Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Me Forcat Tona”- një rrezik real për ekonominë shqiptare?

Forum E enjte, 16 Prill 2020 19:06
“Me Forcat Tona”- një rrezik real për ekonominë shqiptare?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Majlind Lazimi –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndoshta titulli i këtij shkrimi mund të tingëllojë gabimisht si nostalgji e utopisë komuniste që i vuri shqelmin e fundit ekonomisë së falimentuar shqiptare të viteve ‘80 të shekullit të kaluar. Paradoksalisht, “karantina” dhe izolimi politiko-ekonomik e asaj kohe ishte një zgjedhje dogmatike e diktaturës, ndërsa sot ekonomia globale ka hyrë në “karantinë” e imponuar nga Covid-19.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 11 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 12 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 17 orësh

Fatkeqësisht, ajo që po shohim në javët e fundit nuk është vetëm një krizë ekonomike globale, e ngjashme me pasojat e Depresionit të Madh (1929-1933), por një epokë e re e “de-globalizimit”, e cila po godet në zemër sistemin liberal të qeverisjes globale. Nuk e kam fjalën vetëm për politikat proteksioniste, apo për luftën tregëtare dhe teknologjike mes SHBA dhe Kinës, por për një ide të rrezikshme që po fiton terren në këto kohë pasigurie. Bota sot e quan “vetë-mjaftueshmëri”, ne dikur e quanim “Me Forcat Tona”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktualisht, ekonomia globale në karantinë ka “çbërë” në më pak se 2 muaj atë që globalizimi e ka ndërtuar për dekada, pikërisht “zinxhirin global të prodhimit”. Pandemia e virusit dhe kriza ekonomike është globale, por zgjidhjet mesa duket po mbeten në dorë të qeverive lokale. Shembulli më i freskët i këtij “dështimi të tregut” është pamjaftueshmëria e sasisë së maskave dhe paisjeve mjekësore. ku për disa javë Europa dhe SHBA ishin në dorën e “diplomacisë së shëndetit publik” të Kinës.

Kriza e besimit, mungesa e solidaritetit dhe koordinimit në nivel global, ka ringjallur ankthin e çdo shteti për “vetëmjaftueshmërinë”, dmth çdo shtet po merr masa për prodhimin dhe për konsumin sikur të ishte ishull i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Nëse shendeti publik do të shikohej si një e mirë globale ku të gjithë të kontribuonin nga pak, pse duhej që çdo shtet të garonte se kush blen më shumë respiratorë dhe ventilatorë nëpër spitale, a thua sikur janë kondicioner për përdorim shtëpiak?

Për meritë të globalizimit dhe regjimit të lirë të tregtisë ndërkombëtare, çdo shtet prodhon atë që di të bëj më mirë dhe më lirë. Sot, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, zinxhiri i prodhimit global është “plagosur”, lëvizja e lirë e njërëzve, mallrave, investimeve dhe kapitaleve është kufizuar ndjeshëm.

Në kontekstin shqiptar, mungesa e stimulit të mjaftueshëm financiar si në krahun e kërkesës (konsumit) ashtu edhe në atë të ofertës (prodhimit), po e fut ekonominë në një “anoreksi” pa afat, pasojat e së cilës do ti ndjejmë dhimbshëm në muajt në vazhdim. Duhet të kishim që në fillim publikisht të shpallur vetëm një “paketë ekonomiko-sociale” me kontigjencën financiare të shkallëzuar sipas skenareve të mundshëm dhe të shtrirë në kohë. Të gjithë fashat e biznesit nuk kanë pse presin “llotarinë”, por duhet ta dinin tashmë se deri në çfarë mase do të kompensoheshin për pagat e punonjësve në mënyrë që të planifikonin me kohë nevojat dhe mundësitë e tyre për ti mbajtur ata. Sikurse duhet ta dinin sesa do të përfitonin nga kreditë e buta për kapitalin e tyre qarkullues, për pagesat e furnitorëve etj. Është njëlloj sikur të fillosh të lexosh një libër pa e ditur fare titullin dhe sa kapituj ka.

Gjithashtu, duhet të pregatitemi përveç emergjencës, edhe për një “Plan Integral të Rimëkëmbjes”, ku praktikisht duhet të bëjmë “stres-testet” e skenarëve më pesimistë të ekonomisë sonë. Në kushtet kur tregjet ndërkombëtare të zinxhirit të prodhimit mund të bllokohen qoftë edhe për shkak të paranojës së secilit shtet, ne nuk duhet të kompleksohemi nga sllogani “Me Forcat Tona”.

Konkretisht, përveç prioritetit të sektorit të shëndetësisë, bujqësia, industria ushqimore, turizmi dhe industria tekstile duhet të jenë në fokus të mbështetjes financiare të qeverisë përtej periudhës së emegjencës. Pse?

Për shembull, ekonomia greke parashikon një rënie ekonomike në nivelin e 11% të PBB-së, kryesisht për shkak të goditjes në sektorin e turizmit dhe bujqësisë. Problemi kryesor, sidomos për bujqësinë, është mungesa e krahut të punës, e cila në kushtet normale furnizohej nga shqiptarët. E njëjta gjë është edhe për turizmin. Të njëjtin problem e ka edhe Maqedonia me produktet bujqësore dhe ushqimore. Si ka mundësi, që edhe në këtë rast kur bujqësia shqiptare dhe industria agro-përpunuese ka një shans për të zëvendësuar importet e produkteve ushqimore të vendeve fqinjë, fermerët shqiptarë janë të detyruar të hedhin produktet e tyre në lumë? Apo më keq, si ka mundësi që luleshtrydhja e Lushnjës, shitet si “luleshtrydhe zvicerane” kur vjen në tregun e Tiranës? A ka mundësi që qeveria të ketë një rol më aktiv dhe të eliminojë këtë sjellje spekullative të grosistëve? Në kohë normale, ndërhyrja e qeverisë mund të konsiderohej “etatizëm”, por në kushtet aktuale shteti është rregulatori i vetëm i cili mund edhe të ekulibrojë çmimet në treg. Në të njëjtën mënyrë edhe me produktet e tjera agro- ushqimore. Nuk ka sens të importojmë ujë të pijshëm nga Italia apo qumësht nga Serbia. Ky është shans i madh për të ndihmuar prodhimin vendas, sidomos për të promovuar edhe produktet ushqimore që në kohë normale eksportohen në tregjet ndërkombëtare, por që sot janë të mbyllura.

Edhe në turizëm, për shkak të situatës dhe kufizimeve të mundshme në lëvizje, në këtë sezon të gjitha vendet e Mesdheut do të mbijetojnë “me forcat e veta” dhe me paketa turistike agresive përmes çmimeve të ulta. Ne duhet të kemi një plan sesi të amortizojmë humbjen nga mungesa e turistëve të huaj, duke promovuar destinacionet tona “patriotikisht” tek shqiptarët. Ulja e çmimeve në hotele dhe restorante apo subvencionim të bizneseve turistike për çdo turist, mund të jenë instrumente të domosdoshme për të pretënduar që shqiptarët me aq pak kursime që mund të kenë të bëjnë disa ditë pushim.

Recesionin ekonomik për 2020 nuk mund ta ndalim me shkopin magjik, por si në çdo krizë, ka gjithmonë oportunitete që mund të shfrytëzohen nëse kemi një plan ekonomik të vërtetë. Fatkeqësisht, koha nuk pret për paketën e 3-të.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.