Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 11:40 Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas Juventusi do të sfidojë sot Genoan në kampionat, por trajneri Luciano Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë me një numër të konsiderueshëm mungesash.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Operacioni fshehja e dështimit të Edi Ramës

Forum E shtunë, 15 Shkurt 2020 12:43
Operacioni fshehja e dështimit të Edi Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Gentian Gaba 

Nën adaxhion e vjetër ‘mbrojtja më e mirë është sulmi’, Edi Rama ka kaluar në një ofensivë ndaj çështjes që ka shënuar vitet e tij si kryeministër, krimi. Por, përtej akronimeve, një prej tyre i grabitur nga një shkrim i ish-deputetit Eduart Halimi, KÇK-ja, kjo fushatë mund të quhet pa drojë një operacion për të fshehur dështimin e Edi Ramës. Me këtë ‘armik’ të ri, që zbuloi vetëm pak kohë përpara se të mbyllë mandatin e dytë si kryeministër, po përpiqet të kthejë fatin e tij politik brenda dhe jashtë vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

Para 1 ore
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 23 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 23 orësh

Në arenën ndërkombëtare nënkuptohet domosdoshmëria për të krijuar perceptimin se, në vendin tonë, ka nisur një betejë e ashpër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, binomi që ka qenë ndër arsyet e JO-ve të njëpasnjëshme për të çelur negociatat. Prandaj, tre muaj përpara samitit të Zagrebit, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë një shans të ri për të marrë një ‘PO’, që do të hapte dyert e paradhomës së Bashkimit Europian, Operacioni Forca e Ligjit ka trajtat e një fushate dhe jo të një sipërmarrjeje serioze dhe të sinqertë për të ndëshkuar krimin dhe korrupsionin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fushateske tingëllon edhe brenda kufijve tanë. Jo vetëm sepse jashtëzakonshmëria me të cilën është shpallur aksioni bie ndesh me narrativën e Ramës, sipas së cilës krimi dhe korrupsioni kanë qenë pretendime politike të opozitës, por sepse incesti i kësaj mazhorance me krimin ka qenë qysh në gjenezën e lindjes së saj. Diçka që e ka bërë të pabesueshme për publikun cilindo spektakël që ka për regjisor atin politik të viktimave të shumta të dekriminalizimit.

Andaj, pasi e çoi vendin në Olimpin e shteteve më të korruptuara, dëshmi është indeksi vjetor për Perceptimin e Korrupsionit i “Transparency International”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende që përfshihen në raport, duke humbur 7 pozicione nga viti i kaluar; pasi e renditi Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për klimën e biznesit, sikurse faktohet nga raporti i Bankës Botërore i ‘Doing Busines 2020’, me humbjen rekord prej 85 pozicioneve në renditjen për mbrojtjen e investimeve; pasi e la vendin pa asnjë investim të huaj të qenësishëm; pasi dështoi Reformën në Arsim; pasi dështoi Reformën në fushën e energjisë, me 64 milionë euro humbje nga OSHEE për vitin që sapo lamë pas; pasi la vendin pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, si pasojë e makutërisë së tij për pushtet, një ‘armik’ si KÇK-ja i shërben për të projektuar diku tjetër vëmendjen e opinionit publik dhe për t’iu arratisur përgjegjësive që një kryeministër do të duhej të merrte përballë dështimeve të panumërta dhe mosmbajtjes së angazhimeve kundruall qytetarëve shqiptarë.

I vetëm në pushtet, ‘pa njeri në prehër’ që shqetëson ‘timonierin e madh’, i vetëm në gostinë e ‘tepsisë’, OFL-ja përfaqëson për Ramën shpresën e vetme për të ndërtuar një alibi publike. Për këtë arsye, spektakli rreth operacioneve të ndërkallura nga dalja qesharake e biondes me syze do të jenë përherë e më të majme, plot aksion dhe prona të hedhura në media, si plaçkë për të shlyer harresën e popullit. Një spektakël si ata të gladiatorëve, për të mbajtur larg vëmendjen nga prijësi i sallaksve, në fund të fundit, “mors tua vitamea”, vdekja jote është jetë për mua, thotë shprehja latine.

Po aq spektakolare do të jenë edhe daljet mediatike të kryeministrit, të ngjashme me ato të së enjtes televizive. Në kërkim të gërnjës me bashkëbiseduesit. I gatshëm të falë shumë prej asaj pako gjë që është sot figura e kryeministrit të Shqipërisë, vetëm dhe vetëm për të ndryshuar objektin e bisedës. Nga çështja, apo situata në të cilën lëngon vendi, te Rama dhe komedia njerëzore që është gati të ofrojë. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse një ‘trailer’ i fushatës që na pret, ajo me të cilën Rama do të kërkojë mandatin e tretë për kryeministër, me shpresën që të prodhojë aq propagandë sa qytetarët të harrojnë se deri më tani ka qenë vetëm ‘kryejustifikator’.

Etiketat e lidhura

edi ramaGentian Gaba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas
Para 1 minute

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!
Para 10 minutash

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!
Para 16 minutash

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit
Para 21 minutash

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 14 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 13 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 13 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 14 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.