Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:06 Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja u nderua këtë fundjavë në Teatrin “Skampa” për bashkëpunimin ndër vite me Federatën e Paqes Universale dhe mbështetjen në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Prej Ramës humbet Shqipëria, Maqedonia dhe Zaev”, Gjekmarkaj: Si mund t’i besojë Europa

Forum E premte, 18 Tetor 2019 17:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj –

Paradokset si mallkim ciklik rrotullohen mbi hapësirën shqiptare! Më i fundit është edhe me i trishti! Ai lë një boshllëk krejt si fikja e një ëndrre të dashur e madhore! Shqipëria përsëri e përsëri jashtë Evropës! Delja e zezë e saj, e përfolura, e refuzuara me përçmim! Ndonëse shqiptaret bashkëjetojnë lehtë me gënjeshtrën ngarkuar mbi shpinë me qindra halle mbase kesaj herë do ta kuptojnë që prej kater vitesh Kryeministri vetëm i gënjen për integrimin !

Njëherë u thotë do të hapen vitin tjetër, tjeter here ja u hapen po ju se kuptoni dhe së fundi dielli lind perseri me 19 Tetor! Qekur është krijuar rruzullimi dielli ka lindur e perenduar por dielli i Europes duket se fort po shndrit e pak po nxeh mbi kete toke! Nuk është Europa në Krizë siç thotë Edi Rama dhe karvani i tij pafytyrësive! Nuk është Europa në krizë siç thonë media dhe shërbëtoret e qeverisë në to por është Shqipëria në krizë të thellë pasojë e një qeverisjeje katastrofike! Asgjë Europiane nuk ka në këtë shtet biçimesh e zuzaresh politik! Të tille ka drejtësinë, antikorrupsionin, politiken, arsimin, shëndetësinë, ekonomine, rendin publik, kulturen nese duam???

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë do i duhej Shqiperia keshtu Europes? Nuk është europiane të bësh zgjedhje moniste dhe ti vjedhësh ato, nuk është europiane të transferosh pasurinë kombëtare në duar klientësh, nuk është europiane që banaliteti të sundojë mbi elitat, nuk është aspak e tille që surratqerepet, shakllabanet, fytyrëshollet, matrahulet, kriminelet te zënë paralamentin dhe bashkitë, si qenka e tille të mos lesh fare sistem drejtësie vetëm polici nën urdhra të kryeministrit!? Si mundet Europa të njohë për te vetin një vend bazë e narkotrafikut?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një vend ku të gjithë duan të ikin fakt i evidentuar qartë nga presidenti Makron ndaj të cilit në Tiranë ka filluar një fushatë sa qesharake aq edhe e shpifur kundra si ajo ndaj deputetit gjerman Kriçbaun! Një koleg publicist me sarkazem të hidhur e ka thënë mire që me nëntë kushtet gjermane dhe qeverisë së Adil Çarçanit mund ti hapeshin negociatat! Ato kushte janë thelbi i mungeses së shtetit dhe i mungesës së politikes luajale! Si mund të ketë besim Europa kur sheh që ministër i Jashtëm është një çiripup dhe kur sheh atë grumbull banaliteti qe thirret qeveri e Shqipnisë!

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Për fajin tonë më saktë të Edi Rames u penalizua edhe Maqedonia ! Europa nuk desh ti lendonte shqiptaret deri ne kufijtë e turpit dhe sakrifikoi edhe komshinjtë tanë! Duhet ta kujtojmë që ky shtet para 20 vitesh ishte në luftë , i përbërë nga disa etni dhe krahasimi më të nuk na nderon shumë! Mediat po thonë Zaevi dha dorëheqje ! Mbetet për tu parë sa i vërtete do jetë lajmi megjithëse ai një gjë të tillë e pat paralajmëruar si shenje përgjumësie ndaj vendit të tij! Rama po përgatit gënjeshtrën dhe propagandën e radhës!! Ndërkohe që në mendje ka ndonjë lajm për të tërhequr vëmendjen!

Mos hapja e negociatave është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 30 vjet pluralizem! Thirrjet intelektuale që i bëhen Rames , në emër të vendit që ai sundon për tu larguar nuk funksionojnë! As gajretet folklorike që me te tallur thonë se grupi parlamentare i PS do të mblidhet për të shkarkuar Makronin ! E nëse nuk e shkarkojnë me të paren si Metën doni drejtohen komisionit te Venecias!! Nëse shqiptaret e duan vërtete Europen kanë mundësi të testojnë veten nëpërmjet reagimit! Mos hapja e negociatave ka veç një emër keq qeverisja 7 vjeçare! Shqipëria nuk qeveriset ajo sundohet! Po kaq nëse e do Europen edhe Opozita ka mundësinë e saj! Ajo duhet të zgjohet nga pushimet “postrevolucionare” dhe të mos kërkoje largimin e Rames por ta largojë atë si përgjegjësin historik për këtë dështim me kosto për kombin!! Në mos e beftë kjo opozitë e meriton Edi Ramen si tenxherja kapakun!! Po kaq e meriton shoqëria nëse nuk reagon për ketë izolim të ri të vendit.

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Tani

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 5 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 6 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Para 11 minutash

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.