Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mandati i tretë, zyrtarizim i politikës makiaveliste

Forum E enjte, 12 Nëntor 2020 15:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arben Braçe-
Votimi në seancë plenare, mbi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, pa asnjë lloj konsensusi, mes mazhorancës dhe opozitës reale, pa marrë në konsideratë Dekretin Presidencial, padyshim që na dërgon në një situatë zgjedhore të acaruar, në një situatë fatale të pazgjidhshme, ku nuk do të ketë as humbës, as të fituar, por shkatërrim të gjithë asaj që është ngritur gjithë këto vite, me shumë mund dhe sakrificë.
Asnjë opozitë në planet, sado naive mund të jetë, nuk mund të pranojë një rezultat zgjedhjeje, që vjen si pasojë e një formule të mirëllogaritur metematikore, ku nga të gjitha anët, që mund ta vërtitësh, votat dhe fitorja bashkë me të, shkojnë për llogari të hartuesit të ligjit zgjedhor të atij, që komandon pushtetin, largon nga politikbërja faktorët kundërshtarë dhe nuk shpreh vullnetin e sovranit.
Ligjërisht çdo mazhorancë ka të drejtë për të kërkuar mandatin e tretë, qoftë edhe atë të katërt, por ajo duhet të vijë si pasojë e një rritje ekonomike dhe mirëqënieje progresive shumë të dukshme. Ajo duhet të jëtë produkt edhe i rritjes së standartit demokratik, bashkë me mirëqënien, sidomos kur kundërshtarit tënd i ke dhënë të gjitha mundësistë demokratike për t’u ndeshur, bile ndonjëherë edhe pak më shumë seç i takojnë, duke qënë se qënia në pushtet përherë krijon avantazhe, sado i lartë të jetë niveli demokratik.
Mirëpo, kur nga ana e mazhorancës janë shteruar të gjithë dredhitë për mbylljen e shtigjeve për zgjedhje të ndershme dhe që për asnjë rast nuk i janë dhënë shanset e ligjshme, që do të mund t’i siguronin opozitës një ndeshje të barabartë dhe mundësinë mbi këtë bazë të fitores legjitime dhe kur koha e deklaratave pompoze të Kryeministrit, sipas së cilës, ai i afronte opozitës laps e letër të bardhë, për ta draftuar sipas dëshirës Kodin Zgjedhor tashmë janë falsiteti më i madh politik, të gjitha këto janë paralajmërime, që në 25 Prill, nuk do të kemi një ndeshje elektorale midis partive politike, por një revolucion radikal demokratik, për të asgjesuar njëherë dhe përgjithmonë vjedhësit e pushtetit dhe oligarkët e babëzitur që i kanë marrë frymën vendit.
Rreziku më i vogël do të jëtë sikur mandati tretë i Nikolla Gruevskit, i ashtuquajtur Putini i vogël i Shkupit, që me gjithë manovrat politike të përgatitura prej tij u detyrua të largohet nga vendi dhe t’i shmanget njëkohësisht zëmërimit popullor, por edhe drejtësisë në lidhje me dënimin e tij me burgim për çështjen e famshme “tanku” Akoma edhe sot e kësaj dite nuk dihet se nga është fshehur ishlideri i VMRO-DPMNE i cili është në kërkim ndërkombëtar për t’u ekstraduar në shtetin e Maqedonisë së Veriut për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykatat vendase.
Përpara se Viktor Orban të hynte në mandatin e tretë, ndryshoi shumë dispozita kushtetuese, duke i hequr shumë kompetenca gjykatës kushtetuese dhe duke forcuar nene, që kanë të bëjnë me “patriotizmin dhe konservatorizmin” si dhe manipuloi gjyqësorin dhe ligjin elektoral.
Kritikët brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë Brukselin dhe Ëashingtonin, pohojnë se reformat e Orban kanë gërryer institucionet demokratike, sikurse gjyqësori dhe shtypi dhe se aty përherë dhe më shumë ka një ç’mobilizim të madh të grupeve të shoqërisë cilivile nga ndërhyrja e Presidentit Vladimit Putin, një visitor i rregullt i Budapestit. Ky është shkaku që Hungaria po largohet gjithnjë e mëshumë nga Europa drejt sferës së ndikimit rus.
