Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:51 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj! Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Roaming falas? Downloading …

Forum E premte, 24 Shtator 2021 04:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

FORUM

Roaming falas? Downloading …

Nga Majlinda Bregu*

Tani, në këtë moment, më shumë se gjysma e botës është online.  Mbi dy të tretat e saj kanë një celular dhe pjesa me e madhe e tyre kanë një smartphone. Teknologjia ka zaptuar jetën e gjithkujt. Madje nuk është rritur me shpejtësi të habitshme vetëm numri i atyre që përdorin internetin, por edhe koha që ata kalojnë online. Një përdoruesi mesatar, jo dhe aq i fiksuar pas internetit, lundrimi mes pajisjeve e shërbimeve online i merr 6 orë të ditës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më shumë se 76% e  qytetarëve të Europës Juglindore janë përdorues të internetit, ndërsa 40% e tyre përdorin të gjitha aplikacionet e mediave sociale nga celularët. Dhe nuk besoj se i vjen ndokujt çudi po të them që shumica e përdoruesve janë të rinj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë po të rinjtë në rajonin tonë, që uljen e tarifave të roaming-ut e vlerësojnë po aq të dobishme sa lëvizja e lire. Një arsye më shumë që të udhëtojnë më shpesh dhe të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre. Ata që janë kontributorë direktë në zhvillimin ekonomik të rajonit, përfaqësuesit e biznesit, në një shumicë të konsoliduar, 70%, e shohin heqjen e tarifave të roaming-ut sindihmë për të rritur tregtinë.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 38 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Më shumë se 12 milionë turistët që vitin e kaluar shijuan dheu endën mes mrekullive të Ballkanit, u kthyen pas në vendet e tyre duke rrudhur buzët për faturat e roaming-ut, edhe më të kripura se uji i detit. Të ndryshëm, por të ngjashëm, të gjithë janë në një mendje se ulja dhe heqja e tarifave të roaming-ut, iu vjen për shtat të gjithëve dhe  ndihmon në zhvillimin e ekonomisë.

Si të gjithë ju, kësisoj edhe unë, lundroj online e medoemos jam një nga ata të shifrave të lartpërmendura. Deri diku kjo është dhe një pjesë e rëndësishme e punës dhe e detyrave të mia. Prej disa muajsh, kam privilegjin të punoj për fuqizimin ekonomik e social të rajonit tonë. Mandej, pse jo edhe për të shpalosur potencialin real të kësaj pjese të Europës. Është borxhi i pashlyeshëm që i detyrohemi qytetarëve në këtë rajon, atyre që kanë duruar një mal me vuajtje për më shumë se gjysmë shekulli rropamash historike; që besojnë fort se jeta e tyre do të ndryshojë për mirë duke ndjekur të njëjtin model si Europa.

E vetëdijshme për këtë borxh e ahtet këtu ku jetojmë, parapëlqej rezultatet e prekshme në vend të premtimeve llamburitëse. Tek e fundit, unë jam një qytetare e Ballkanit Perëndimor, qëvjen nga Shqipëria e që e njeh me përvojën e drejtpërdrejtë,  “tingullin” që shkakton fjala Ballkan mes nesh dhe jehonën e oshëtimën e kësaj fjale  jashtë nesh. Shtëpia dhe familja ime janë në Tiranë, zyra qëndrore është në Sarajevë. Për shkak të punës më duhet të udhëtoj shumë dheshpesh. Të jem në kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët e kam sa të domosdoshme, por dhe të vështirë.  Është me të vërtetë nakatosëse të ndryshosh karta SIM të celularit sa herë kalon kufirin, ose të vraposh ku ka WIFI për të parë mesazhet. Të mbyllësh “roaming”, për të mos patur një faturë të frikshme në fund të muajit, dhe prap të duash të mbarosh punë, apo thjesht të njoftosh familjarët dhe miqtë se ke mbërritur mire, është më e bezdisshme se sa kur telefonat i kishim me fill.

