Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ne do ta kalojmë këtë, do ia dalim! Po a do gjejmë vetveten?

Forum E hënë, 30 Mars 2020 00:23
Ne do ta kalojmë këtë, do ia dalim! Po a do gjejmë vetveten?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Brunilda Zllami –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne do ia dalim! Do i mbijetojmë këtij virusi dhe dalëngadalë do kthehemi në atë që konsiderojmë realitetin normal.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 14 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 15 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 20 orësh

Po a ishte normal?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prej kohësh ia dorëzuam veten teknologjisë. Zbuluam dritaren e fshehtë dhe në dukje të lirë të komunikimit. Takuam njerëz që i kishim harruar dhe njohëm të tjerë që as e dinim që ekzistonin. Bota dikur e madhe u zvogëlua në një ekran telefoni. Dhe këtu filluam të harronim botën e vërtetë. Zbuluam egon e heshtur që vizualizohej në foto të gjithçkaje që bënim. Me dhjetëra shkrepje për foton perfekte që merr “ like”, me filtra që heqin shenjat e moshës dhe identitetin, me forma jo normale të shprehive, të qënies. Askush nuk gëzonte një shëtitje pa një foto në rrjetet sociale, askush nuk ndihej i plotë pa marrë “ like” që të përkëdhelte sedrën.

Ne sot na mungojnë njerëzit me të cilët takoheshim, natyra, rrezet e diellit, lulet e pranverës… Po sa i kemi shijuar më përpara? A ju kujtohet kur dilnim me miqtë dhe sytë i kishim te telefoni? Jeta jonë ishte e lidhur me tubat e padukshëm ku merrte iluzionin dhe griste kohën.
Tani ndihemi të burgosur se nuk dalim dot, se na mungon ajo rutina e përditshme, kur në të vërtetë kishim humbur kohë më përpara lidhjen me njëri-tjetrin, me natyrën, me ato vlera që dikur na gdhendën si njerëz. Edhe tani shoh njerëz që kërkojnë dëshpërimisht vëmendjen e munguar dhe fasadën që kishin krijuar me aq mund!

A ishim në një realitet normal para se të vinte një virus i padukshëm që na hoqi gjithçka kishim lënë në harresë? Apo kishim krijuar një realitet virtual ku ishim të gjithë të bukur, të përsosur, shumë gjykues për të tjerët dhe tërësisht të dashuruar me imazhin e krijuar për veten?

A na mori ky virus lirinë, apo e kishim humbur me kohë?

Ne do ta kalojmë këtë, do ia dalim! Po a do gjejmë vetveten?

A do dimë të gjejmë vlerat, të duam tjetrin ashtu siç është pa filtra, pa buzët e fryra, vetullat e vizatuara dhe pa botoks? A do iu japim fjalën profesionistëve, apo do vazhdojmë të dëgjojmë gjithologët? A do jemi më të vërtetë, apo do vazhdojmë të krijojmë avatarët tonë virtualë? A do ta shijojmë një kafe me miqtë, një shëtitje në natyrë, zhurmën e valëve të detit, apo do harxhojmë orë për të krijuar imazhin e përsosur për “miqtë” virtualë? A do dimë të vështrojmë yjet e të ëndërrojmë? A do jetojmë sërisht në botën e Kardashianëve, apo në botën ku do lindë një Ajnshtajn?

A do përqafojmë prindërit e gjyshërit, a do ju japim kohë nga jeta jonë? A dimë të jemi më të përulur, më të thjeshtë? A do kemi mësuar diçka nga kjo që po na ndodh?

Një ditë do mundemi të dalim dhe të takojmë njëri-tjetrin pa ruajtur distancën, por nuk duhet të harrojmë se distancën e kishim krijuar pak nga pak shumë kohë më parë!

Një ditë do jemi të lirë, po a do jemi ndryshe?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 38 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 39 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 41 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 42 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.