Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Parlamenti i padenjë të merret me problemet e studentëve!

Forum E enjte, 16 Shtator 2021 18:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Faleminderit zonja drejtuese e seancës dhe më vjen mirë që rastisi që këtë seancë e drejtoni ju, një pedagoge me integritet dhe kontribut si mësimdhënëse në edukimin e brezit të ri dhe në punën me studentët. Ashtu siç më vjen mirë që në këtë sallë ka dhe pedagogë të tjerë. Por më lejoni të them që isha në dilemë të flas apo të mos flas? Sepse duke parë seriozitetin me të cilin kjo seancë po diskuton për studentët, duke parë se këtu mungon qeveria e tëra dhe shikoni grupin e mazhorancës se si është katandisur dhe do të kuptoni se sa seriozisht dhe me sa ndjeshmëri po diskutojmë dhe po flasim ne këtu, kinse për studentët. Nëse ka ndonjë institucion në këtë vend që nuk ka të drejtë të flasë për studentët është pikërisht ky parlament. Është ky parlament; sepse është i padenjë të merret me studentët dhe me problemin e tyre, sepse nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar situatën që të mbërrinte deri këtu sa që ata të dalin dhe të protestojnë në rrugë, dhe e treta, që duket qartë nga diskutimet e kolegëve të mazhorancës këtu, sepse në mënyrë paradoksale niveli intelektual dhe qytetar mjerisht është mjeran përballë nivelit intelektual, kulturor dhe qytetar të studentëve. Atëherë, me ç’të drejtë mund të merret ky institucion shëmbëlltyrë e hipokrizisë, e injorancës dhe mediokritetit me problemin e studentëve? Na bëjnë analizë këtu duke thënë se studentët e kanë me opozitën. Natyrisht, kur flas për përgjegjësi në 28 vite qeverisje të këtij vendi ndaj studentëve, të gjithë jemi përgjegjës. Opozita e ka marrë ndëshkimin e vet, për këtë arsye është në opozitë. Është dënuar opozita prej qytetarëve edhe për këtë gjë. Por, a keni parë që studentët të protestojnë tek selitë e opozitës? Apo shkojnë tek Kryeministri t’i ankohen atij për opozitën? Mirë, po pak vrarje në ndërgjegje, pak ndjenjë përgjegjësie dhe ndjese nuk ndien ky Parlament, që të paktën të dalë me një rezolutë pas këtij diskutimi dhe të thotë: Po, studentët kanë të drejtë dhe klasa politike e këtij vendi është përgjegjëse! Si çdo shtëpi që ka të zotin e vet, edhe shteti ka të zotin e punëve Kryeministrin. E nuk mundet të mos themi atë që thonë studentët, që ai është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar. Ka këtu edhe disa pedagogë, kam folur edhe  sot me disa kolegë të Partisë Socialiste, që thonë se studentët kanë të drejtë, por kështu e ka kjo punë. Hipokrizi tipike sepse ju jeni hipokrit, jeni dhe të paaftë, jeni dhe të pazotë. Natyrisht, ju shihni vetëm majën e ajsbergut dhe thoni dhe numëroni janë pesëqind, janë njëmijë apo dymijë studentë që dalin në protestë, dhe pastaj filloni dhe thoni janë të kësaj apo të asaj force politike. Po mirë, zotërinj të qeverisë, zoti kryeministër dhe ju të tjerët, më thoni sa studentë janë sot në auditore? Sa studentë shkojnë në mësim? Asnjë. Sepse studentët janë në protestë, sepse studentët janë në grevë dhe studentët janë në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. E gjithë tjetra është demagogji dhe retorikë bajate. Prandaj, të nderuar kolegë ju ftoj, ulni kokën, të gjithë bashkë të kërkojmë ndjesë dhe ta përdorim oportunitetin që na jep kthimi dekretit nga Presidenti i Republikës si mundësi për të reflektuar në ligj plotësimin e kërkesave të studentëve. E kam thënë kur është miratuar ligji për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor se është prishur kontrata e besimit me studentët, me universitetin. Sot, ne kemi mbërritur në atë pikë që e kemi vrarë kontratën e besimit me studentët, e kemi vrarë kontratën e besimit me qytetarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.