Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:51 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj! Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mustafa Nano: Edi Rama, jepi fund kësaj loje

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 20:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mustafa Nano- Ambasadorët, dhe të huaj të tjerë që merren me ne, sa herë që u duhet të flasin mirë për Shqipërinë, ndalen te reforma në drejtësi. Madje, edhe këto ditë, kur protestat e opozitës krijojnë përshtypjen se Shqipëria është në zgrip të ndonjë humnere, të huajt vijojnë të flasin për progresin që ka bërë Shqipëria dhe si ilustrim sjellin reformën në drejtësi. Duket sikur duan të na mbushin mendjen se kjo reformë, qoftë edhe e vetme, ja kështu si është, një margaritar në mes të një kapice hedhurinash, do t’iu mjaftojë atyre për t’i dhënë OK-in kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Dhe nuk është çudi që të jetë kështu. Anëtarësimi në klube e struktura të tilla ndërkombëtare, lëre se çfarë thuhet, nuk ka lidhje me suksesin lokal. Përkundrazi, ka lidhje me frikëra, pasigurira, llogarira, konjuktura ndërkombëtare. Ju kujtohet se kur u pranuam në NATO? Menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit. Aq sa të bëhej të besoje se pa atë tragjedi të madhe të ngritur mbi një biznes korruptiv e mbi abuzimin e pastër me pushtetin politik, nuk do ta kishim atë “Miracle of Freedom”.  

Reforma vetë, në fakt, është duke ecur. Ngadalë e me probleme, duhet thënë, por kjo ngadalësi e këto probleme nuk duket se e komprometojnë reformën në tërësi. Është diçka tjetër që e komprometon atë, dhe kjo diçka tjetër është debati politik që ka shoqëruar qysh prej fillimit këtë reformë. Më saktë, është një përpjekje për të pretenduar një lloj patronazhi politik mbi reformën, me fjalë të tjera është ideja se kjo është një reformë e kërkuar nga mazhoranca, e bërë nga mazhoranca, me synimin strategjik për ta vënë sistemin e drejtësisë në duar të mazhorancës dhe me synimin imediat për të shpartalluar disa zullumqarë në opozitë. Kjo ide ka zënë vend në kokën e njerëzve edhe për shkak të sabotimit që ka dashur opozita t’i bëjë gjatë gjithë kohës reformës, e të një frike që është manifestuar te Berisha & Co. Por mbi të gjitha për shkak të lojës që ka bërë e po bën mazhoranca. Nuk ka ditë që të mos dalë dikush prej tyre e të thotë, duke iu drejtuar Berishës & Co: “Po vjen SPAK-u, po vjen, ja edhe pak, dhe qyqet ju pastaj ç’do hiqni!”

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 39 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tani, unë nuk e di se ç’do të bëjë SPAK-u, apo Byroja Kombëtare e hetimit. Por di një gjë tjetër ama, dhe këtë e di me siguri, di që këto kërcënime me shpatën e reformës që mazhoranca na e mban mbi kryet e kundërshtarëve të vet janë mënyra më e mirë për ta diskredituar e komprometuar këtë reformë. Prandaj, njerëzit e mazhorancës, Edi Rama i pari, do bënin mirë t’i jepnin fund kësaj loje, me të cilën nuk është çudi të mbajnë veten me gajret. Sepse unë nuk besoj që SPAK-u e Byroja Kombëtare e Hetimit po krijohen veç për t’i treguar vendin ndonjërit në opozitë. Unë besoj që këto struktura do të veprojnë kundër të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin. E nëse është kështu, njerëzit e mazhorancës kanë arsye gjithashtu ta bëjnë gjumin të paqetë. Dhe unë mendoj se të gjitha kërcënimet që ata bëjnë me armën e SPAK-ut e të BKH-së janë, më së pari, një mënyrë për t’i dhënë zemër vetes. Madje, as komprometimin e reformës nuk e kanë për synim. Komprometimi i reformës vjen si pasojë, s’ka gjë se dëmi është i madh, gjithsesi. /abcnews.al

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 7 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 9 minutash

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 10 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 26 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.