Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë është harmonia ndërfetare

Forum E mërkurë, 6 Nëntor 2019 17:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Leyla Moses-Ones*

Më lejoni ta nis duke shprehur entuziazmin tim në përurimin e programit të KMSH-së për ndërtimin e komunitetit. E filluam këtë projekt së bashku në vitin 2015 për të shkatërruar grupet ekstremiste dhe për të mbrojtur demokracinë shqiptare. Për shkak të sukseseve të mëdha që Komuniteti Mysliman Shqiptar pati në përhapjen e zërit të tij për paqe dhe nxitje të vlerave demokratike, të bashkëjetesës dhe harmonisë për të rinjtë shqiptarë, KMSH e zgjeroi programin një vit më vonë. Këtë vit, programi do të rritet edhe më shumë. Ambasada e Sh.B.A.-së është krenare që ka qenë partneri juaj në këto përpjekje dhe mbetemi entuziastë që jemi partnerët tuaj në fillimin e programit të këtij viti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Shqipërisë është harmonia ndërfetare – është një shembull i ndritshëm që e gjithë bota ta ketë model. Ky respekt për lirinë fetare bashkëndahet nga Shtetet e Bashkuara dhe është një ndër arsyet e shumta se përse jemi partnerë kaq të efektshëm. Shtetet e Bashkuara janë krenare për nismën që Shqipëria ka ndërmarrë për ta vendosur veten si drejtues rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në vitin 2015, Shqipëria tregoi udhëheqësi të guximshme rajonale duke mikpritur Samitin e parë në Ballkan kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, duke njohur shfaqjen e një kërcënimi të ri terrorist. Qeveria e Shqipërisë ishte e para në rajon që hapi një Qendër Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe botoi një Strategji Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Programi, fillimin e të cilit festojmë sot, është një shembull konkret i zbatimit nga aktorët vendas të asaj strategjie për të sjellë ndryshim. Komuniteti Mysliman Shqiptar është një zë i besueshëm dhe paqësor në Shqipëri. Kur ai flet, bashkësitë dëgjojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Siç e dini, afro 300 burra, gra dhe fëmijë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar për ISIS-in ndërmjet viteve 2013 dhe 2015. Disa prej tyre vdiqën duke luftuar, disa janë kthyer dhe disa mund të kthehen një ditë. Mënyra se si Shqipëria punon për t’i riintegruar këta shqiptarë përsëri në strukturën kulturore dhe sociale të shoqërisë, do të jenë vendimtare në formësimin e të ardhmes. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në atë përpjekje.

Jemi të entuziazmuar që përurojmë këtë projekt së bashku, i cili do t’i shtohet punës që KMSH ka filluar tashmë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme, për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik midis të rinjve dhe për të mbrojtur vlerat demokratike. Çdo person në këtë sallë sot luan një rol të rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Pavarësisht nëse jeni zyrtar i qeverisë, anëtar i autoriteteve ligjzbatuese, udhëheqës fetar, këshilltar i komunitetit apo përfaqësues i shoqërisë civile, ndodheni këtu sepse i kuptoni sfidat me të cilat përballemi. Ju e kuptoni që jemi në një betejë ideologjish – një që vë përballë vlerat tona të pluralizmit, të pranimit, të demokracisë dhe të harmonisë kundër një ideologjie dhune, intolerance, përjashtimi dhe abuzimi të njerëzimit.

Në Departamentin e Shtetit, ne jemi të përqendruar në përafrimin e përgjigjeve civile me ato të ligjzbatimit dhe ato ushtarake. Zbatuesit e këtij projekti e dinë – ne jemi të angazhuar në një përballje idesh. E di që të gjithë ju jeni kundër dhunës dhe do të ndihmoni për të bindur të tjerët se jemi të njëjtë në atë që duam për familjet tona dhe bashkësitë tona – idetë e lirisë, të begatisë, të paqes dhe të harmonisë. Faleminderit.
*Fjala e të Ngarkuarës me Punë, Moses-Ones në Projektin “Angazhimi i të Rinjve për Ndërtimin e një Komuniteti të Qëndrueshëm”

Etiketat e lidhura

Leyla Moses-Onesshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 26 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 38 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 53 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.