E po kështu si unë bëjnë dhe miqtë e kolegët, madje edhe biznesmenët. E lodhshme, e ndërlikuar dhe kushton shtrenjtë! Për t’i thënë gjërat troç. Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i zhvilluar ekonomikisht. Papunësia është e lartë, largimii “trurit” po rritet, të rinjtë duan të ikin. Njerëzit humbasin vendin e punës për arsye të ndryshme, por për disa të tjerë ky hovi i teknologjisë është një rrezik edhe më i madh.  Jetojmë në një botë që s’po i lë më thuajse hapësirë atyre që s’përshtaten dot me teknologjinë. Je apo s’je on line është çështja. Lidhjet shoqërore, ndjenjat, aktivitetet, aventurat, biznesi, politikat, qeveritë, gjithçka po kalon on line. Një vit më parë, në Sofje në samitin për Ballkanin Perëndimor- BE, u përudh   nisma për një Marrëveshje Rajonale Roamingfalas për rajonin tonë.

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, ne- Këshilli I Bashkëpunimit Rajonal(RCC) si lehtësues dhe padyshim Komisioni Evropian, jemi përpjekur të finalizojmë një marrëveshje, e cila sapo të nënshkruhet, i hap dritën jeshile planit konkret të uljesderi në heqjen e plotë  të tarifave roaming (brenda 2021) për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të vërë në lëvizje edhe proçesin e uljes së çmimeve roaming midis nesh dhe Bashkimit Europian. Dhe që të jem e sinqertë, ky nuk është i vetmi përfitim. Trajtimi i drejtë dhe i barabartë i qytetarëve të këtij rajoni, është arritja më e mirë e kësaj marrëveshjeje.

Fol si n”shpi! Do të çoni mesazhe ose lundroni më shumë në internet, kudo që të ndodheni në rajon dhe sigurisht do t ëpaguani shumë më pak. S’do t’ju prishet gjaku nëse harroni të mbyllni roaming para se të kaloni kufirin. Kjo marrëveshje për të gjashtë ekonomitë në rajon do të lidhë bizneset më shpejt dhe më lirë me njeri tjetrin, do të lidhë punëkërkuesit me punëdhënësit e tyre potencialë. Pa dyshim do të gëzojë turistët, të cilët mezi presin, të ndajnë e postojnë online,- menjëherë të kuptohemi, -kujtimet e ndjesitë nga pikat e shumta kulturore- arkeologjike apo aventurat gjatë pushimeve.

Europa është mendësi dhe integrimi evropian s’ka kuptimtjetër veçse ndryshimit të vërtetë të rajonit ku jetojmë. Në një botë ku e ardhmja është e turbullt dhe e mjegullt nërastin më të mirë, por me shumë të ngjarë është më shumë e  pasigurt, s’kemi rrugë tjetër më të mire se sa forcimi i lidhjeve mes njëri-tjetrit.

Çdo shans që nuk kapet tani e nuk lexohet si një dëshmiserioze e të ardhmes në duart tona, është një shans i humbur.  Siç thotë Pierre Bourdieu: “Për të projektuar të ardhmen, ështëe nevojshme të mbahesh në të tashmen.”

E meqenëse çka bëjmë sot, na çel rrugën e mundësive të së nesërmes, është koha për të bërë të mundur së bashku, përmbylljen me sukses të kësaj marrëveshje, si një mision shëlbyes ndaj qytetarëve, me vetëdijen se ky rajon është shtëpia jonë.

*Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(RCC)) është organizata qëpromovon bashkëpunimin rajonal me qëllim të integrimiteuropian të Europës Juglindore

*Marrëveshja e re Rajonale për Roaming është  një ngarezultatet e Axhendës të Lidhjes në Planin e Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perendimor (MAP REA), si një nga angazhimet e dakortësuara nga lideret e 6 vendeve në Samitin e Triestes në Korrik 2017 dhe në Samitin e Sofies BE- Ballkani Perendimor në 2018.  Si pjesë e këtyre angazhimeve, do të zhvillohet edhe Samiti i Dytë Dixhital  për Ballkanin Perendimor në 4-5 Prill 2019 nëBeograd, Serbia ku pritet të firmoset kjo marrëveshje.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 7 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 9 minutash

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 10 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 25 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.