Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:28 Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Marrëzitë apokaliptike të Metës” dhe kllouni që zgërdhihet mbi rrënoja

Forum E mërkurë, 4 Dhjetor 2019 18:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ishte një test për shëndetin mendor të Ilir Metës ashtu sikurse na u paraqit për muaj me radhë, por prova se rilindja e shtetit, jo vetëm ka dështuar, por gjithçka është në pikën më të errët. Si provë për këtë mund të merret paralajmërimi që kreu i shtetit i bëri kryeministrit dhe institucioneve të tjera, për të parë gadishmërinë e vendit për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

Por çfarë ndodhi me ngritjen e këtij shqetësimi? Ashtu si çdo problem të madh, Rama e pa me syrin e një kllouni. Meqë ishe koha e sherrit për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ai tha në një intervistë: “Meta e ka kollaj, nxjerr një dekret dhe e anullon tërmetin”. Në disa fjalime me radhë ai e trajtoi presidentin si një të luajtur mendsh, ashtu sikurse ia donte politika e ditës. Edhe me larg shkoi si gjithmonë Elisa Spiropali. Qesharake në kopjimet pa fantazi, sikurse di të jetë vetëm ajo, edhe Mamica e Skënderbeut iu lut baba Xhikes ta shtynte tërmetin me dekret (faksimile e statusit të saj poshtë).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas nuk mbetën edhe kori i mediave pro qeveritare që shfrytëzuan një rast për t’u tallur me njeriun që po i krijonte shqetësime Ramës.

Pra i gjithë debati publik u zhvendos në hullinë “është çmendur apo jo Ilir Meta”; “A është marrëzi të parashikosh tërmetet”; sikur halli më i madh të qe, nëse rilindja na kishte dhuruar me votat e saj, një president normal apo një të sëmurë mendërisht.

Por po ta lexosh sot pas në kohë, letra e presidentit nuk e ka fokusin as tek mbiemri apokaliptik as tek gjenialiteti për të parashikuar dridhjet sizmike të tokës. Ajo i kërkon qeverisë një gjë të thjeshtë: “A keni marrë masa për të përballuar fatkeqësitë natyrore?”. Ose sikurse thuhet shprehimisht në letër: “Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla? Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor? Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Madje presidenti këmbënguli tek kjo pjesë e mesazhit të tij edhe kur u pyet nga ato media që e kishin tallur për çmendurinë e tij (video poshtë).

Ashtu sikurse rezultoi në 26 nëntor, shteti i kllounit që jepte shfaqje në parlament për sëmundjen mendore të Metës, nuk kishte arritur të merrte asnjë masë. As njerëzit nuk ishin nxjerrë nga godinat që ishin krisur nga tërmeti i parë, edhe rezervat e shtetit ishin bosh sa arritëm në pikën që NATO-s t’i kërkonim çarçafë dhe jastëkë, edhe qentë që zbulojnë njerëzit në rrënoja i morëm borxh nga Kosova.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Në ditën e parë forcat tona të shpëtimit gërmonin me duar mbi gërmadha dhe ato nuk kishin asnjë pajisje për ditë të vështira. Si për ironi të fatit edhe qendrës sizmiologjike të Durrësit i ikën dritat, nuk kishte as gjenerator dhe nuk e regjistroi dot përmasën e fatkeqësisë.

Ky është shteti i rilindasve, të cilët kanë vetëm një meritë, që edhe kur të lënë të vdesësh, përpiqen të të bëjnë për të qeshur. Ashtu siç vepruan me talljen e Metës për tërmetin apokaliptik duke anashkaluar fare problemin real që ngrinte ai.

Prandaj sot pas fatkeqësisë ne këmi mësuar një gjë: Jo është apo s’është Ilir Meta me shëndet normal mendor, as nëse ka ai ndonjë dhunti hyjnore për të parashikuar atë që nuk e bën dot as shkenca, por se drejtohemi nga një tufë sharlatanësh karagjozë, të cilët e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të zgërdhihen mbi rrënoja.

©Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 9 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 26 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 56 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.