Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Miku i oligarkëve dhe armiku i biznesit që po falimenton ekonominë

Forum E diel, 12 Prill 2020 14:04
Miku i oligarkëve dhe armiku i biznesit që po falimenton ekonominë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enton Abilekaj-
Prej disa ditësh Kryeministri po del për të prezantuar një paketë ekonomike që ngulmon ta quajë të majtë. Ndërsa mbyllja e botës dhe e vendit po sjell pasoja të rënda ekonomike, Edi Rama kujdeset të mbajë fjalime populiste nëpër televizione, duke premtuar copën e bukës dhe duke lënë pa mbështetje biznesin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pa asnjë vrarje ndërgjegje për 6 vite dhe 6 muaj të qeverisjes së tij, deklaron se jemi vend i varfër dhe nuk mund të bëjmë shumë, pastaj iu kthehet biznesmenëve duke përdorur fjalorin tipik të partizanëve kur zbritën nga malet, me florinjtë e fshehur, me vilat e treta dhe jahtet.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh

Kështu, jo vetëm fiton pikë në publikun e uritur dhe të varfër, që është i tillë për shkak të tij, por edhe i vë nën presion sipërmarrësit, që me kërkesat e tyre, e kanë nxjerrë zbuluar qeverisjen e keqe, mungesën e parave në buxhet, mungesën e fondeve të emergjencës dhe mungesën e politikave ekonomike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeverisja partizane qe e ka sjellë ekonominnë në këtë pike, e në vend që të reflektojë, ka veshur çizmet e partizanit “Meke” dhe është shtrirë në krevatin e Perandorit për ta paraqitur edhe një herë dhunimin si vënie të drejtesisë shoqërore.

Më e keqja është që, ky spektakël populist dhe i rrezikshëm i keqqeverisjes, komentohet si filozofi qeverisjeje, si rikthim tek vlerat e majta dhe përfshihet në debatet për rolin e Shtetit tani që pandemia globale zbuloi dobësitë e sistemit.

Edi Rama, i gjendur përballë pasojave katastrofike të qeverisjes së tij, ka bërë “Paketën e bukës së gojës”, ose të lëmoshës për ekonomikë. Kjo paketë konsiston në konsum deri në fund të krizës, ndërkohë që prodhimit, jo vetëm nuk i heq taksat, por i shton edhe kreditë, u garanton te varfërve bukën e gojës, vetëm bukën e gojës, ndërsa i çon të tjerët në faliment.

“Të tjerët” janë bizneset e vogla, të mesme, të mëdha dhe profesionistët e lirë, kontribuesit kryesorë në ekonomi. Kjo politikë e konsumit, që do prodhojë vetëm borxhe dhe varfëri, që do çojë në faliment “të tjerët”, duke rritur kështu konsumin dhe duke e shkatërruar prodhimin, po quhet politikë e majtë dhe po gjen mbështetje tek publiku i zemëruar me të oligarkët duke përfshirë në këtë term gjithë biznesin.

Mosndërhyrja e shtetit në ekonomi, duke mbështetur biznesin e madh, përshëndetet si një kthim të politikat e majta, ndërkohë që nuk ka fare politika por një një manovër të bazuar në një gabim elementar.

Koncepti i ndërhyrjes së shtetit është i majtë, jo i djathtë. Kriza botërore e 2007 kaloi në SHBA dhe Angli (Obama dhe Brown, të dy të majtë), me ndërhyrjen e shtetit. Në Europë ku Merkel, e këshilluar dhe kontrolluar nga Schauble, nuk i pranoi politikat e ndërhyrjes por zgjodhi rreptësinë financiare, injoroi kërkesat dhe premtimet e të majtëve Hollande dhe pastaj Macron në Francë, Renzi në Itali, Cipras dhe Variufakis në Greqi.

Me politika fiskale, kriza në Bashkimin Europian zgjati pak më shumë, megjithatë, kishte dy qasje të qarta, të reflektuara në politikat shtetërore. Sot është e njëjta situatë. Çdo vend perëndimor ka vendosur të ndëhyjë në ekonomi, duke garantuar pagat dhe ndihmën sociale, duke shtyrë taksat (masë që Rama e refuzon kategorikisht) dhe duke siguruar likuiditete per biznesin.

Po ta lëmë Perëndimin e pasur, në Ballkanin e varfër po ndodh njësoj. Edi Rama ekspozoi krenarinë e liderit global pasi paketa e Serbisë ishte pothuajse e kopjuar nga e Shqipërisë.

Në fakt, kjo ishte një tjetër gënjeshtër. Ndryshë nga Shqipëria me garanci sovrane 100 milione euro, Serbia do ta ndihmojë biznesin me 2.2 miliardë Euro, ndryshe nga Shqipëria që nuk negocion asnjë shtyrje për taksat, Serbia po negocion shtyrjen e tyre deri në fund të izolimit dhe pagesën proporcionale deri në 30 qershor 2021, ndryshe nga qeveria shqiptare qe thotë se Dhomës Amerikane të tregtisë i ka mbetur vetëm emri se nuk ka asgjë amerikane, qeveria Serbe e ka publikuar në portalin e saj propozimin e Dhomës Amerikane të Serbisë, me premtimin se do t’i marrë parasysh kërkesat.
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe dhomat e tjera të biznesit po kërkojnë që shteti, nëse nuk ndërhyn dot në ekonomi, nëse nuk mbështet me likuiditet, të paktën të mos marrë të gjitha taksat.

