Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Vlora në Orikum – Kur procedura konsiderohet akt formal, qeverisja e mirë nuk ekziston më

Forum E enjte, 7 Janar 2021 16:08
Nga Vlora në Orikum – Kur procedura konsiderohet akt formal, qeverisja e mirë nuk ekziston më
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Debati midis Presidentit dhe Ministrisë së Financave për “pengesat” për ndërtimin e rrugës Vlorë-Orikum, për shumë ndjekës ka karakter politik që lidhen edhe me qëllimet e afërta elektorale. Padyshim që Presidenti është njeri politik, aspak i pavarur, edhe këtë mazhoranca e ka ditur që në prill të vitit 2017 kur e votoi. Por deklarata e Presidentit për Ratifikimin e Marrëveshjes se Borxhit midis qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit buronte nga një siguri e përpiktë ligjore, e shkruar nga një dorë profesioniste të cilën biles mund ta konsideronim një mësim tregues. Në rastin në fjalë është e qartë që Presidenti politik, ka gjetur si shesh ku zhvillon luftën e tij politike pikërisht paaftësinë edhe nxitimin.
Po le ti marrim me radhë shpjegimet pse dalim në këtë përfundim.
Ministria e Financave thotë që nuk ka pasur negociatë në kuptimin që e kërkon ligji, pasi nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me palët për të ngritur grup negociator, edhe si rrjedhim të ketë lindur nevoja për të marrë autorizim.
Si fillim, fjala negociata nuk ka lidhje vetëm me zgjidhjen e një mosmarrëveshje, por arritjen e një marrëveshjeje. Kjo sidomos në kontekstin e marrëveshjeve financiare ku dy palët mundohen të sigurojnë kushtet më të mira për vete. P.sh. kur u emetua borxhi i ri në tregjet europiane u mor miratim nga Presidenti për negociata. Pra megjithëse nuk kishte një mosmarrëveshje, kishte negociatë. Fjala negociatë ka si sinonim fjalën bisedime. Pra, çdo komunikim shkresor midis dy palëve është negociatë në kuptimin ligjor edhe gjuhësor të fjalës. Biles edhe një presje po t’i ndryshosh një marrëveshjeje borxhi, procedura kërkon marrjen e miratimit nga pala tjetër me shkrim, cka do të thotë që ka një negociatë, pra ka një bisedim. Por nëse ka ndryshim të një marrveshjeje ekzistuese bisedimet apo negociatat me palën tjetër nuk kanë nevojë për plotfuqi të dhënë nga Presidenti, sic ishte rasti i ndryshimit të marrëveshjes me Fondin e Kuvajtit të përmendur në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Financave. Por rasti që po debatohet është ndryshe. Ministria e Financave thotë që në fakt nuk kemi ndryshim nga marrëveshja e parë me marrëveshjen e dytë as në qëllim as në frymë edhe as në gërmë.
Në fakt në të tria ka ndryshim.
Edhe pse nuk kemi borxh shtesë apo një rritje të borxhit, padyshim kemi një borxh të ri, i cili zëvendëson atë të vjetrin edhe pse shuma edhe në norma interesi janë të pandryshuara.
Marrëveshja e re ndryshon edhe objektin e financimit edhe në kohështrirjen (fillim-mbarimin e saj). Të dy këto komponentë janë kushte bazë të një marrëveshjeje edhe kanë nevojë për bisedime ose negociatë të autorizuar. Nga leverdisshmëria e objektit të financuar varen edhe kushtet e financimit. Eshtë e pamundur që dy objektet edhe loti i katërt edhe rruga Vlorë- Orikum të kenë të njëjtin fizibilitet, leverderdisshmëri dhe normë kthimi.
Ministria e Financave thotë se kemi një marrëveshje borxhi me të njëjtat kushte me të parin, por kushtet makroekonomike, kushtet e tregjeve financiare (normat bazë të interesit kanë ndryshuar katërcipërisht që prej vitit 2017 edhe si të tilla impononin kujdes dhe vëmendje të shtuar nga Ministria e Financave, si rrjedhim një negocim të plotë dhe të autorizuar. Janë thuajse foshnjore argumentet nga ana e Financave, e cila thotë: “që institucionet e linjës nuk kishin parakushte që të diktonin negociatë” edhe se është një rialokim i fondeve brenda të njëjtit institucion. Në çdo rast është përgjegjësia e kësaj ministrie të sigurojë publikun me prova të arsyeshme se kushtet financiare dhe ekonomike janë të duhurat dhe më të mirat e mundshme për një marrëveshje borxhi, e cila lidhet me financimin e një objekti të caktuar.
Praktikisht ajo që ka ndodhur në fakt është një manovër buxhetore, e cila i ka hapur rrugë përfshirjes në buxhet projektit të ri Vlorë-Orikum, i cili që të mund të përfshihej sipas ligjit të buxhetit duhet të kishte të sigurta 20% të vlerës, pra plot 30 milion euro. Por meqë nuk i kishte u gjetën paratë e Fondit Saudit. Por ndërkohë këto para janë tërhequr nga një tjetër investim i rëndësishëm ndaç ekonomik për zonën, ndaç me kredite politike për vetë maxhorancën. Por si fillim Ministria e Financave duhet të tregojë që i ka fondet për përfundimin e lotit të katërt pa rritur më tej borxhin në mënyrë që të sigurojë publikun në tërësi që kjo manovër nuk ka hapur në letra dy projekte dhe që realisht nuk do të përfundojnë me dy projekte të pambuluara me financim të mëtejshëm.
Së fundi, por më e rëndëshishmja, ajo që vihet re çdo ditë e më shumë është që procedurat po trajtohen nga qeveria si akte formale. Ndërkohë janë pikërisht proceduarat të cilat sigurojnë publikun që qeveria po e përdor pushtetin që i është deleguar bazuar në ligjet e vendit. Mandati i dytë qeverisës është i mbushur me raste dhe precendentë, të cilat qartazi tregojnë se çdo ditë e më shumë se po largohemi nga parimet e qeverisjes së mirë në menaxhimin e financave publike. Ndjekja e procedurës në çdo rast nuk mund të jetë kurrsesi një akt formal, është i vetmi mekanizëm i sigurimit të balancës dhe kontrollit, është e vetmja mënyrë që siguron publikun se qeveria po e ekzekuton pushtetin e deleguar me kujdes dhe shumë vwmendje.
Cilado qofshin arsyet dhe qëllimi, të dukshme apo të padukshme, të mira ose jo, e shtyjnë një institucion në anashkalimin e proceduarës, e për pasojë moszbatimi i tyre tregon që qeverisja e mirë është rrëzuar, nuk ekziston më.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

 Gazeta “Si”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 26 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 38 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 53 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.