Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse Najada?

Forum E premte, 5 Mars 2021 19:07
Pse Najada?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nga Ergys Mërtiri –

Najada Çomo nuk ka spikatur për ndonjë arritje profesionale. Askush nuk e përmend për ndonjë vlerë të veçantë si mjeke, apo për ndonjë mbresë tek pacientët në raste kritike. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e aftë si shefe, e aftë jo për të përmbushur detyrën duke ofruar një produkt në dobi të qytetarëve, por për të plotësuar nevojën e dëshpëruar të qeverisë për të fshehur problemet e për të fabrikuar një panoramë pas së cilës të fshihet.

Znj. Çomo ka punuar fort në këtë drejtim. Ajo është investuar fuqishëm në fabulën që qeveria ka krijuar për pandeminë, duke u vetëprojektuar në një rol protagonisti në serialin kinematografik të ERTV-së mbi këtë çështje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht, ka plot mjekë që kanë sakrifikuar vërtet shumë në këtë histori. Por jo të gjithë kanë mundësinë dhe aftësinë që ta konvertojnë punën e tyre në imazh publik. Drejtoresha, jo vetëm që ka ditur ta bëjë këtë mjaft mirë, por madje ka arritur të kapitalizojë edhe sakrificat e të tjerëve, e impostuar mediatikisht si komandante e “vijës së pare” të frontit kundër “armikut të padukshëm”, pa harruar këtu modestinë për ta bashkëndarë kapitalin e saj personal me qeverinë, së cilës i duhet kaluar patjetër pjesa më e madhe e meritave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Znj. Çomo ka ditur gjithashtu të shtrëngojë me dorë të hekurt gjuhët e vartësve të saj “heronj”, për të mos nxjerrë në publik asgjë që dëmton qeverinë, në një kohë kur mosbesimi tek sistemi shëndetësor është në nivele dramatike: asnjë ankesë, asnjë problem, asnjë informacion. Për muaj me radhë, terri informativ dhe mungesa e plotë e transparencës, u zëvendësua me videoklipe raportimesh e kronikash që transmetonin plot patos e solemnitet, soap opera-n e qeverisë, ku heronjtë bluzëbardhë përleshen si titanë me vdekjen, me kurajë, durim, përkushtim, në një shërbim spitalor të avancuar e modernizuar ku, nga pamjet, ke qejf të kurohesh.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Jo vetëm kaq, por zonja në fjalë, ka punuar mirë për t’i vënë “heronjtë” në rresht para Kryeministrit sa herë që ai dukej në spital për videoklipet e veta. Gjithashtu, ajo është treguar e përkushtuar, edhe në cilësinë e anëtares së Komitetit të Ekspertëve, duke miratuar pa hezitim çdo vendim të qeverisë, e duke mbrojtur më pas në publik gjithçka, sado e pambrojtshme qoftë.

Madje ajo është vetëofruar edhe në frontin e vërtetë, atë kundër “armikut të dukshëm”, duke sulmuar opozitën, për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me detyrën e saj. Ajo nuk ngurroi të vendosë fytyrën e saj as kur u denoncua fshehja e numrit të vdekjeve, duke e shfaqur problemin sikur gjithçka ishte në përgjegjësi të spitalit. Duke shërbyer si truprojë, ajo është hedhur mbi qeverinë për të marrë mbi trupin e saj shigjetat e akuzave që kanë shenjestruar Kryeministrin. Natyrisht që do shpërblehet për të gjitha këto.

Por përtej të gjithave, Najada Çomo ka profilin tipik që i intereson Ramës për vetë mënyrën sesi ai qeveris, të cilin e gjejmë tek pjesa me e madhe e ministrave të tij. Prej kohësh ai tashmë qeveris me njerëz jopolitikë e joprofesionistë, të cilët kanë disa veti të thjeshta, por të arta, për atë çfarë atij i nevojitet: Janë të bindur, të nënshtruar, të përkushtuar, të gatshëm për të zbatuar çdo urdhër sado të papranueshëm, si dhe të përshtatshëm për të ofruar një imazh në vitrinën e kukullave me kurdisje të qeverisjes. Pra Rama kërkon të rrethohet nga burokratë, pa profil politik dhe pa skrupuj profesionalë, nëpërmjet të cilëve ai përmbush të gjitha tekat dhe nevojat e tij publike.

Nga ana tjetër, politikën e vërtetë, atë të magazinimit të parave dhe votave ai e bën me ortakët realë nga bota e oligarkisë me të cilët ndan tortën e pushtetit, si dhe me të fortë lokalë nga bota e krimit, nëpërmjet të cilëve organizon armatën e çunave problematikë për maksimalizimin e votës. Një pjesë të këtyre të fundit, Rama nuk ka ngurruar t‘i përfshijë në parlament në këta 8 vjet dhe shihet që po i shton në këto zgjedhje. Pra, dy modelet e kandidatëve tipikë me të cilët ai po shkon në zgjedhje ndahen midis këtyre dy kategorive: Kukullave burokratike dhe gangsterëve politikë. Najada i duhet për të plotësuar kolorin e kategorisë së parë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.