Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Propaganda e gënjeshtrës

Forum E mërkurë, 14 Tetor 2020 18:47
Propaganda e gënjeshtrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dr. Bledar Kurti –

“E vërteta është armiku më i madh i shtetit” tha Joseph Goebbels, arkitekti i propagandës së Adolf Hitler dhe regjimit të tij nazist. “Sa më e madhe gënjeshtra, aq më shumë besohet ajo,” shtoi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Goebbels ishte bashkautor i të gjitha vrasjeve që ndodhën për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por krimet e tij nuk përfunduan ditën që u vetëvra, por vazhduan përmes shembullit që la duke u përdorur nga qeveri diktatoriale të cilat vazhdojnë edhe sot, në zemër të Evropës, kontinenit të BE-së, vende të NATO-s, duke e konsideruar të vërtetën armike dhe gënjeshtrën si ushqim për popullin e varfër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot Shqipëria drejtohet nën tezat e Goebbels. E vërteta fshihet e luftohet ndërsa propaganda e gënjeshtrës injektohet deri në palcë për t’u besuar nga një popull i tërë.

Sipas propagandës së gënjeshtrës Shqipëria e meriton BE-në por janë vendet anëtare të BE-së ato që kanë probleme të brendshme dhe e vërteta e 15 kushteve të vendosura ndaj Shqipërisê, të cilat janë indikatorë për një gjendje katastrofike të qeverisjes dhe demokracisë në vend, fshihen dhe luftohen nga propaganda qeveritare. Një dekadë më parë u hoq regjimi i vizave schengen për shqiptarët ndërsa së shpejti do vendoset regjimi i vizave online me kushtëzime shtesë vetëm për shqiptarët.

Sipas propagandës së gënjeshtrës Shqiptarët jetojnë sot më mirë se dje, ndërkohë e vërteta është se 41% e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe kushte mbijetese me 5.5 dollarë në ditë.Në vitin 2020 borxhi ka arritur në 115%, 16.2 miliardë Euro. Nivel ekstrem i paprecedentë në 30 vitet e fundit

Sipas propagandës së gënjeshtrës bizneset kanë një hov dhe rritje ndërkohë 80% e bizneseve janë mbyllur apo rrezikojnë të mbyllen.

Sipas propagandës së gënjeshtrës janë hapur, siç u premtua 300,000 vende pune. E vërteta është se as edhe një vend i lirë pune nuk është hapur, e jo vetëm kaq, me mijëra shqiptarë i kanë humbur ato.

Sipas propagandës së gënjeshtrës Shqipëria nuk ka shpopullim por lirinë e zgjedhjes së emigrimit dhe 400,000 shqiptarët e larguar, ndër ta 2/3 të rinj, eksod më i madh se ai i viteve 90-të, jo vetëm që përmendet e pranohet por sfumohet si fenomen global.

Sipas propagandës së gënjeshtrës Shqipëria po përparon në të gjithë sektorët dhe renditjen nga institucionet evropiane si e para për numër azilkërkuesish në vendet e BE-së, duke lënë pas Sirinë, Irakun dhe Afganistanin, e quan trillim dashakeq.

Sipas propagandës së gënjeshtrës Reforma në Drejtësi allà shqiptare është unike në botë, por nuk tregojnë që vërtetë është unike në botë por me efekte katastrofike e cila la vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, shumë shpejt pa gjykata apeli, dhe për këtë arsye vendi fqinj Maqedonia refuzoi ta ndërmerrte. Për më tepër cilido që e ka kritikuar këtë reformë është etiketuar si i frikësuar prej saj apo armik i drejtësisë.

Dhe pyetjes se si do mbahet një shtet në këmbë pa Gjykatë Kushtetuese? Çfarë do bëhet me 35,000 dosjet e qytetarëve të thjeshtë që priten të shqyrtohen, për të cilat duhen 30 vjet, askush nuk i jep shpjegim. Dhe përse u veprua kundër rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përse u zhbë balanca e pushteteve, përse prej 3 vitesh mungon llogaridhënia e ekzekutivit, nuk guxon njeri t’i sqarojë.

Sipas propagandës së gënjeshtrës Reforma Zgjedhore është arritje historike, por përse qeveria ka frikë nga hapja 100% e listave, koalicionet parazgjedhore, kërkesa për mendim nga ODIHR, dhe përse nuk respekton marrëveshjen e 5 qershorit e arritur me ndërmjetësimin e partnerëve Euro-Atlantik?

Sipas propagandës së gënjeshtrës demokracia dhe fjala e lirë prevalon ndërkohë ligji anti-shpifje që censuron median pritet të votohet me ngulm pavarësisht kundërshtimit nga Komisioni i Venecias dhe institucioneve të BE-së.

Propagandës së gënjeshtrës i ka dalë boja sepse propaganda mbush veshët por jo barkun dhe tryezën e familjeve shqiptare.

Akti më patriotik që mund të bëjë çdo shqiptar dhe shuplaka më e madhe që mund t’i jepet propagandës së gënjeshtrës është të votojë më 25 prill në emër të së vërtetës.

Dhe siç thuhet në Librin e Shenjtë “E vërteta do na çlirojë.”

E vërteta do çlirojë Shqipërinë dhe familjet shqiptare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.