Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rreziku i Shqipërisë janë PPP-të, e konfirmon FMN-ja

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 18:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Jorida Tabaku, ish-deputete e PD-së

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqiptarët dje mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit njësoj si 9 protestat e tjera. Një protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson. Ato qenë qytetarët që shprehën pakënaqësinë e tyre në kulmin e një krize ekonomike dhe sociale të prodhuar nga papërgjegjshmëria politike e Ramës. Vizioni politiko-ekonomik i qeverisë mund të jetësohet në “PPP”. Gjithçka e prodhuar nga kjo mazhorancë rrotullohet rreth këtyre tre gërmave të shenjta, këtë e konfirmon FMN, Banka Botërore dhe raportet e Bashkimit Europian.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 16 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 16 orësh

Në raportin e fundit të FMN, Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet. Gjendja aktuale e buxhetit dhe PBB-së është në varësi të plotë nga situata klimaterike e vendit, nëse bie shi atëherë ekonomia ecën mirë dhe nëse ka thatësirë shqiptarët do vuajnë një ekonomi të dobët. E pa imagjinueshme por e vërtetë, Shqipëria e shekullit të 21 ngjason me atë të shekullit të 18.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa ekonomia, sipas FMN, është në epokën paramoderne investitorët edhe oligarkët përfitojnë ligje speciale apo super struktura speciale të qeverisë në favor të tyre. Korporata e Investimeve Shqiptare apo Ligji i Investimeve janë kritikuar ashpër pasi zhdukin tregun e lirë dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit, siç raporton edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit, ne kurrizin shqiptareve rëndojnë jo vetëm ligje speciale për investitorë të veçantë por edhe rritja e borxhit publik pasi PPP nuk po përllogaritet si borxh. Edhe pse FMN këmbëngul që kjo e fundit të përllogaritet si e tillë.

Kjo situatë e nderë ka prodhuar një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Largimin e popullsisë dhe plakjen e Shqipërisë. Sipas FMN rreziku i emigrimit dhe uljes së të rinjve në Shqipëri, do të prodhojë një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në afatgjatë. Sipas tyre në intervalin 2015-2019 numri i të rinjve është ulur me 0,6% ndërsa numri i të atyre që dalin në pension është rritur me 12%, pra Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Kjo do të thotë që më pak shqiptarë janë të gatshëm të punojnë, gjithnjë e më pak biznese do të jenë të gatshëm të investojnë por edhe që skema e pensioneve do të dështojë shumë më shpejt pasi gjithnjë e më pak kontribues do të ketë në të.

Raporti i FMN është diagnostikimi i një realiteti për të cilin ka folur pa rreshtur opozita. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon aq më e pariparueshme bëhet kriza. Vendi po kalon një gjendje të thellë depresioni ekonomik që do të shoqërohet me bjerrjen e vazhdueshme të rinjve shqiptarë nga atdheu jonë. Shqipëria do të bëhet. Do të bëhet nga të rejat dhe të rinjtë me energji, me ide të qarta, me një sistem ekonomik e politik që krijon mundësi për të gjithë, që vlerëson punën e meritën!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.