Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti francez formon Këshillin shkencor për COVID-19. Po Shqipëria?

Forum E mërkurë, 25 Mars 2020 11:33
Presidenti francez formon Këshillin shkencor për COVID-19. Po Shqipëria?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kastriot Islami-

Në ndihmë të vendimarrjes së Presidentit dhe Kryeministrit të Francës është ngritur Këshilli Shkencor për Coronavirusin. Të gjithë vendimet e marrë nga Presidenti e Kryeministri do të gjenerohen nga ky këshill shkencor. Vendimet e marra nga Presidenti dhe Kryeministri do të jenë jo vetëm të bazuara shkencërisht por edhe transparente për publikun në mënyrë që qytetarët të kenë besim te masat e marra por edhe të mos jenë në panik e madje të kthehen bashkëpunëtorë për qëllimin e përbashkët, menaxhimin e suksesshëm të krizës sanitare të krijuar nga epidemia COVID-19. Nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë komitet klientelist manekinësh në shërbim të imazhit dhe interesave private të Presidentit apo Kryeministrit??!!

Këtë Këshill Shkencor prej 12 personalitetesh e drejton Profesori 71 vjecar Jean-François Delfraissy, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër SIDA-s. Ai ka drejtuar në 2015 Agjensinë Kombëtare të Kërkimeve për Sida-n dhe hepatitin viral, kurse nga viti 2008 drejton Insititutin e Imunologjisë, Inflamacionit, Infeltologjisë dhe të mikrobiologjië. Në 2014 është angazhuar nga qeveria në luftën e provokuar nga virusi Ebola. Në këtë këshill shkencor bëjnë pjesë Profesori Arnaud Fontanet, epidiomlogjist në Institutin e fasmhëm Pasteur në drejtimin prej 20 vjetësh të njësisë së epidemiologjisë. Yazdan Yazdanpanah, Drejtor i Institutit të imunologjisë, inflacionit, infektologjisë dhe mikrobiologjisë e ndërkohë drejtor i shërbimit të sëmundjeve infektive, parazitare dhe tropikale në Spitalin Bichat të Parisit. Ai është gjithashtu ekspert i OBSH. Denis Malvy, specialist i sëmundjeve tropikale dhe drejtues shërbimi në qëndrën spitalore të Universitetit të Bordosë. Bruno Lina, virolog, drejtor i Qëndrës Spitalore të Universitetit të Lionit që është një qëndër kombëtare për të sëmurët nga viruset që shkaktojnë infeksione të frymëmarrjes. Simon Cauchemez, modelues, punonjës shkencor në fushën e epidemiologjisë në Institutin Pasteur që nga viti 2013. Ky është i specializuar në fushën e modelimeve dhe të analizës së të dhënave epidemike.Në Institutin Pasteur, ai ka themeluar laboratorin e modelimeve matematike të sëmundjeve infektive dhe ka marrë pjesë në punimet për vlerësimin e përhapjes së gripit A9H1N1). Zika, Ebola dhe aktualisht është i angazhuar me analizën e të dhënave e modelimet për COVID-19. Lia Bouadma, reanimatore dhe profesore në Spitalin Bichat të Parisit, më konkretisht në shërbimin e reanimacionit mjeksor të sëmundjeve infektive. Pierre-Louis Druais, mjek gjëneralist dhe në vitin 2019 është emëruar zëvëndës-president i Komsionit të Rekomanidimeve pranë Aotoritetit të Lartë të Shëndetit Publik. Laetitia Atlani_Duault, antropologe, drejtoreshë shkencore e fondacionit Shtëpia e Shkencave të Njeriut, dhe është thirrur për të bërë analiza dhe parashikuar reagimet e francezëve ndaj vendimeve të qeverisë. Daniel Benamouziug, sociolog dhe që nga viti 2016 bashkëdrejton Institutin e Shëndetit publik të Aleancës për shkencat e jetës dhe shëndetit. Didier Raoult, profesor në Institutin Spitalor Universitar të Marsejës. Ai është bërë shumë i njohur këto ditë (është përmendur në konferencën për shtyp edhe nga Donald Trump), si një nga mbështetësit kryesorë të përdorimit të Hydroxychloroquinës për mjekimin e COVID-19 ndërkohë që debatet shkencore për këtë cështje vazhdojnë shumë të gjalla në mjediset shkencore franceze.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I përmënda të gjitha këto për të treguar se këshillat shkencore bëhen prezente nga 11 personalitete shkencore të shquara nga të gjitha fushat e sektorët që nevojitetn për të menaxhuar me sukses këtë krizë sanitare. Për më tepër që këshillat e tyre do të jenë jo vetëm rezultat i debateve profesionale e shkencore por edhe transparentre për publikun. Presidenti e Kryeministri kanë deklaruar se cdo vendim do të merret prej tyre vetëm mbi bazën e sygjerimeve të këtij Këshilli. Kështu funksionon vendimarrja në Francë, edhe në këtë periudhë të vështirë të një krize të paprecedentë. Ndërkohë që në Shqipëri, vendimet politike janë në mungesë të plotë transparence dhe shiten si gjoja të konsultuara nga një komitet që duket qartas se është pjellë e mentalitetit klientelist e autoritar, injorancës dhe paaftësisë. Për më tepër të gjithë vendimet duket se merren jo vetëm nga një individ por ato mbahen sekrete e bëhnë të dituara vetëm në një rreth të mbyllur. Shqipëqria është e shumë e rrezikuar jo vetëm se ka një sistem shëndetsor të brishtë e pothuajsë në agoni të plotë por edhe në këtë aspekt të venmdimarrjeve në këtë periudhë krize të paprecedentë. Për rrjedhojë shqiptarët në shumivë të shqetësuar e jo pak prej tyre në panik e stres nuk mund të jenë bashkëputërë të vendimeve aprofesionale e të pakonsultuara shkëncerisht, dhe të prodhuara nga një makineri injorance totale me mentaltet klientelist e të bazuara në sjellje autoritare e në mungësë të plotë transparence.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 12 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.