Në këtë këndvështrim, masat e Ramës nuk kanë sens ekonomik, nuk kanë referim as të majtë, as të djathtë, janë thjesht masa frike të një politikani populist që kërkon të blejë një mandat të ri, mu në mesin e një emergjence kombëtare të gjithanshme.

Marrëdhënia e Ramës me biznesin sot është e papërcaktueshme sepse është e paprecedentë. Në një ekonomi ku Shteti është aksioner me 30 për qind, nuk mund të marrë vendimet për 70 për qindshin, aq më tepër duke dalë kundër tyre. Ai jo vetëm e bën këtë, por e ndan pjesën shtetërore nga ajo private sikur të ishin dy ekonomi komplet të ndryshme. U thotë: pjesa ime nuk preket, për pjesën tuaj mendoni vet. Ndërkohë që ajo pjesë që quhet Shtetërore, jo vetëm që buron nga 70 për qindshi, për nga privati por është edhe e varur prej saj.

Ky koncept nuk është as i majtë as i djathtë, është thjesht populist. Qeveritë e djathta në rastin më strikt lehtësojnë biznesin me politika fiskale, pra duke hequr taksat, ndërsa qeveritë e majta duke ndërhyrë direkt me para.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, që taksohet për të qenë burimi kryesor i Buxhetit të Shtetit, është produkt i iniciativës së lirë, që ndahet në biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh. Nëse biznesi falimenton, PBB bie, Buxheti mbetet pa të ardhura dhe Shteti falimenton gjithashtu. E shpjeguar më thjesht, është si të presësh degën ku po rri, ose të thash burimin që të jep ujë.

Qëndrimi i Ramës ndaj biznesit në kohë normale, ka qenë njësoj, etatist në politikë dhe interesaxhi në sjellje. Nuk ka qenë asnjëherë i djathtë, por asnjëherë i majtë. Shteti është prezent kudo, është pronar i naftës por e ka lënë me konçesion, është pronari kryesor i kromit po e ka lënë me konçesion, është pronar i shëndetësisë por e ka lënë me konçesion. Një skemë e dështuar në të tre sektoret, ku privati merr fitimin ndërsa shteti mban dështimin. Fitimi ndahet me qeverinë, ndërsa dështimi ndahet me publikun, paguhet me paratë e buxhetit ose me pasuritë natyrore. As e majtë as e djathtë, thjesht korruptive.

Kjo është politika që ka ndjekur, ndërsa realizimi i saj i ka dhënë Edi Ramës imazhin e një politikani të djathtë, që bashkë me biznesmenët e mëdhenj po krijon një klikë ekonomike, duke i favorizuar me taksat dhe me fondet publike. I ka interesuar deri sot që marrëdhënia preferenciale që ka me një grup të vogël biznesmenësh që vendosin politikat ekonomike në kohë normale dhe prandaj quhen edhe oligarkë, të maskohet si një politikë e djathtë, favorizuese për biznesin e madh.

Jo më kot është rreshtuar si aleat i biznesit kur sulmohet par oligarkët, i interesuar që biznesi i madh dhe oligarkët të shkrihen në të njëjtin term. Këtë bëri edhe në daljen e fundit tek “Open”, kur u mundua të krenohej se ata që quhen oligarkë dhe për të cilët është akuzuar, i ka lënë pa ndihmë. Në fakt nuk është kështu. Oligarkët nuk janë biznesi i madh, përkundrazi, janë armiqtë e biznesit të madh. Janë ajo pjesë e biznesit të madh, që duke u lidhur me qeverinë, prish rregullat e garës së barabartë, favorizohet me ligjet, me taksat, me koncesionet dhe privatizimet, merr fondet publike me propozime të pakërkuara. Këta janë një grusht biznesmenësh të njohur me emër dhe mbiemër, kurse biznesi i madh, numëron më shumë se 200 kompani, që luftojnë çdo ditë në këtë terren të tmerrshëm.

Janë kompani shqiptare, italiane, gjermane dhe amerikane të organizuara në dhomat respektive të biznesit, që ankohen çdo vit për klimën e biznesit të shkatërruar nga favorizimi i Oligarkëve. Raportet ndërkomëbëtare për klimën e biznesit, ku Shqipëria renditet keq e më keq, janë rrjedhim i kësaj sjelljeje të Ramës, që nuk ka lidhje me politikat e djathta por me korrupsionin pa ngjyrë dhe pa krah politik.

Sot nuk po vuajnë oligarkët, nuk po kërkojnë lehtësi fiskale apo ndërhyrje të Shtetit të favorizuarit e Ramës, ata janë të qetë, fondet për ta qeveria nuk i anulloi. Është vetë Rama ai që kërkon të bindë se po i harron, se nuk është as i lidhur me ta dhe as peng i tyre, se politikat e tij të majta i kanë acaruar ata dhe ai po punon për të varfërit. Për të fshehur të vërtetën, duke shpërndarë bukë në varfërinë që ka krijuar vet.

E vërteta është se oligarkët dhe konçesionet po vazhdojnë, me taksat e atyre që nuk kanë marrë gjë nga shteti, por janë mbështetur tek inciativa e lirë, me paratë e atyre që e çojnë përpara vendin duke çuar përpara veten, qofshin biznes i madh, i mesëm, i vogël apo qytetarë të lirë. Këta po ndihmohen sot në Perëndim, këta janë aksionerët e vërtetë të PBB, të cilët po të marrin vendime në vendet normale. Qeveria vetëm duhet ti përkthejë ato në ligje dhe politika, që ekonomia të mos falimentojë. Që dega kur jemi ulur të mos bjerë bashkë me ne.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.