Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e studentëve, opozita e kompleksuar. Të jetë kjo një rastësi?

Forum E enjte, 16 Shtator 2021 12:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Artur Zheji

Opozita u qëndroi larg studentëve, duke respektuar kërkesën e tyre, që të gjitha forcat politike të qëndronin jashtë protestës. Por ndërkohë, studentët, kërkonin nga kryeministri, politikan edhe ky, plotësimin e kërkesave të tyre dhe qoftë edhe përmes sherrnajës së protestës, ata njihnin autoritetin e tij, si personi që duhet dhe mund të jepte Zgjidhje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Pas frikësimit dhe trembjes së parë, kryeministri, mori dhuratën e parë të madhe dhe të rëndësishme, që protesta studentore, mund të forconte opozitarizmin, por jo Opozitën institucionale dhe aktuale shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në të vërtetë, ashtu sikundër ai pohoi në një studio Tv, mund të rrinte edhe 10 vite të tjera, e të bashkëjetonte më protestën e studentëve, sepse herët apo vonë, energjitë e tyre të varfëra ekonomikisht, do të shkonin drejt shterrjes dhe përçarjes dhe drejt bjerrjes përfundimtare.

Dhe duket se kështu po ndodh. Të infiltruarit e Qeverisë në protestën e studentëve, që nuk po shndërrohet dot në një Lëvizje Studentore, arritën të ndikojnë Tezën, që përjashtonte praninë apo pjesëmarrjen e çdo forcë politike opozitare, në mbështetje të tyre.

Nga ana tjetër, opozita, përjashto rolin individual të Monika Kryemadhit, reagoi tërësisht si e kompleksuar, duke ndejtur realisht krejt larg protestës dhe edhe mbështetjes së saj indirekte.

Disa sprova që bëri nëpër disa qytete, ishin të vakëta, të zbehta dhe të pamjaftueshme për të krijuar një situatë turbulluese për strukturat milionere të qeverisë shqiptare, që tashmë nuk qeveris por vetëm merret me fushatë të brendshme elektorale dhe qeveria e partia në pushtet, punon sot, më shumë se kurrë, si një strukturë e vetme organizative.

Është e habitshme, se sa e pamjaftueshme dhe e pa artikuluar është sot, sidomos Partia Demokratike, në një situatë kaq të favorshme dhe të sinqertë antiqeveritare që u përjetua këto ditë.

Të jetë kjo një rastësi? Apo një vetëbindje se “pushteti dhurohet dhe nuk fitohet?”

Përse opozita nuk e përballoi, qoftë edhe përplasjen apo diskutimin e hapur me studentët, që sidoqoftë do të ishte një “përplasje pastruese” e mëkateve të dikurshme të ish pushtetarëve?

Apo u përjetua një frikë nga përplasja antiestablishment, që kërkonin në mënyrë romantike studentët?

Sido që të jetë, në mënyrë direkte apo indirekte, kjo qasje, e qëllimshme apo nga padija dhe nga mosvlerësimi i mençur i këtyre rrethanave, ishte pikërisht oksigjeni, që kryeministri kishte kaq shumë nevojë në një kohë kaq të vështirë për të.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.