Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rroga e deputetit, arsyet e forta pse duhet rritur

Forum E martë, 23 Maj 2023 19:34
Rroga e deputetit, arsyet e forta pse duhet rritur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi

Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen. Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 12 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 15 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 17 orësh

Ai kallzoi menjëherë tek kolegët vlerësimin qesharak që i bëhej deputetëve të një vendi aspirat për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Me rritjen e pagës, deputetët do kenë mundësi të konsumojnë akoma edhe më shumë duke kontribuar kështu direkt në ekonominë e vendit. Konsumi është baza e ekonomise. Arsyeja kryesore se pse kanë vendosur të rrisin pagat për vete para pensionistëve është krejt etike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si shuplakë për çdo moralist vlen të themi se shërbetoret e popullit nuk mund të përdorin vetë popullin e tyre si kavie, ndaj kanë marrë rrezikun që ta provojnë vetë në kurriz të parët rritjen e pagave. Rritja shkon paralel me arsyetimin se në kapitalizem shumica do të bëhet e pasur, por jo të gjithë njëherësh. Si popull që vijmë nga radhët, duhet t’i njohim mire radhët ku në fillim janë sherbetoret e popullit e pastaj vetë populli.

Arsyetimi se deputetët nuk mund të rrisin rrogat për vete është foshnjerak. Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët? Ngritja e rrogave të deputetëve është nje tjetër fakt se qeveria nuk e nis punën nga premtimet elektorale…

Argumenti që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100, 70 apo 50 me qëllim që rritja e rrogës së deputetëve të mos rëndoje buxhetin e shtetit nuk qëndron. Populli ynë i vuajtur dhe i dërrmuar nga kriza e rritjes së çmimeve ka nevojë për sa më shumë shërbëtorë të denjë.

Me rroga me të mëdha deputetët do të kenë mundësi që të ndjekin kurse trainimi për të mësuar gjuhën angleze, për të folurën në publik dhe sidomos trainimin për konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me rritjen e rrogës së deputetëve stabilizohet edhe monedha kombëtare. Tani zgjedhjet nuk do të përbejne me kercenim për euron. Deputetët do të jenë vigjilent që euro, dollari, franga zviceriane dhe paundi britanik nuk do të trondisin lekun. Me rritjen e rroges se deputetëve, posti i doganierit nuk do të jetë më aq i lakmueshem sa më parë. Rritja e rroges se Ministrave dhe deputetëve është përgjigja e merituar që i japim agresionit rus ndaj Ukrainës.

Rritja e rrogës pritet të rrisë katërcipërisht paradën e modës që të enjten zhvendoset para parlamentit ku deputetët do të shtojnë ngjyrat, xhevahiret, copat, modelet dhe krehjet që nxjerrin në pah profilin e tyre të kuruar duke larguar njëherë e mirë kostumet e vjetra që i kanë pasur qysh nga dita e dasmës.

Rritja e rrogës së deputetëve do i jape fund njëherë e mire dramës që i shoqëron shpeshmi me telefonata anonime pasi shitës dysheqesh dhe enësh kuzhine s’do kenë më nevojë t’i kontaktojnë shpesh për t’i përsëritur oferta joshëse pasi ata do kenë kapitalin e duhur për t’i blerë që në fillim.

Nuk ka vend për dëshpërim, por për reflektim sepse atyre që ja mbushmë kutinë plot me vota e meritojnë t’ja mbushim edhe xhepin plot me para. Ne pak, zoti shumë!

Etiketat e lidhura

rroga e deputetëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 minute

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 6 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.