Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ra tërmet dhe pamë veç Ramën

Forum E premte, 27 Dhjetor 2019 17:00
Ra tërmet dhe pamë veç Ramën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agim Xhafka-
Dje u mbush muaji nga dita e tërmetit dramatik të 26 nëntorit. 51 viktima, mijëra shtëpi të rrafshuara, qindra miliona euro dëme, ama mijëra orë xhirime me komediografin Rama. Tani nga TV-ja ne e dimë deri sa qime ka fiks mjekra e tij, sa nga ato i ka të bardhe e sa gri, sa benevrekë e fustane vesh në një ditë. Veç ende s’ka një faturë të dëmeve.
Ka aq rritëm në prezantimin e Ramës sa po duket që ky muaj kaloi si muaj feste dhe jo si gjëmë kombëtare. Këto ditë qeverisje përmblidhen në thelbin e këtyre episodeve..
1-Sa herë te Calja vinin kushërinj nga fshati, ky u bënte pyetjen e zakonshme:
-Doni një të drekë të mirë, mo?
-Po,-i thoshin ata të lodhur e të uritur.
-Epo shkoni te lokali i Lonit, andej nga stadiumi. Ai gatuan mirë dhe lirë.
Kaq ishte mikpritja e Cales. Më pas nuk i shihte e as i takonte kushërinjtë e vet.
2-Kemi plan solid për rindërtimin, po s’kemi lekë, thotë Rama.
Dhe vërtitet nëpër zonën e tërmetit si Naqja që rrinte orë e orë majë çatisë. Lëvizte papushim antenën paçka se në shtëpi nuk kishte fare televizor. Të tilla ndodhi gjenden me shumicë në këtë Rampallën tonë. Provo të shkosh fshatrave e qytezave të dëmeve dhe do shohësh me dhimbje se shumica rrinë nëpër çadra ku e ftohta dhe shiu janë mysafirë të shpeshtë. Se mungojnë batanijet,ushqimi e sidomos organizimi.
Vërtiten të dëmtuarit për një copë letër ose një ekspertizë sa nga një zyrë te tjetra. U lexohet dhimbja në sy. Po kur i prek, i takon se nga mediat neveritëse dhe vegla të pushtetit nuk mëson gjë. Madje duket sikur tërmeti na e mori të keqen. Aq indiferent është ky shtet sa dikush në Laç që kërkoi mbulesa se nata u ftoh e çadra s’e mbron, i erdhi përgjigja që si ata çunat e vegjël që morën bluzat e Ronaldos, ky i moshuar do kishte fatin të bënte karaoke me këngët e Adriano Celentanos. Sot nis muaji i dytë i pastërmetit. Qysh në mëngjes Rama do na shfaqet me brekushe të reja, apo mbase me mjekër të rruar. Do qeshë e do thumbojë njerëzit hallexhinj e pastaj do hypë te Benzi i zi, do ia mbështjellë me 120 km/orë shoqëruar nga 20 fuoristrada a thua se po lëviz Trump, për në ndonjë hotel me ndriçim e ngrohje mbushur me punonjës administrate që do hiqen si të dëmtuar nga tërmeti.
Atje do ia nisë fjalimit drithëronjës me figura e me lajle lule. Po çadrat mbushur me njerëz nuk do e shikojnë dhe dëgjojnë. Se ata janë në luftë me urinë dhe me të ftohtin.
Ra një tërmet dhe pamë veç Ramën. Si aktor komik që tallet me hallexhinjtë. Si një i pashpirt që tërmetin e përdor makeap të qeverisjes së vrerosur.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Si një budalla që ia kemi dorëzuar fatet tona. Ra ky tërmet e na mbiu në sy ky monstër…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 29 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.