Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Forum E hënë, 29 Mars 2021 23:08
Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Babaramo –
Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria humbi një nga shtetarët më të mirë, Gjirokastra një nga njerëzi t e saj më të njohur.
Plot 24 vjet më parë, sytë e shqiptarëve u kthyen gjithë shpresë tek një 35 vjecar pothuajse i panjohur në Tiranë. Vendi ishte në prag të lufës civile. E vetmja hapësirë ku krijohej iluzioni se shteti mund të ekzistonte ishin ato 500 metra që ndajnë selinë e Qeverisë me atë të Presidencës. Çdo përpjekje për të vënë situatën nën kontroll rezultonte donkishoteske. Situata mund të dukej akoma dhe më e pashpresë kur për ti dhënë fund marrëzisë kolektive shqiptare u zgjodh dikush që kishte lindur përbri një rrugice me emrin “Sokaku i të marrëve”. Misioni i Finos ishte në kufijtë e të pamundurës. Me gjeste pajtimi , të vogla në dukje si një ndeshje futbolli, por mbi të gjitha me mesazhe paqe, Fino arriti ti kthejë shpatat në parmenda. Vetëm ato katër muaj si kryeministër i mjaftojnë që të hyjë në historinë e Shqipërisë. Mbi të gjitha, të mbahet mend për mirë nga të gjithë. Arritje tepër e rrallë në këto vise.
Kontakti i parë me Bashkimin për këdo duhet të ketë qenë një kurth. Shpërthimet e tij të ngjashme me ato të përrenjve të shumtë të Gjirokastrës ta krijonin këtë iluzion. Mund të grindeshe në kafe për një penallti të anulluar të “zikaltërve” ashtu dhe për një amendament kushtetues në Parlament. Por ky ishte veçse kontakti i parë. Pas polemizuesit pasionant fshihej një nga njerëzit më racionalë të politikës shqiptare. Fjala “bonhomme” duket se ishte kostumi real i Finos. Ishte sfiduesi i konfliktit. Mbeti pasionant i arsyes , kompromisit. Ishte vetë boshti i simetrisë. Gjithnjë duke ruajtur cipën në faqe, ndërkohë që kjo e fundit është bërë më e rrallë se uraniumi në politikën shqiptare.
Disa besonin se Fino kishte një mangësi si politikan. Nuk fliste gjuhë të huaja. Dokra snobësh. Fino i fliste kujtdo në gjuhën që kuptonte. Fjalët e tij ishin po aq të qarta si për Mellanin, hamallin e lodhur në Qafë të Pazarit ashtu dhe për Klintonit në Zyrën Ovale.
58 vitet e jetës së tij kaluan një e nga një nën krahët e ëngjëlli mbrojtës. I ati iku nga kjo botë tre muaj para se Bashkimi të vinte në këtë jetë. Aneja vuri shallin e zisë të cilin nuk e hoqi deri ditën e fundit të saj. 58 vitet e tjera të jetës së saj i jetoi vetëm për një arsye: të bënte të lumtur Bashkimin. Dhe ai vërtet kaloi një fëmijëri të lumtur, mes dy pasioneve që fare s’kanë lidhje me njëri tjetrin: violinën dhe futbollin.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Aneja i kaloi plot 58 vite si një fuqi providenciale e Bashkimit. Luftën me vdekjen Fino e nisi pesë vjet më parë. Të gjithë besuam se e fitoi. Por jo Aneja. Parandjenjat e nënës kurrë nuk gabojnë. Ndaj u nis para tij pak javë më parë për ta pritur sërish Bashkimin në tjetrën jetë. Diku në qiell me shpresën se mund ta shikojnë bashkë sërish Gjirokastrën. Nga lart.
Lamtumirë miku im
Përqafime Dianës, Megit, Redit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 5 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.