Qeveria autoritare e Orban, sapo mori mandatin e tretë, filloi menjërë një hakmarrje politike dhe ligjore ndaj kundërshtarëve politikë, një fakt që ra shumë në sy edhe të faktorit ndërkombëtar.
Qëndrimet e tij anti-emigracion, urrejtja karshi refugjatëve, dhuna verbale karshi ”burokratëve të Brukselit” po shndërrojnë Hungarinë një shtet autoritar të mirëfilltë. Megjithëse qeveria e tij gëlonte nga një sërë skandalesh korrupsioni me afera miqsh, oligarkësh dhe familjarësh, për të larguar vemëndjen nga e gjithë kjo, u gjet figura e filantropit Soros, një personazh me një axhenda liberale, proemigracion si “armiku i përsosur” duke e përdorur për propogandën e urrejtjes.
Menjëherë mbas mandatit të tretë qeveria e Orban mbasi kishte mbaruar punë me ndryshimin e Kushtetutës, kodit zgjedhor, ligjin për shtypin, kompetencave të gjyqësorit duke cënuar pavarësinë, iu përvesh punës për kontrollin e shoqërisë civile, duke kaluar në Parlament një paketë prej tre ligjesh, që kontrollojnë organizatat jo qeveritare me preteksin e kontrollit të atyre subjekteve që punojnë me emigracionin.
Edhe Tramp deklaroi para zgjedhësve në Vinskosin, se pas fitores së sigurtë të zgjedhjeve për mandatin e dytë, përgatitjet do të fillonin, për fitoren e mandatit të tretë, megjithëse Kushtetuta Amerikane e ndalon një gjë të tillë duke kufizuar presidentët në dy mandate.
Deklaratat të ngarkuara me naivitet politk se “zgjedhjet e mandatit të parë ishin spiunuar” sollën efektet e ketyre ditëve të nxehta të zgjedhjeve në SHBA, që u kurorëzuan me humbje. Të gjitha këto fiksime me trashëgiminë politike, përtej atyre që ngarkon ligji, por edhe morali ekzistues, padyshim që janë shenja mediokriteti dhe prirjesh vanitoze për pushtet.
Mbas vdekjes së Kryeministrit të Bregut të Fildishtë Gon Coulibaly dhe dorëheqjes së ZvPresidentit Daniel Kablan Duncan, Presidenti i vendit Alassane Ouattara, megjithëse kishte arritjen ekonomike më të lartë në Afrikë prej 8%, rizgjedhja e tij për mandatin e tretë u rekomandua nga faktori politik vendas por edhe nga aleatët ndërkombëtar si një rast që do të sillte paqëndrueshmërinë politike e cila do të zhbënte edhe atë që kishte arritur.
Edhe Presidenti i Guinesë Alpha Conde megjithëse ishte dënuar me burgim kur ishte në opozitë për revoltat dhe formën demokratike të zgjedhjes së përfaqësuesve të sovranit dhe megjithëse Kushtetuta nuk lejon mandatin e tretë me afrimin e tij për mandat të tretë destabilizoi vendin dhe solli me qindra të vrarë.
Gjithsesi shëmbuj e më lartshëm duken shumë “demokratikë” me atë që kemi zhbërë gjithë këto vite, duke futur nën komandë gjithë institucionet e pavarura të shtetit, duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe së fundi duke ndërmarrë përsipër asgjesimin total të kompetencave të shtetit duke zhveshur nga funksionet edhe të vetmin institucion, llogoren e fundit, që po bën oponecë shtetërore, atë të Presidencës, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Meta, nuk bëjmë gjë tjetër veçse asgjesojmë veten, duke destabiliziar edhe atë pak demokraci që kemi arritur gjithë këto vite.
Po a shkohet në mandat të tretë me këtë vision dhe filozofi qeverisëse!? Padyshim që jo! Me këtë lloj vizioni politik makiavelist, nuk shkohet në mënyrë demokratike në asnjë lloj pushteti të ligjshëm, por vetëm aty, ku urtësia e publikut, e quan me të drejtë tek “Tre penxheret”…
Arben Braçe

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 17 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.