Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nano, “Fatosi” që lëshon vrer dhe lëpirje për një kolltuk

Forum E premte, 5 Shkurt 2021 20:56
Nano, “Fatosi” që lëshon vrer dhe lëpirje për një kolltuk
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Leonard Karaj –

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Ky vend është unikal, pasi të jep mundësi që të turpërohesh si mos më keq, duke fituar vëmendje edhe kur je harruar me dashje. Pikërisht, ajo çka u pa në studion e “Opinion” mbrëmjen e së enjtes nuk ishte asgjë më shumë sesa metamorfoza e një njeriu që për hir të kolltukut të presidentit, ishte/është i gatshëm të gëlltisë edhe jashtëqitjen e vet. Nuk është hera e parë (por urojmë të jetë e fundit), kur një politikan bëhet aq grotesk sa i fut kokën në shalë edhe më militatinit të vet. Sharjet dhe ofendimet monstruoze të Meta-Rama, “të harruara” më pas nga ky i fundit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, vetëm për hir të pushtetit, treguan amoralitetin e tejskajshëm të politikës shqiptare. Por asqë pritej e njëjta skizmë nga Ai, që shumë socialistë e kanë pasur si “jezusin e tyre”. Një lëpirje deri në ofshamë e “liderit historik” ndaj atij që jo vetëm i mori karrigen e partisë; jo vetëm që e shau, ofendoi, injoroi në vijimësi, si të ishte vakti; por edhe që i shuajti për të paktën tre herë ëndërrën për tu bërë president.
“Edi Rama ka një problem moral: e kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese”. Kjo ishte deklarata e Fatos Nanos fill pasi Rama i përplasi derën në fyutyrë në 2007-ën kur i shkoi në zyre si kaposh dhe nga ku doli si një qen i rrahur. Ishte koha kur Rama i kishte marrë partinë dhe si detyrë primare kishte denigrimin në vijimësi të figurës së “babait historik” të socialistëve. Sigurisht Nano nuk mund të rrinte duarkryq, ndaj përveç deklaratash thumbuese (por realiste), për inat i fali Berishës 6 deputetë, aq sa mjaftonin për të zgjidhur Bamir Topin president. Rama tërbohet dhe në 2009-ën lë jashtë listave të gjithë idhëtarët e Nanos, natyrisht përfshi edhe këtë të fundit. Por kjo nuk shkërmoqi aspak dëshirën e zjarrtë të Nanos për tu bërë president, ndaj tentoi të njëjtën gjë në 2012-ën, kur Rama, tashmë nën sqetullën e Metës, i tha jo. Dhe përgjigjja e Nanos është sërish therëse: – “Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009-ës, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve…Edi Rama nuk e përfaqëson më Partinë Socialiste”.
Por as kjo gjë nuk e lëvizi nga istikami asokohe kreun e opozitës, i cili po përgatitej që të merrte frenat e shtetit. Me ramën kryeministër, rruga e Nanos drejt presidencës dukeje dhe më e largët. Dhe në fakt, në 2017-ën, Nano u përkul aq fort sa pranoi të bënte edhe shoferin e Metës vetëm e vetëm që ti afrohej asaj ndërtese, por sërish Rama “ia thau pështymën”. Dhe në një situatë tejet ofenduese, Nano lëshon istikamën e radhës: – “Edi Ramën e nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.
Hendeku mes tyre vijoi edhe më tej, teksa në 2019-ën, tashmë nëpër mejhanet e Vjenës, Nano tento të bëjë politikanin e regjur duke lëshuar deklarata ekuilibruese, si për ta joshur pasardhësin e tij, por gjithnjë duke i treguar faktin se Aui është në vendin e gabuar: – “Pushteti të ndryshon, të verbon dhe ndonjëherë të ngadalëson, por duhet ta pranosh gjithmonë se kur të vjen fundi, duhet të dorëzohesh sepse atëherë Shqipëria mund të ecë para. Ti nuk je i denjë për ta ndryshuar më Shqipërinë, je në kohë për t’u larguar, sepse populli humbi besimin në ty”.
Por çudia ndodhi të enjten, teksa përpara Fevziut, Nano lëshoi deklarata dashurie ndaj njeriut që e ka “përdhunuar” politikisht gjatë 15 viteve të fundit, duke e sjellë përpara shqiptarëve si “shpëtimtarin e këtij vendi”. U harruan “thonjtë pa prerë”. U harruan “ikonat e vjedhura”. U harruan 15 vite përplasje. Arsyeja? Rama ka nevojë urgjente për një qokë militantësh, teksa të gjitha sondazhet serioze e nxjerrin humbës në zgjedhjet e 25 prillit, përpara bllokut opozitar, teksa Nano shpreson akoma se një vit më vonë, në 2022-in do të mund të realizojë ëndrrën e kahershme për të ulur në kolltukun e presidentit. Për këtë, dhe për asgjë tjetër që mund të konsiderohet sadopak normale, Nano direkt dhe Rama indirekt, u kthyen në buratinë të politikës së këtij vendi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 27 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 31 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.