Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mos shpresoni më te ligji

Forum E premte, 3 Prill 2020 09:38
Mos shpresoni më te ligji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Manjani-Për kontratat e qerasë.
==============
Dje gjithë ditën e deri vonë në darkë, miq e të njohur me pyesnin:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“A mundet shteti të ndalojë pagesat e qerasë sipas kontratave”?

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 14 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 20 orësh

Përgjigja e kësaj pyetje është thjesht JO!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në asnjë rrethanë, të zakonshme apo të jashtëzakonshme, qeveria nuk ka shans as të drejtë të ndalojë zbatimin e kontratave private ndërmjet shtetasve dhe/ose bisneseve private.

Kontrata është instrument i të drejtës private. Si e tillë ajo ndërtohet dhe zbatohet nga VULLNETI i palëve.

Vullnetin e palëve jo qeveria, po as zoti në qiell nuk e vë dot në dyshim!

Edhe qeveria lidh kontrata me privatë, por nuk e urdhëron dot veten të mos paguajë shërbimin, apo të mos mbledhë qeratë nga pasuritë publike. E pra, kur nuk e bën për vete me çfarë llogjike(igj jo e jo) e bën për palët private?!

Mirëpo, ky arsyetim vlen për rastin ku në shoqërinë me shtet sundon ligji. Vlen në ato shtete ku Kushtetuta është ligji themelor që prevalon edhe kur vendi gjendet në emergjencë.

Për fat të keq Kushtetuta dhe ligjet normative të shtetit kanë kohë që nuk sundojnë. Ato janë zëvendësuar,nga pak e çdo ditë(sot totalisht), nga urdhëri, porosia, akti normativ abuziv e deri edhe nga ligje speciale me natyrë individuale, tipike kjo sjellje e shteteve diktaturë!!!

Sundimi kushtetues ra formalisht ditën që u ekzekutua Gjykata Kushtetuese. Në fakt kishte kohë që kishte nisur rënia, që kur qeveria sulmoi gjykatat, kolegjialiteti u zëvendësua nga prijësi,politika mbyti shtetin…

Por, vini re me vemendje, pas ekzekutimit të Gjykatës Kushtetuese sulmi i qeverisë nga pronës private, ekonomisë së tregut të lirë dhe lirive e të drejtave të njeriut ka qenë e mbetet i ashpër. I hapur fare dhe pa asnjë frikë!

Sot kjo situatë është më e dushme, falë këtij virusi. Për fat të keq njerëzit nuk i vënë rëndësi devijimeve kushtetuese kur ato ndodhin, por fillojnë të reagojnë kur bëhen mullar dhe u bie në kokë.

Kur njerëzit tolerojnë devijimet, ato bëhem ligj, normë sjellje!

Ndaj tashmë nuk ka asnjë çudi se ku e gjen kurajon qeveria të sulmojë pronën private, të drejtat që burojnë prej saj dhe liritë e të drejtat në tërësi.

Hiç mos u çudisni! Do dëgjoni thagma të tjera si kjo. Ç’është më e keqja nuk do ketë më instrumente të mbrojtjes ligjore!!!

Ato që janë, pra gjykatat e rrudhura nga presioni, mos mendoni se kanë fuqi ta ndalin këtë situatë krejtësisht jashtë Kushtetutës dhe sundimit të ligjit. As SPAK. As marinsat e ushtria e NATOS…

Unë kam bindje se është koha për të aktivizuar instrumentat politike të shoqërisë.

Sundimtarët nuk ndalohen më me ligj. Ndaj mos u lodhni hiç të gjeni mbrojtje tek ligji që për më tepër nuk ekziston më!

Unë ende shpresoj tek VOTA. Revolucionet më trembin njësoj si sundimtari i sotëm!

Shoqëria ka nevojë për një ristart të shtetit demokratik, që duhet të fillojë nga LIRIA PËR TË ZGJEDHUR, jo thjesht nga e drejta për të votuar.

Ende shpresoj!??

Ndërkohë merreni shtruar këtë marifetin qeveritar të kontratave të qerasë. Mos u zini me njëri-tjetrin, por gjeni fjalët e duhura të mirkuptimit.

Qeraja do paguhet, në mos sot pak më vonë, por do paguhet!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 30 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 31 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 32 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 33 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.