Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:06 Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja u nderua këtë fundjavë në Teatrin “Skampa” për bashkëpunimin ndër vite me Federatën e Paqes Universale dhe mbështetjen në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak dhe propaganda mediatike

Forum E martë, 29 Tetor 2019 11:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkëpunimi ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë është një prej temave më të trajtuara në Beograd dhe në rajon. Po çfarë fshihet vërtet pas këtyre përrallave dhe a e rrezikojnë ato rajonin?

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkruanin për namin e sistemeve raketore ruse S-400. Ja vetëm disa nga kryetitujt: “Tepër të fortë jemi: Oficerët serbë janë stërvitur për përdorimin e S-400”, “Shuplaka ruse për Perëndimin: Paniku në NATO për shkak të S-400 në Serbi!”, “Stërvitja ushtarake ‘Slovensko bratstvo’ (Vëllazëria sllave) ka alarmuar Perëndimin”…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në opinionin serb është krijuar pra – për të satën herë me radhë – bindja për dominimin e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë. Por faktet flasin ndryshe: Vendet e NATO-s ndihmojnë shumë më shumë Serbinë ushtarakisht, se sa Rusia. Ushtria e Serbisë shumë më shpesh merr pjesë në stërvitjet dhe projektet partnere me NATO-n. Serbia ka shumë më shumë projekte të nënshkruara partneriteti me NATO-n, se sa me Rusinë. Ndaj shtrohet pyetja: Cili është qëllimi i kësaj politike serbe të sigurisë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Faktet për donacionet
Hulumtimet e Institutit për Çështje Evropiane kanë dëshmuar se në vitin 2018, Serbia ka marrë më së shumti donacione nga SHBA (rreth 2.375.000 euro), ndërsa nga të gjithë të tjerët, pak më shumë se dy milionë. Rusia gjatë vitit të kaluar ishte ndër pesë donatorët më të vegjël të Serbisë. Ushtria serbe ka marrë pjesë në periudhën prej vitit 2012 – 2018 në 11 stërvitje të përbashkëta ushtarake me NATO-n, si dhe në 98 stërvitje ushtarake me vendet anëtare të aelancës. E megjithatë, shumica e të anketuarve në Serbi janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Nikola Lunic, drejtor i Këshillit për Politika Strategjike, për Deutsche Wellen thotë se donacioni i vetëm i Federatës së Rusisë për Serbinë ka qenë dhjetë automjete të blinduara, me vlerë prej rreth 150.000 dollarë. Ndërkohë që SHBA i kanë dhënë Serbisë 40 automjete “hamer”, me vlerë prej 7,5 milionë dollarë.

“E kur pyet njerëzit e rëndomtë në Serbi, të gjithë kanë lexuar dhe dëgjuar për donacionin rus, ndërsa per “hamerët” amerikanë janë tërësisht të painformuar. Nga Federata e Rusisë ne marrim gjëra të vjetëruara, të cilat ata i nxjerrin jashtë përdorimit, dhe në vend se t’i shkrijnë dhe prodhojnë gjëra të tjera, ata ua japin ato vendeve të treta si donacione. Ne kemi nevojë për edukimin e popullatës për çështjet e sigurisë, në veçanti për edukimin e të rinjve”, pohon Luniç.

“Situatë skizofrene”
Gjenerali në pension i aviacionit të Serbisë, Sreto Malinovic shpjegon për Deutsche Wellen se krerët politikë serbë janë duke bërë një politikë “skizofrene”. “Jepet shenja për shkuarje në të majtë, ndërsa vozitet në të djathtë…këto janë vetëm veprime politike, shpresoj unë. Sepse negociatat dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është rruga e vetme racionale për siguri. Ata po bëjnë gjoja politikë properëndimore ndërkohë që në opinion po krijojnë një bindje rusofile. Njëra flitet, e dyta punohet, e treta mendohet”, pohon Malinovi.

Ai shtron pyetjen edhe pyetjen, kush e ka paguar sjelljen në Serbi të sistemit S-400 për stërvitje? Ndërkohë që ky sistem ka shërbyer vetëm si maketë, sepse nuk ka mundur të përdoret. „Këto janë gjëra që kushtojnë dhe shteti paguan, ndërsa fëmijët tanë përpiqen të na i shërojnë me dërgimin e SMS-ve”, paralajmëron Malinoviç.

Një gjë të njëjtë ka vërejtur edhe Nikola Lunic. Ai pohon se Serbia nuk ka asnjë poligon ushtarak, ku mund të përdoren sisteme të këtilla të mbrojtjes kundërajrore. Serbia për të provuar sistemet raketore dërgon forcat e veta ushtarake në Bullgari. “E ata kanë sjellë këtu në Serbi sistemin S-400! Ky është thjesht një promovim politik dhe futje në fushatën parazgjedhore. Duan të dëshmohen para nacionalistëve të zjarrtë dhe të hedhin vaj në teoritë, se serbët janë popull qiellor ndërsa Serbia shteti i përzgjedhur”, pohon Luniç.

