
Sot në Ditën Botërore të Jetës së Egër, Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook, një kolazh të rrallë nga jeta e specieve të ndryshme në parqet kombëtare e natyrore të Shqipërisë sonë mahnitëse, sot në Ditën Botërore të Jetës së Egër.
Video nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes këtij prezantimi dëshmon për punën e bërë dhe vlerësimin e treguar, për ta promovuar dhe mbrojtur jetën e egër në habitatin e tij, në parqet tona natyrore dhe jo vetëm. Sepse është ky angazhim dhe kjo përkujdesje, që bën pjesë në një larmi veprimtarish dhe aktorësh të përfshirë në mbrojtjen e jetës së egër, e cila shpesh është e ekspozuar ndaj kërcënimit.
Prezenca e jetës së egër e pasuron botën, prandaj me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra në botë ‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’, më 20 dhjetor të vitit 2013, nënshkroi Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES), shpalli datën 3 mars si “Ditë Botërore të Jetës së Egër”.
Toka është shtëpia e specieve të panumërta, por gati një e katërta e të gjitha llojeve në botë janë në rrezik zhdukjeje në dekadat e ardhshme, duke vënë në rrezik edhe njerëzimin, andaj duke u kujdesur për to ne kujdesemi për jetën e të gjitha gjallesave në tokë.
Shqipëria shquhet për një larmishmëri speciesh që garantohen në habitatin e tyre natyror, kjo falë punës së institucioneve dhe vlerësimin rigoroz të detyrave që rrjedhojë në mbrojtjen e kësaj pasurie, e cila ka vendosur vendin tonë në hartën botërore të larmisë së botës së egër.
