Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

New York Times: Ballkani, mund të jetë testi i ri i Luftës së Ftohtë!

Forum E martë, 3 Gusht 2021 04:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Ballkani, në të cilin ka filluar Lufta e Parë Botërore, është terren testues në Luftën e re të Ftohtë me Rusinë, përcjell “The New York Times” vlerësimet e analistëve. Ekspertët vlerësojnë se Rusia po e zgjeron ndikimin e vet dhe po shton tensionet etnike në vendet që shpresojnë të hyjnë në Bashkimin Europian për ç’shkak Brukseli ka rigjallëruar planet për zgjerim.Hulumtues në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare në Pragë Mark Galeotti ka vlerësuar se pas reagimit të përbashkët të Perëndimit për helmimin e spiunit të dyfishtë Sergej Skripal në Angli, “Ballkani po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”.“Rusia kërkon mënyra për t’i kthyer reagimet që do të ishin asimetrike e që do t’i siguronin rrethanat në Moskë”, ka thënë Galeotti.

Ai në një artikull për European Council on Foreign Relations ka vlerësuar se “Rusia e vëzhgon Ballkanin si fushë beteje ‘luftën politike’ të saj në përpjekje që ta tërheqë vëmendjen për zhetonët për negociata me Bashkimin Europian”, transmeton Koha.net.

Charles Kupchan, drejtor për Europën në Këshillin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së Barack Obamas, ka thënë se “rusët shfrytëzojnë rrethanat në pjesën e fundit të Europës Perëndimore e cila edhe më tej është politikisht jofunksionale”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Situata në Ballkan deri diku ngjan në Ukrainë ku Rusia se pranoi që Kievi t’i afrohej BE-së por jo edhe NATO-s, por më pas e ndërroi qëndrimin gjë që solli në rrëzimin e regjimit prorus e më pas aneksimin e Krimesë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Ballkan, gara me Rusinë ka potencial të shkaktojë destabilitet të ri në rajon i cili po vazhdon të shërohet nga luftërat e viteve të 90-a në të cilat u shkatërrua ish-Jugosllavia, thekson NYT, transmeton Koha.net.

BeH, e cila disi u bashkua në vitin 1995 në fund të luftës, edhe më tej është konstruksion i brishtë, e dërrmuar me korrupsion, udhëheqje të dobët, tensione etnike e nacionale, që është edhe metaforë e Ballkanit, thekson gazeta.

Kjo është njëra nga pikat kryesore të cilën Rusia përpiqet ta shfrytëzojë, ka thënë Kupchan duke shtuar se të tjerat janë Maqedonia, Kosova dhe Serbia.

Bashkimi Europian ua ka ofruar shansin e ri për anëtarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor, por askush nuk beson se këto vende janë të gatshme për hyrje në BE.

Gazeta thekson se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE dhe pas përpjekjeve të Rusisë që t’i shfrytëzojë plasaritjet në rajon, BE ka publikuar planin detajues për Ballkanin sipas të cilit Serbia dhe Mali i Zi mund të hyjnë në Bashkimin Europian deri në vitin 2025.

Ndërkohë për Ballkanin janë interesuar edhe amerikanët.

Interesimi i ri i Washingtonit vjen nga shqetësimi për zgjerim të ndikimit rus, ka thënë Ross Johnson nga Qendra Wilson duke shtuar se Kongresi i SHBA-së kërkon nga Pentagoni të bëjë vlerësimin e bashkëpunimit të sigurisë të Ballkanit Perëndimor me Rusinë.

Galeotti vlerëson se Rusia përpiqet ta gjejë vendin e vet edhe në qeveritë e kompanitë në Ballkanin Perëndimor ashtu që ato kur të futen në BE,ta shpien atje edhe ndikimin rus.

Ai vlerëson se BE nuk është e vëmendshme kur bëhet fjalë për Serbinë ku Rusia ka investimet kryesore në infrastrukturë e posaçërisht në energjetikë.“Politika e BE-së ka qenë të përkrahë çdo gjë që Ballkanin Perëndimor e mban në paqe. Kjo është shumë e rrezikshme dhe krijon mjedis të përkryer që Moska të luajë lojërat e veta”, ka thënë Galeotti.

Ai, sikur dhe analistët tjerë, thotë se Brukseli duhet të ofrojë më shumë edhe kur bëhet fjalë për karotën e edhe kur bëhet fjalë për shkopin – ofrim tamam iniciativash për reformat institucionale dhe tamam dënime për mospërmbushje të tyre.

Ish –zyrtari amerikan, i cili ka dashur të mbetej anonim, ka thënë se Ballkani është fushë e re beteje e Luftës së Ftohtë dhe ka shtuar se Brukseli ka qenë së tepërmi rigid me mënyrat se si deshi ta mbante në rrugë të drejtë rajonin.

Ai ka thënë se reformat janë zbatuar vetëm kur Brukseli e Washingtoni i kanë detyruar liderët të heqin dorë nga shprehitë e vjetra me korrupsionin, kapjen e shtetit, gjyqësinë e politizuar dhe nga kompanitë ruse që përpiqen të kenë ndikimin kryesor në infrastrukturë dhe në medie.

Kupchan deri diku është optimist. Ai thotë se të gjithë e dinë se si do të përfundojë tregimi – me integrimin e të gjitha ish-republikave jugosllave në BE, por shtrohet pyetja se kur, Përgatiti Koha.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.