Vlade Raduloviç, analist ushtarako-politik, për Deutsche Wellen thotë se pavarësisht faktit që kohët e fundit vërehet një ngecje në bashkëpunimin me NATO-n, e vërteta është që Serbia me këtë aleancë ka bashkëpunim shumë më intensiv se sa me Federatën e Rusisë.

“Por përmes propagandës në media krijohet bindja se më së shumti bashkëpunojmë me Rusinë. Momenti vendimtar për krijimin e kësaj lloj bindjeje ishte rrëfimi për dhurimin e avionëve rus MiG 29, të cilin ne do t’i paguajmë më vonë, sipas të dhënave zyrtare, 185 milionë dollarë. Ndërkohë që ende nuk e dimë se sa do të kushtojë modernizimi i tyre”, pohon Raduloviç. Ai shton se Serbia në anën tjetër ka marrë donacione prej NATO-s në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve.

Politika populiste
Mashtrimi tendencioz i opinionit nga politikanët dhe krijimi i një bindjeje të rrejshme ka për synim përfitimet politike tek zgjedhësit e mundshëm. Nikola Luniq paralajmëron se kjo e dëmton shumë jo vetëm Serbinë, por edhe të gjithë rajonin. “Madje edhe vet Nikita Bondarev (nga Instituti për Studime Strategjike) e thotë qartë: Rusia i sheh liderët politikë në rajonin tonë vetëm nga perspektiva e interesave ruse. Por serbët nuk janë mësuar të bëjnë dallimin mes emocioneve dhe interesave. Ndaj Vulin (ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin) paraqitet si personi, i cili përcakton vlerat dhe qëllimet nacionale! Ai ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n është interes, ndërsa bashkëpunimi me Rusinë është përcaktim emocional. Këto janë pengesa të mëdha për normalizimin e raporteve në rajon dhe për marrëveshje me Kosovën”, paralajmëron Luniç.

Loja e këtillë me çështjet e sigurisë mund të jetë edhe shumë e rrezikshme. “Kur kemi parasysh pozitën dhe rolin tonë shumë të vogël, madje minimal, në suazat globale, atëherë me daullet tona të zhurmshme ne mund të të shkaktojmë një gjendje që do të na kthejë 50 vjet mbrapa. E ne themi se jemi faktor stabiliteti në rajon. Çfarë faktori stabiliteti jemi ne, kur eksportojmë retorikë të jo-stabilitetit, konfrontimeve, një retorikë që na fut në grindje me fqinjët”, nënvizon Sreto Malinoviç.

Ndonëse Serbia tërë kohën pohon se është neutrale ushtarakisht, Vlade Raduloviq kujton se neutraliteti ushtarak nuk parashikohet në Kushtetutën e Serbisë, por vetëm me një deklaratë parlamentare nga viti 2007. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën, Bjellorusinë, SHBA dhe NATO-n.

“Problematike është edhe çështja e blerjes së armëve nga Federata e Rusisë. Hapur na është thënë se futja në transaksione serioze ushtarake me Rusinë mund të rezultojë me sanksionet amerikane”, paralajmëron Radulovic, duke shtuar se Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, ndonëse kjo ka qenë politikë e BE. Ndërkohë që ajo nuk e ka mbështetur politikën e BE edhe në disa çështje të tjera. “Në këtë mënyrë ne tregojmë se politika jonë e jashtme është shumë kontestuese, sepse pa e ndjekur një politikë të caktuar, ju nuk mund të realizoni qëllimet e proklamuara. Ne shpesh nuk jemi duke harmonizuar politikën me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në BE”, pohon Raduloviç.

Nikola Luniç shton se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e kupton mirë politikën e sigurisë në rajon. Ai vet ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte 90% të problemeve tona. “Është e vërtetë që ai e kupton këtë. Shpresoj shumë se ai do t’i kuptojë edhe interesat e Serbisë dhe rajonit. Ne duhet të bashkëpunojmë me vendet e rajonit, edhe Kosovën duhet ta shikojmë si partner. Kjo është në interesin e përbashkët të rajonit”, pohon Lunic. Ai shpreson se kursi i Serbisë në çështjet e sigurisë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Rreziqet e vërteta
Të gjithë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles janë dakord me konstatimin se propaganda mediatike në Serbi shërben vetëm për të fshehur qëllimin e pushtetit – që të injorojë nevojat e vërteta për sigurinë e njeriut të rëndomtë.

“Në të gjitha sondazhet thuhet, se qytetarët si kërcënimin kryesor të sigurisë së tyre shohin korrupsionin, politikanët dhe pushtetin e keq. Askush nuk e respekton këtë, por flitet për armatimet virtuale dhe garën për armatim në të gjithë rajonin”, pohon Niola Lunic.

“Me këtë lloj cirku është krijuar përshtypja sikur NATO ka vënë gishtin në kokë dhe po mendon se çfarë po ndodh në Serbi. Por mendoj se është shumë me rëndësi që populli i Serbisë ta verë gishtin në kokë dhe të mendoj më mirë, se në cilin drejtim duhet të shkojë”, konstaton Sreto Malinovic./DW/

Etiketat e lidhura

bashkëpunimi ushtarakPërrallat serbo-ruse
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Tani

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 5 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 6 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Para 11 minutash

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.