimin Tuaj, në një pozitë të lartë të shtetit shqiptar, dëshiroj të shpreh respektin e thellë, mirënjohjen e pafund, dhe krenarinë që kam patur të isha Ambasador i RSh në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Kam patur nderin dhe privilegjin të flisja në emrin Tuaj me shumë dignitarë të huaj përfshirë Monarken më të vjetër në historinë e njerëzimit, Madhërinë e Saj, Elizabetës së II – të,” thotë Ambasadori Berisha në mesazhin e tij të postuar në Facebook e tij zyrtar.

Ishte 27 qershor i 2013-s, kur  Ambasadori i nderuar, i dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani, u paraqit në Buckingham Palace, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Zj. Donika, për të paraqitur kredencialet para Monarkes. Përshkrimi i këtij momenti me detaje të imëta e plot jetë hap edhe librin e Z. Mal Berisha “Realitete shqiptaro-britanike”i prezantuar publikut shqiptar dhe atij britanik në 2015 si një panoramë e plotë e zhvillimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në histori, diplomaci dhe kulturë.

 “Ishte pa dyshim dita më e shënuar e jetës timë në shërbim të shtetit shqiptar. Me vete mbaja atë dokument që më jepte fuqi të plotë për përfaqësimin e vendit tim të cilin u mundova ta bëj me maksimumin e përgjegjësisë, ndershmërisë, përkushtimit dhe devocionit. Ajo që më bënte të lumtur atë ditë ishte fakti që unë po i paraqisja ato letra të nënshkruara nga një burrë serioz, i vendosur, patriot, atdhetar i madh, i ndershëm, familjar dhe shumë modest. I tillë jam ndjerë edhe në Clarence House, edhe në Manson House në Londër në vizitën Tuaj zyrtare kur Ju u takuat me Princin e Kurorës, Charlsin.”

Vizita e Presidentit Nishani në Londër në maj të 2015 është ngulitur thellë në memorien e diplomatit Berisha për prezantimin me aq dinjitet që ai i bëri Shqipërisë.

“Për Ambasadorët, vizitat e krerëve të shtetit janë rast i artë për të prezantuar vendin me sa më shumë dinjitet, gjë që ju e bëtë aq mirë sa latë prapa një përshtypje të veçantë. Fjalimi Juaj në Manson House ishte një dëshmi e asaj që Ju përfaqësonit si më e mira e popullit dhe kombit tonë. Të tilla kanë qenë tërë vizitat Tuaja kudo në botë,” thotë Z. Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij.

Të gjitha këto kujtime e momente të bukura pafund do të vinin në mendjen e Ambasadorit Berisha këto ditë kur Presidenti Bujar Nishani do ti japë fund misionit të tij për tja lënë vendin pasardhësit të radhës.  Por ajo që shumë Shqipëtarë në përgjithësi dhe Z. Mal Berisha në vecanti do të kujtojë do të jetë “Trashëgimia Juaj, Z. Nishani, që do të mbahet mend gjatë si e Një shërbëtori te devotshëm të Kombit tonë.  Dua t’ju falenderoj nga zemra që na bëre krenar edhe neve që patëm rastin, nderin dhe privilegjin të flasim, veprojmë e punojmë në emrin Tuaj.” Mal Berisha, KCFO, shërbeu si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës nga viti 2012 deri në vitin 2015.  Ishte kjo periudhë tepër ntensive që i coi marrëdhëniet midis dy vendeve në një stad të ri. Puna e palodhur e Z. Berisha, e kombinuar me aftësitë e tij unike në zbatimin e teorisë së “fuqisë së butë” ose ‘soft power” çoi në promovimin e më të mirës së Shqipërisë në sytë e Britanikëve. Mbi të gjitha, statuja e Skëndërbeut, e ngritur në një nga sheshet kryesore të Londrës me iniciativën e Z. Mal Berisha, do të jehojë gjithnjë fort.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze
SPORTI Para 1 minute

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
SHOWBIZ Para 4 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 vjeç
AKTUALITET Para 13 minutash

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 ...

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?
AKTUALITET Para 25 minutash

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 12 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 8 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 15 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 12 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 11 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.